Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje javore të agjendës së tij. Në një postim në Facebook ai ka shkruar për takimet e të enjtes në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq patën me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell. Lajçak shkruan se mirëpret faktin që Kurti dhe Vuçiq treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ai thotë se Kurti e…
Author: Hamdi Kumanova
Ditën e sotme është parashikaur të mbahet seanca plenare, teksa 23 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë për shkak të tensioneve që krijuan në seancën e fundit. Por para nisjes së seancës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”. “Nesër (sot) e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar luftën Izrael- Hamas dhe reagimet e ndërkombëtarëve. Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se të gjitha vendet që po përkrahin Hamas janë aleate të SHBA dhe të BE-së. Mes këtyre vendeve ai përmedi, Katarin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë, Pakistanin. “Të gjitha vendet që janë përkrahëse të Hamas, janë njëherësh aleatë të SHBA dhe BE. Katari, që SHBA ka thënë se ka aleatin më të mirë, Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Pakistani, Iraku. Iraku ishte vendi i parë që përkrahu Hamas për sulmin që bëri me datë 7. Nga njëra anë kemi…
Analisti Ilir Kulla në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania teksa foli për luftën Izrael-Hamas, u ndal dhe tek ndikimi i Turqisë në këtë konflikt. Ai shtoi se Turqia nuk mund të lejojë që influencën e krijuar në botën arabe edhe në Mesdhe ta humb për Gazën. Ai tha se Turqia ka ushtrinë më të madhe në Mesdhe, e cila nuk mund të nënvlerësohet, ndërsa theksoi se kjo është një nga arsyet që situata në Izrael është shumë e tensionuar. “Turqia nuk mund të lejojë që influencën e krijuar në botën arabe edhe në Mesdhe ta humb për…
Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar se nuk e përjashton marrjen e postit të kreut të NATO-s. “Posti i sekretarit të përgjithshëm është shumë interesant”, tha Rutte në një intervistë të dhënë për një radio holandeze. Rutte, që planifikon të braktisë politikën e brendshme pas zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor, pasojë e rënies së qeverisë së tij në korrik, më herët kishte lënë të kuptohej se nuk ishte i interesuar për një rol me përgjegjësi kaq të madhe. Por tani ai pretendon se në krye të aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut mund të japë një kontribut të…
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar në lidhje me vonesën e shqyrtimit të Gjykatës së Lartë mbi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për kryerjen e betimit. Në një njoftim për mediat ai thotë se këto zvarritje të pa precedent me pasoja shumë të rënda për Komunitetin e Himarës, zgjedhësit dhe banorët që presin ndryshimin në qeverisjen lokale, e shprehur kjo me vullnet të lirë nëpërmjet votës, po mbahet peng pa asnjë referencë ligjore. Më tej ai ka hedhur dhe akuza ndaj gjyqtarëve duke thënë se po neglizhojnë afatet procedurale dhe deformojnë ligjin…
Nënkryetari dhe deputeti i ASH-së, Elmi Aziri deklaroi për A2CNN se pavarësisht debave politike, fokusi kryesor i ASH-së si pjesë e Qeverisë, por edhe të gjitha energjitë janë të orientuara për të realizuar ndryshimet kushtetuese. “Të gjitha forcat dhe energjitë tona janë të orientuara në drejtim të realizimit të ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht për fillimin e negociatave me BE. Duhet të jemi të përkushtuar në maksimum në këtë proces. Nuk mendoj se duhet të fokusohemi në debate të përditshmërisë politike. ASH e bën dallimin dhe ka vlerësimet e saj sa i përket proceseve dhe situatave të caktuara…
VMRO-DPMNE-ja iu përgjigj akuzave se vetëqeverisja lokale ka tre herë më shumë besim te populli sesa pushteti, ndërsa kreu opozitar Hristijan Mickoski me ironi i ofron ndihmë LSDM-së, duke aluduar se sa më pak të jenë në pushtet, aq më pak krim do të bëjnë duke shtuar se në këtë mënyrë edhe përgjegjësia që do të duhet të mbajnë do të jetë më e vogël. “Sigurisht që janë të mundur. Unë i kuptoj ata, ata duan ta zgjasin procesin. Unë i kuptoj, çdo ditë për ta do të thotë një tender plus i dakorduar në katër sy, por edhe…
Një automobil ka goditur një çiklist dhe më pas, çiklisit goditi një karrocë me fëmijë në udhëkryqin te “Majçin dom” në Aerodrom, transmeton Portalb.mk. Nga Minsitria e Brendshme thanë për “360 shkallë” se, çiklistit dhe fëmijës i janë konstatuar lëndime trupore, por pas ndihmës së dhënë mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak. “Është denoncuar një aksident trafikua mes automjetit “bmw” me tabela të regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga S.S (58) nga Resnja dhe një biçikletë e drejtuar nga një i mitur, pas çka nga goditja me inercion biçikleta ka boditur B.I.M (37) dhe një karrocë fëmijësh, në…
Edhe nëse traseja aktuale rindërtohet plotësisht, trenat nuk do të mund të ecin më shumë se 100 kilometra në orë. Është edhe plani për një linjë krejtësisht të re nga Shkupi në Gjevgjeli, por për këtë duhen 4 miliardë euro. Alternativa është rekonstruimi etapor, shkruan PRESSonline.al Dikur mund të shkoje me tren në Mynih, Paris…, por sot mezi arrin në Gjevgjeli. Pavarësisht trenave të blerë kinezë, të orientuarit thonë se mjetet lëvizëse janë shumë modeste që ne të flasim për ndonjë intensifikim të trafikut të brendshëm hekurudhor, e lëre më të jashtëm. Brenda kufijve të vendit, linjat që kishim po…
THOTË SE VENDI DO TË FILLOJË NEGOCIATAT PA KUSHTE! VON DER LEYEN TË DIELËN NIS VIZITËN ZYRTARE NË SHKUP Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar sot vizitën e presidentes së KE-së në vend, Ursula von der Leyen tha se, pret zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht vendin dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas. “Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat…
Të paktën dhjetë policë dhe një pjesë e të burgosurve janë lënduar gjatë përleshjes që ka ndodhur në Idrizovë. Të burgosurit i kanë rezistuar tentimit të policisë për të kryer bastisje në qelitë, por policët i mposhtën, tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Ai deklaroi se, policë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me PTHP Shkup, pas njohurive paraprake dhe urdhrit të marrë nga Gjykata Penale Shkup për bastisje, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës. Bastisja është realizuar në repartin gjysmë të hapur, gjatë së cilës janë gjetur 63 telefona celularë, 82 thika…

