Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë dhe raketa, duke goditur gjatë natës disa rajone të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas thanë se caku kryesor i këtij sulmi ishin infrastruktura e energjisë dhe ndërtesat civile. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 nëntor se mbi 450 dronë dhe 45 raketa të llojeve të ndryshme u lëshuan nga Rusia, duke thënë se sulmi kishte për shënjestër jetën normale, ndërtesat e banimit dhe të energjisë si dhe infrastrukturën. “Për çdo sulm që Moska kryen ndaj sistemit tonë të energjisë është një përpjekje për të dëmtuar njerëzit e zakonshmen para dimrit…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 07.11.2025, rreth orës 20:20, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, përballë një objekti hotelierik, është përfshirë nga flakët një automjet i tipit “BMW” me targa të Dibrës, i drejtuar nga R.F. (29) nga fshati Reçicë e Vogël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Tetovë, zjarri është lokalizuar. Në vendngjarje ka dalë ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer inspektimin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS
-Rasti i marrjes së ryshfetit nga drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural është një tregues i qartë se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë funksionarët aktualë dhe të mëparshëm, dhe për këtë arsye bëj apel që ky rast të hetohet deri në fund, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski. Në lidhje me akuzat e opoyitares LSDM se për shkak të këtij rasti, janë në rrezik fondet e Bashkimit Evropian për programin IPARD-3, Tripunovski tha se një gjë e tillë nuk ekziston, pra nuk ka kërcënim as për fondet IPARD, as…
Agjencia për Kadastër të Patundshmërive njoftoi se ka marrë nota të larta dhe pozitive për punën e saj në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Raporti, siç thuhet në kumtesë, ndër të tjera thotë se Drejtoria Kadastrale ka prezantuar shërbime të reja dixhitale për publikun, të cilat kanë ulur numrin e çështjeve të pazgjidhura me 20 përqind krahasuar me vitin 2024 dhe kanë ulur numrin total të çështjeve të pranuara për 10 përqind. “Regjistrimi i tokës dhe patundshmërive ka përfunduar, ndërsa skanimi me lazer është zbatuar në nivel kombëtar,…
Edhe pse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi qendror Ylli Gashi luan me gjigantët e Bayern Munich U-19. Në 6 prezenca të kampionatit për këtë grupmoshë, Gashi ka 3 gola dhe 1 asist, talent me premisa të mëdha për tu bërë yll botëror. Legjenda e Shqipërisë, tashmë në pozitën e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi është një admirues i lojtarit në fjalë. Madje në një prononcim të fundit, Bushi ka ndërmarrë hapa konkret për të bindur Ylli Gashin, madje duke u shprehur se ai ka kontaktuar me personat që menaxhojnë talentin. Aktualisht Gashi bën pjesë te Gjermania U-17.
Nga VMRO-DPMNE thonë se pas rezultateve në zgjedhjet lokale, LSD duhet të reformohet, përcjell TV21. Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja, për të mbijetuar politikisht, duhet të ndërpresë lidhjet me Venko Filipçen dhe Zoran Zaevin. “LSD-ja e pa-reformuar, e udhëhequr nga Filipçe në hijen e Zaevit, përjetoi një dështim historik në këto zgjedhje. Udhëheqja e LSD-së nga Filipçe dhe Zaev e çoi partinë drejt kolapsit, dhe këtë e dëshmon rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, ku LSD fitoi vetëm 6 komuna, 126,000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, partia humbi edhe bastionet e saj të dikurshme. Derisa LSD drejtohet…
Nga LSDM kanë reaguar pas arrestimit të 5 personave, nën dyshime për ryshfet në sektorin e bujqësisë, përcjell TV21. Ljubço Nikollovski nga LSDM thotë se ky skandal rrezikon mbështetjen evropiane për realizimin e programit IPARD-3 në vlerë të 128 milionë eurove. “Sipas informacionit që kemi, ky skandal tashmë ka paralajmërim dhe është e mundur që Bashkimi Evropian të ndalë financimet e programit IPARD-3 të Komisioni Evropian. Janë vënë në rrezik 128 milionë euro nga i gjithë programi shtatëvjeçar, para që duhej të ishin motor i bujqësisë sonë”, tha mes tjerash Nikollovski.
Të ardhurat e përgjithshme nga taksa e pikëpagesave për nëntë muajt e parë të vitit arrijën 3.611.645.604 denarë, (58,725 milionë euro), informuan për MIA-n nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Në shtator të këtij viti, qarkullimi në pikat e pagesës arriti në 401.971.971 denarë, ndërsa në muajt e verës kur frekuenca e automjeteve është më e lartë, në gusht u inkasuan 494.308.025 denarë, në korrik 469.811.647 dhe në qershor të këtij viti 399.325.680 denarë. Më fitimprurëse është pikëpagesa Romanovc, ndërsa më të ulëta janë të ardhurat në Kadrifakovë. Në shtator, qarkullimi nga taksat rrugore bazuar në…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është zbardhur rasti ku disa të rinj kishin dhunuar një bashkëmoshatar të tyre në Strumicë, dhe më pas kishin publikuar video në Tik Tok nga incidenti Nga MPB thonë se për rastin është njoftuar Prokuroria dhe Qendrës për Punë Sociale. “Më 6 nëntor 2025, një 42-vjeçar nga Strumica raportoi në stacionin policor se rreth një javë më parë katër të mitur kishin ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur, duke e filmuar dhe shpërndarë incidentin në rrjetin social TikTok. Pas raportimit, policia e Sektorit të Brendshëm të Strumicës ndërmori…
Me përgjegjësi dhe përkushtim, Daut Memishi mori zyrtarisht detyrën si kryetar i ri i Komunës së Tearcës, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për këtë komunë që votoi fuqishëm për ndryshim, ndershmëri dhe zhvillim. Fitorja e VLEN në Tearcë është fitore e shpresës mbi frikën, e qytetarit mbi klanet, e punës mbi premtimet boshe. Kryetari Memishi dhe ekipi i tij janë të përkushtuar të ndërtojnë një komunë moderne, transparente dhe të drejtë për të gjithë, një Tearcë që dëgjon, që punon dhe që ecën përpara me dinjitet. Ky është fillimi i Tearcës së re, ku pushteti…
Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharane dhe Kodrën e Diellit, ndërsa më pak në Shtip dhe Kavadar. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se në Pozharane dhe Kodrën e Diellit ka rënë 32 litra në një metër katror, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë 23, në Tetovë 21, në Pretor 20, në Lazaropole 14, në Gjevgjeli 1, në Manastir, Topollçan dhe Shkup-Zajçev Rid 6, në Gjurishte, Pozhar-Radovish 5, në Prilep, Veles, Shkup-Petrovec 4, dhe në Shtip dhe Kavadar një litër në metër katror. Deri të martën sinoptikët paralajmërojnë mot me vranësira të…
Këtë pasdite në Koçan do të mbahet sërish, “Marshimi i Engjëjve”, për familjarët dhe të afërmit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën “Pulse”, 8 muaj më parë. “Ky nuk është një protestë, por një marshim paqësor për një gjykim të drejtë, për të na kujtuar se pas çdo “numri” ka një emër, një jetë, një familje dhe dhimbje. Mesazhi ynë është i thjeshtë, por i thellë – për fëmijët tanë, për drejtësi të vërtetë, për një Maqedoni me ndërgjegje”, thonë prindërit. Ata theksojnë se duan të tregojnë se kjo shoqëri nuk hesht përballë padrejtësisë dhe se…

