Author: Hamdi Kumanova

Greqisë. Ndërkaq, disa qindra prej tyre janë vendosur në qendrat transitore. “Në qendrën transitore në pjesën jugore të vendit gjenden 315 shtetas të huaj, prej të cilëve 197 gra, 54 fëmijë, 38 të mitur të pashoqëruar dhe 26 azilkërkues. Shumica janë nga Siria, Palestina, Pakistani, Algjeria, Egjipti, Nigeria, Kongo, Kameruni, Sierra Leone, Nepali dhe Kina. Në qendrën transitore kufitare në kufirin me Serbinë në tremujorin e fundit kanë qëndruar 359 persona. Edhe në këtë qendër shumica e shtetasve të huaj janë nga Siria, Palestina, Maroku, Nepali dhe Algjeria”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.…

Lexo më Shumë

I dënuari me 4 vite e 6 muaj burgim, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” i ka shterë të gjitha mundësitë ligjore për të kundërshtuar dënimin ndaj tij. Kështu, më 10 tetor, edhe Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së ushtruar nga mbrojtja e “Burdushit” ndaj vendimeve të shkallës së parë dhe të dytë. “Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësit të të dënuarit H.P., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PS.nr.36/2020, të datës 10.01.2023 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, APS.nr.23/2023, të datës 05.06.2023”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Sot (28.10.2023), zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një pavijon gjysmë i hapur, gjatë të cilit janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të…

Lexo më Shumë

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka publikuar ku ka analizuar numrin e pranuesve të ndihmës sociale sipas rajoneve dhe komunave në nivel të rajoneve dhe me fokus të veçantë rajonin e Shkupit. Rezultatet e analizës tregojnë një nivel të lartë të pabarazisë etnike. Kjo pabarazi vërehet qartë  si nga dallimi në mes rajoneve në numrin e përgjithshëm të familjeve në asistencë sociale, po ashtu edhe nga numri i pranuesve të ndihmës sociale brenda rajonin e Shkupit.  Sa i përket rajoneve, rajoni me më së shumti familje pranuese të ndihmës sociale është rajoni i Shkupit me gjithësej 8,668…

Lexo më Shumë

Për momentin nuk kemi të dhëna se mund të ketë rritje të valës së migrantëve apo tentativa për të hyrë në territorin e vendit tonë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA tha se që nga prilli i këtij viti, kufiri është siguruar së bashku me Frotex dhe kjo kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të aktivizimit të rrugës ballkanike dhe mundësinë e kërcënimeve radikale dhe terroriste, veçanërisht pas konflikteve në Lindja e Mesme. Spasovski shtoi se me ndihmën e Frontext, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka…

Lexo më Shumë

Një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar në një sherr të madh në një lokal në Cërrik. Në këtë sherr u përfshinë babë e bir dhe tre vëllezër të tjerë të cilët filluan të godisnin njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Nisi procedimi në gjendje të lirë përkatësisht për shtetasit B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër). closevolume_off Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Llogaritja verore e kohës përfundon nesër në mëngjes në ora 03:00, duke u kthyer një orë prapa, me ç’ka fillon llogaritja dimërore e kohës. “Sipas Vendimit për ditën dhe momentin e futjes dhe ditën dhe momentin e përfundimit të kohës verore në vitin 2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 63/23), llogaritja verore përfundon më 29 tetor në orën 03h 00 min 00s, kështu që duke u kthyer një orë pas, koha në 03h 00min 00s llogaritet si 02h 00min 00s. Sipas Vendimit, fillon llogaritja dimërore e kohës”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë. l Ligji për llogaritjen…

Lexo më Shumë

Për momentin nuk kemi të dhëna se mund të ketë rritje të valës së migrantëve apo tentativa për të hyrë në territorin e vendit tonë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, përcjellë Klan M, tha se që nga prilli i këtij viti, kufiri është siguruar së bashku me Frotex dhe kjo kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të aktivizimit të rrugës ballkanike dhe mundësinë e kërcënimeve radikale dhe terroriste, veçanërisht pas konflikteve në Lindja e Mesme. Spasovski shtoi se me ndihmën e Frontext, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi kërkon shkarkimin e ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Lubomir Fërçkovski, i cili votoi i përmbajtur për Rezolutën për armëpushim në Rripin e Gazës, përcjell INA. “Urgjentisht të shkarkohet ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara L.Fërçkoski, i cili njollosi shpirtin human të qytetarëve të RMV-së. Në moment kur “interesat strategjike” të vdesin ndërgjegjën dhe dhembshurinë, po në atë moment dëshmon shitjen e shpirtit tënd dhe përdhosjen e vlerave njerëzore, andaj detyrohesh të votosh i përmbajtur ndaj një rezolute tejet humane dhe kundër masakrimit të fëmijëve, grave dhe pleqve në Gaza. Në Gaza…

Lexo më Shumë

Fiks një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit i është ngritur aktakuza, e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare. Aktgjykimin dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi. Kurti e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi. “Po, e pranojë fajësinë’’, ka thënë Kurti, shkruan “Betimi për Drejtësi. Me këtë rast, prokurori Prekazi i ka propozuar gjykatës të pranojë pranimin e fajësisë dhe të marrë parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në SHBA. Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash dhe një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe mbi 60 të tjerë të plagosur. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë dhe të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është kapur. Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit. Erida Caudill në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës Evropiane të Ekselencës për Ballafaqim me Kërcënimet Hibride në Helsinki, nënshkruan Memorandumin për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë qendër, duke e bërë vendin e 35-të pjesëmarrës. Osmani theksoi se bashkimi po ndodh në një moment jashtëzakonisht domethënës kur e gjithë bota, përfshirë edhe vendi, po përballet me sulme hibride të intensifikuara. “Të mund ta vendos flamurin e RMV-së së bashku me këta 34 flamuj të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Mendoj se në këto kohëra, që shkaktohen nga koncepti i ri gjeopolitik, agresioni rus…

Lexo më Shumë