–Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski. “Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, së bashku me kryetarin e Komuna e Vasilevës, Slave Andonov, kanë realizuar vizitë në terren për të parë nga afër zbatimin e projektit infrastrukturor “Creative DG EcoTour”, i cili realizohet në kuadër të programit INTERREG VI-A IPA Bulgaria 2021–2027. Projekti parasheh rikonstruksion dhe pajisje të plotë të Shtëpisë së Kulturës në fshatin Gradoshorc, me qëllim arritjen e nivelit të lartë të efikasitetit energjetik dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për zhvillim të qëndrueshëm dhe me emetime të ulëta të karbonit. Kryetari i komunës,…
Maqedonia është ndër vendet në botë ku shtetësia merret më lehtë, sipas një raporti të ri nga International Living që analizon vendet që ofrojnë mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të marrë shtetësinë në vitin 2026. Interesi për pasaportat e dyta nuk është i ri. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të marrë shtetësinë, duke përfshirë shtetësinë me prejardhje dhe të ashtuquajturat “viza të arta”, të cilat shpesh janë të shtrenjta, veçanërisht në vendet evropiane si Greqia, transmeton Portalb.mk. Në vitin 2026, vëmendja përqendrohet gjithnjë e më shumë në një opsion tjetër: shtetësinë me investim. “Ekziston…
BDI e Çairit ka reaguar ndaj, siç thotë, vazhdimit të ndërtimeve të objekteve të banimit në mënyrë të paligjshme ose në rrethana të dyshimta në territorin e komunës së Çairit. Sipas kësaj partie, këto ndërtime po realizohen me tolerim nga institucionet komunale, duke shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të banorëve. Nga BDI-Çair theksojnë se ndërtimet e pakontrolluara kanë sjellë probleme serioze infrastrukturore, si bllokim të rrugëve, mungesë të hapësirave për parkim, rritje të presionit mbi infrastrukturën ekzistuese dhe humbje të hapësirave publike. Në reagimin e tyre, ata kritikojnë edhe vendimmarrësit lokalë, duke theksuar se shumë prej…
Ministri Durmishi theksoi se Ligji për praktikat e padrejta tregtare ka qenë në fuqi që nga janari i vitit 2025 dhe se ai është tashmë i dukshëm, por në muajt në vijim do të monitorohet se si zbatohet nga tregtarët Shkup, 4 mars – Vlera e gjobave të parapara me Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare do të rritet dhjetëfish nëse tregtarët vazhdojnë të sillen kështu dhe të mos e respektojnë ligjin, në bazë të të cilit Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) deri më tani ka shqiptuar 30 gjoba për katër kompani për shoqërim në…
MPB njofton se me datë 04.03.2026, në ora 01:20, në rrugën „Belçica“ në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat N.A. (45) dhe Xh.Sh. (39), të dy nga fshati Çegran i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal kundër shtetasve A.S. (27), A.S. (27), A.S. (47), B.A. (54), I.B. (33), S.E. (48), V.R. (42), si dhe kundër dy personave juridikë – një kompanie ndërtimi dhe një kompanie për punë gjeodezike nga Gostivari. Ata dyshohen për veprat penale “ndërtim pa leje”, “falsifikim i dokumenteve”, “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Sipas hetimeve, tre personat e parë të denoncuar (dy djemtë dhe nëna e tyre), në cilësinë e investitorëve, gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë kryer aktivitete ndërtimore në parcelën e tyre…
Më 03.03.2026, në ora 18:50, në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e privuan nga liria D.R. (29) nga Shkup. Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën “Marshal Tito”, është ndalur një veturë e tipit Volkswagen Polo me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte ajo, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk posedonte patentë shoferi. Veturës i është bërë sekuestrim dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngritet kallëzim përkatës.TS
Më 03.03.2026, në ora 21:23, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Toplicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar e privuan nga liria Xh.K. (63) nga fshati Dobërdoll, rajoni i Gostivarit. Gjatë veprimeve policore lidhur me një aksident trafiku, ku kishte marrë pjesë me veturë të tipit Opel, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1.79 promilë alkool në gjak. I njëjti është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS
Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, do të zhvillohet marshim tradicional për të drejtat e grave që do të fillojë në orën 12:00 në parkun “Gruaja Luftëtare”. Organizatorët thonë se slogani “Nuk do të zhdukemi” shpreh luftën e palëkundur dhe të domosdoshme të grave për të mbijetuar në një sistem dhe shoqëri që kërcënon sigurinë e tyre, nuk i mbron nga abuzuesit, i harron, i lë në margjina dhe i fshin, transmeton Portalb.mk. “Puna e grave është shpesh e padukshme, e nënçmuar, më pak e paguar dhe e përvetësuar. Një grua që punon me kohë…
Të dhënat e fundit nga studimi i Iniciativës Evropiane për Mbipeshën e Fëmijëve (COSI) tregojnë sfida serioze që lidhen me ushqyerjen dhe peshën trupore tek fëmijët e moshës 6 deri në 9 vjeç në Maqedoninë e Veriut, raportoi sot Instituti për Shëndetin Publik në Ditën Botërore të Mbipeshës. Nga Instituti njoftojnë se 31.2 përqind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 13.7 përqind e tyre jetojnë me obezitet, që është mbi mesataren për rajonin evropian, përkatësisht 25 përqind dhe 11 përqind. “Mbipesha dhe obeziteti janë më të zakonshëm tek djemtë krahasuar me vajzat. Vetëm 25 përqind e fëmijëve hanë fruta…
Një dëshmi tronditëse vjen nga futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran, mes shpërthimeve, kaosit dhe kufijve të mbyllur. Në një intervistë për Sport1.mk, Ashkovski tregon se për tre ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa mbi kokë i fluturonin bombat. “Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar ai. Futbollisti thekson se në momentet më të vështira, ndihma erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili luan gjithashtu…

