Author: Hamdi Kumanova

Sot në orën 04:36, rrjeti sizmologjik ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej në Republikën e Kosovës, 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale prej 2.3 gradë. Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e qytetit të Shkupit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, një tërmet është regjistruar edhe në Serbinë fqinje, konkretisht në afërsi të Krushevës. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Shkruan: Visar Ademi Me lejoni te ju prezantoj Hakik Mamutin Hakiku eshte nga Çegrani i Gostivarit dhe jete-shkrimi i tij eshte eshte skenar per filmat e Spilberg-ut. Ai ka rreth 35 vjet qe jeton ne Osaka, Japan dhe tani me eshte Japonez me pasaporte por edhe me mentalitet. E pyeta si ka mundesi qe përfundoj ne Japoni? Dhe kur spjegon për rrugetimin dhe jeten e tij, e kupton se disa njerez thjesht jane lindur për te jetuar gjithmone ne nje vend tjeter por rralle kane patur guximin e Hakikut. Per disa njerez vendi i lindjes eshte si…

Lexo më Shumë

Ditët e fundit u bë e qartë se VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në Qeverinë teknike që do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve. Vendimi tashmë disa herë është bërë i ditur nga kryetari i partisë, Hristijan Mickoski dhe nga zyrtarë të lartë të partisë dhe pritet vetëm konfirmimi formal përmes organeve partiake.Qeveria Teknike formohet njëqind ditë para zgjedhjeve, në këtë rast më 28 janar, dhe VMRO-DPMNE ka dy poste ministrore (për punë të brendshme dhe punë dhe politikë sociale) si dhe tre zëvendësministra shtesë (për bujqësi, financa dhe shoqëria informatike dhe administratë). Ndonëse tani në opinion shumë pak…

Lexo më Shumë

Vanja Gorçevska është vrarë Nga një armë zjarri, thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore, mëson “Skoplje1”. Gjetja, e cila u punua për 17 ditë, mohon zërat në media, por edhe komentet e profesorit të kriminalistikës se vajza mund të jetë mbytur në çantën në të cilën ishte bllokuar gjatë rrëmbimit. Kjo do të thoshte se Vanja (14) ishte gjallë derisa ishte në makinë derisa u dërgua në vendin ku u qëllua. Në hetim mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari Ljupço Palevski-Palço ka qëlluar Vanjën. Pas të shtënave, Vanja u varros në atarin e fshatit në një vend…

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB-Veles, sot rreth orës 08:30, kanë privuar M.G. (25) dhe O.T.(32), të dy nga Velesi, njoftuan nga MPB. Policia ka vepruar me një denoncim të marrë më parë se në mëngjes rreth orës 08:00 kanë kryer një grabitje në një lokal bastesh sportive dhe kanë marrë para me dhunë nga punonjësit. “Pas një kohe të shkurtër personat janë gjetur dhe ndaluar në stacionin policor. Është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tyre pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi, konsiderojnë se në mënyrë partiake dhe të paligjshme është bërë përzgjedhja e kandidatëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, shkruan Alsat. Sipas tyre kjo përzgjedhje nga ana e deputetëve paraqet keqpërdorim të funksionit të tyre, cenon shtetin e së drejtës dhe tregon mospërfillje të skajshme të drejtave të njeriut dhe barazisë së qytetarëve. “Emrat të cilët qarkullojnë në opinion ndoshta struktura udhëheqëse do të thotë se janë kompetente dhe se mund ta kryejnë funksionin por të gjithë ne që ishim prezent në ditën kur u prezantuan kandidatët ishte shumë e qartë se…

Lexo më Shumë

Gjatë 11 muajve të këtij viti ka pasur 13,500 tentativa për të kaluar kufirin tonë dhe sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi ulje për 48% të tentativave për hyrje ilegale në vend, shkruan Alsat. Në muajin nëntor të këtij viti, 548 emigrantë kanë tentuar të kalojnë pikËn kufitare Vinojug. Ndërsa në qendrën transitore kufitare “Tabanocë” po ashtu në nëntor, kanë qëndruar 99 emigrantË. Shumica kanë qenë nga Siria, Nepali, Kongo, Afganistani, Pakistani, Sierra Leone dhe Palestina. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angelovski thotë se…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kërcënimet e Lidhjes Evropiane për Ndryshim se në rast se nuk votohet kandidati i tyre për KSHZ, do ta bojkotojnë kuvendin është alibi për të mos qenë pjesë e procesit zgjedhor, shkruan Alsat. Azir Aliu nga ASH-ja shton se partia e tij do të veproj sipas rregullave, procedurave dhe ligjeve që dalin nga Kuvendi. “Unë frikohem se mos janë procese në të cilat dëshirojnë të mos jenë pjesë e zgjedhjeve. Këtë nuk dua ta besoj, por sidoqoftë ka procedura në Kuvend, rregullat, ligjet dhe procedurat të cilat ne i ndjekim dhe sipas këtyre…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë nga Njësitit për tregti ilegale në SPB Shkup dje në ora 07:45 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, e kanë privuar nga liria M.Z.(27) nga Shkupi. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhuri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës“, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

Në vend që të rraskapitemi në luftëra ideologjike dhe kulturore, të bashkohemi në përpjekjet për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe humane me vertikale të qarta morale. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të tejkalojmë agoninë dhe do të zbusim krizën, por edhe do ta kthejmë shpresën në nënqiellin e Maqedonisë, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e pritjes së fundvitit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze që organizoi mbrëmë Komisioni për Marrëdhënie pe Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, transmeton Portalb.mk. Pendarovski theksoi se, bashkëjetesa nuk ndërtohet vetëm me shkëmbim të mesazheve dhe urimeve të sjellshme,…

Lexo më Shumë

India po teston inteligjencën artificiale (AI) për të ndërtuar modele klimatike për të përmirësuar parashikimin e motit pasi shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe thatësira po përhapen në të gjithë vendin, tha një zyrtar i lartë i motit. Ngrohja globale ka shkaktuar përplasje më intensive të sistemeve të motit në Indi vitet e fundit, duke rritur ngjarjet ekstreme të motit, të cilat Qendra e pavarur për Shkencën dhe Mjedisin vlerëson se kanë vrarë afro 3,000 njerëz këtë vit. Agjencitë e motit në mbarë botën janë duke u fokusuar në AI, e cila mund të ulë koston dhe të përmirësojë…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë ushtarakë thanë se forcat e Kievit rrëzuan dje tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34. Ushtria ruse nuk e ka komentuar incidentin, por blogerët rusë konfirmuan humbjen e aeroplanëve ndërsa analistët thanë se sistemet anti-ajror amerikan, Patriot ndoshta ishin përdorur. Këto raportime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. “Sot në mesditë në sektorin jugor – tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34 u shkatërruan”, shkroi komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk në platformën e komunikimit Telegram. Në video-mesazhin e mbrëmjes, Zelensky vlerësoi njësinë kundërajrore në rajonin e Odesës për rrëzimin e aeroplanit…

Lexo më Shumë