Author: Hamdi Kumanova

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe (krahu i Arben Taravarit), komentoi situatën brenda BDI-së duke përdorur fjalët e Kim Mehmetit: “Një pjesë e BDI-së e udhëhequr me Izet Mexhitin fitoi pjesën tjetër të BDI-së.” Sipas Snopçes, Izet Mexhiti nuk ka qenë kurrë opozitë brenda BDI-së. “Faktikisht ai një vit ka pretenduar të jetë opozitë, por nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj,” shtoi ai. Deputeti gjithashtu theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar të qëndrojë kritike ndaj veprimeve politike që i sheh…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se më 09.11.2025, në orën 18:15, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, pranë vendit të quajtur “Livadhet labunishte”, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga F.Ç. (76) nga Struga, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër, ku ka marrë ndihmë mjekësore. “Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Strugës ka kryer inspektim në vendngjarje, dhe aktualisht po përcaktohen shkaqet e aksidentit”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Lexo më Shumë

Gjatë kohë është diskutuar shndërrimi i VLEN në një parti politike, por që akoma nuk ka ndodhuar. Siç tha Blerim Sejdiu, është ende duke u diskutuar çështja e liderit, pro siç shtoi, për VLEN është më e rëndësishme që si kolaicion të jenë bashkë dhe të vazhdojë ky lloj funskionimi. “VLEN funksionon si një parti politike. Ne i kemi krijuar disa organe dhe në mënyrë shumë të mirë dhe funksionale kemi funksionuar. Nuk ka pasur probleme, ka funksionuar më mirë se partitë që kanë lider dhe kjo u tregua edhe ne rezultat. Sa i përket liderit të VLEN,…

Lexo më Shumë

Sipas prokurorisë, kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. “Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të…

Lexo më Shumë

Një marrëveshje e re do të mundësojë ndërtimin e tunelit hekurudhor kufitar nga Korridori 8. Tuneli i përbashkët për hekurudhën Maqedoni – Bullgari konsiderohet një objekt strategjik që do të lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik. Marrëveshjes së paralajmëruar midis dy shteteve i paraprinë mosmarrëveshjet dhe vonesat për mënyrën e realizimit. Pas tensioneve të shumta dhe akuzave të ndërsjella mbi ndërtimin e lidhjes hekurudhore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, ministrat e transportit të të dy vendeve kanë bashkuar forcat për të ndërtuar një tunel hekurudhor ndërkufitar që do ta ndërtojnë së bashku. Pavarësisht grindjeve të shumta, të dy ministrat përfundimisht…

Lexo më Shumë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Seanca e parë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm vetëm dhjetë lojtarë. Pjesa tjetër e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda qëndruan në hotel për rigjenerim pas ndeshjeve që kishin zhvilluar me klubet e tyre në fundjavë. Lojtarët e pranishëm në stërvitjen e parë ishin: Visar Bekaj, Faton Maloku, Ilir Krasniqi, Leard Sadriu, Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Valon Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi një gjykatës vendosi se ai mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi. Sarkozy i ka thënë gjykatës të hënën se tre javët e tij në burg kanë qenë “të rraskapitshme” dhe një “makth” ndërsa u shfaq në seancë gjyqësore me një videolidhje nga burgu. Sarkozy hyri në burgun La Santé të Parisit më 21 tetor, pasi një gjykatë e Parisit i dha atij një dënim me pesë vjet për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde të fushatës zgjedhore për garën e tij presidenciale të…

Lexo më Shumë

Sot, në ora 12:00, në një ceremoni solemne, Mendi Qyra zyrtarisht do të marr detyrën si Kryetar i Komunës së Strugës. Me këtë moment historik, nis një kapitull i ri për qytetin bregliqenor, i cili pritet të shënojë ndryshime të mëdha në qeverisjen lokale, transparencën dhe zhvillimin e qytetit.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE sërish kërkojnë që LSDM sa më parë të reformohet, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kanë nevojë për një opozitë të fuqishme. “A është i saktë informacioni se Filipçes po ia refuzojnë disa funksione në LSDM, njerëz që dikur konsideroheshin mbështetës të mëdhenj të partisë dhe ish-aktivistë? Disa nga këta njerëz nuk kanë dashur të jenë pjesë e udhëheqjes së LSDM-së sepse nuk e konsiderojnë Filipçen si përfaqësuesin e tyre? Të nderuar, ajo që po i ndodh LSDM-së nuk ia dëshirojmë askujt. LSDM-ja ka qenë parti me histori, kredibilitet dhe kuadro cilësore. Megjithatë, ajo që Zaev,…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në vizitë fëmijët e çerdhes “Borëbardha” në Çair, përcjell TV21. Gashi ka shpërndarë pamje nga vizita, duke thënë se kujdesi ndaj fëmijëve është përgjegjësi, por njëkohësisht edhe privilegj. “Kujdesi për fëmijët është përgjegjësia dhe privilegji më i madh që kemi. Vizitë pozitive e fëmijëve të çerdhes “Borëbardha””, ka shkruar Gashi.

Lexo më Shumë

Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes prej 33,33%, me çka sipas Kodit Zgjedhor duhet të përsëriten zgjedhjet. Procedurën dhe afatet se si realizohet përsëritja i zgjedhjeve kur nuk arrihet pragu na e sqaron Kodi Zgjedhor në Nenet 132, 132 (a) dhe 134, sipas të cilëve: Komisioni i Zgjedhjeve në…

Lexo më Shumë