Sot, Lëvizja Besa ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me akuzat ndaj Pushtetit dhe BDI-së në Maqedoni të Veriut. Në këtë deklaratë, Lëvizja Besa theksoi se pushteti aktual dhe BDI nuk bëjnë krime vetëm duke zhvatur popullin, por edhe duke manipuluar me dezinformata dhe luajtur me ndjenjat etnike e fetare të qytetarëve. Në fjalën e tyre, Lëvizja Besa ka akuzuar BDI-në se ka vendosur një kryq në Kodrën e Diellit dhe ka tentuar ta atribuojë këtë veprim Lëvizjes Besa. Megjithatë, ata shpalli se kjo tentativë ka dështuar, duke prezantuar dokumente që tregojnë se BDI ka përdorur pronën e Kishës Ortodokse…
Author: Hamdi Kumanova
Në transmetimin e së dielës të emisionit KOD, shpjegohet sërish ngjashmëria me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës së vogël dhe vrasjen e 74 vjeçarit Zhezhovski nga Velesi. Siç thuhet në emision, rrëmbyesit e Vanjës, para se ta rrëmbyen, e kishin planifikuar rrëmbimin prej kohësh. Më parë ata studiuan mirë rrugën që duhet të ndiqnin, si dhe vendin e parkimit ku prisnin kohën e duhur për të kapur 14 vjeçaren. Ata e gjetën mirë pikën e verbër për të mos u kapur nga kamerat e sigurisë. Vanja fillimisht u dërgua në një hapësirë bodrumi, ku autori i vrasjes Ljupço Palevski kishte…
A e dini cili është vendi më i lirë në Evropë për të udhëtuar? Ky destinacion prezantohet si një opsion i mrekullueshëm për vitin 2024, duke u shquar për bukurinë e tij mahnitëse natyrore, një kulturë dhe histori unike dhe plazhe që duken si një ëndërr, shkruan Janire Manzanas në të përditshmen spanjolle “Okdiario”. Edhe pse deri vonë ishte një vend relativisht i panjohur në Kontinentin e Vjetër, popullariteti i tij ka përjetuar rritje eksponenciale vitet e fundit. Ndryshe nga destinacionet e tjera në Mesdhe, ajo ka arritur të qëndrojë larg turizmit masiv, duke u bërë kështu një zgjedhje e…
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë. Gjatë ditës së djeshme, gazeta mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave. Siç thonë burimet brenda Prokurorisë, në mesin e tyre është edhe një 30-vjeçar, F. Morina, i cili është kapur nga Policia dje në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë,…
Policia Financiare pritet që sot të futet në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i kryeqytetit për Vitin e Ri. Pas komenteve në opinion për dekorimin e Qytetit të Shkupit për Vitin e Ri dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacion se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe bazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret, si të gjitha thirrjet e tjera publike. “Kjo është thënë disa herë deri tani, është elaboruar në…
Drejtoria doganore ka konfiskuar një armë dhe municione të cilat janë zbuluar nga ekipi Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas kosovar që po hynte në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Në çantën prej lëkure të shoferit, e cila ishte fshehur nën sediljen e pasagjerit, u gjetën pistoleta CZ Shadow 2 dhe një kornizë me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, si dhe në automjet u gjetën edhe 5 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit është bërë kallëzim penal.(INA)
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Shtypi i Lirë” në Slobodna TV thotë se pret fitore si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare. “Do të ketë një qeveri teknike dhe ky është një detyrim ligjor. Më 28 janar do të dorëzoj dorëheqjen. Pas zgjedhjeve do të formojmë Qeverinë dhe do të kthehem si kryeministër. Të gjithë qytetarët duan anëtarësim në BE, duan një të ardhme më të mirë. Ndryshime kushtetuese mund të sjellë kjo përbërje, nuk ka nevojë të presim përbërje të re. Jam i bindur se ky vend do të bëhet anëtar i BE-së”, theksoi Kovaçevski.…
Nga VMRO-DPMNE-ja sot kanë akuzuar kreun e MPB-së, Oliver Spasovskin për mosveprim, përcjell TV21. Nga kjo parti pretendojnë se për deri sa policia nuk angazhohet për gjetjen e Naim Samiut, njësiti special “Tigrat” ka shkaktuar incident në një kafene në Belimbegovë. “Në vend që Spasovski të drejtojë të gjitha forcat që ka në dispozicion, në kërkim të djalit të arratisur të komandant Bacit nga UÇK-ja, Naim Samiut, policët ulen lirshëm nëpër kafene dhe bëjnë incidente, në të cilat nxirren edhe armët. Pjesëtarët e forcave speciale të policisë – “Tigrat”, në një lokal në Belimbegovë të Shkupit, kanë nxjerrur armët, sipas…
Fondacioni për Studime Ballkanike organizon seri panelesh për Gazan. Panelet do të realizohen në hapësirat e Fondacionit në QT Mavrovasja. Në vijim janë paraqitur detajet rreth mbarëvajtjes së programit. GAZA: Viktimat për njerëzimin dhe të ardhmen 》Fjalimet e hapjes: 29.12.2023, e premte, 10:00-10:15 •Dr. Sevba Abdula – drejtor i Fondacionit për Studime Ballkanike •Assist. Prof. Dr. Bujamin Bela – drejtor i Qendrës për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale 》Sesioni I: Gaza: Ulërima e gjenocidit 29.12.2023, Friday, 10:15-11:30 Moderator: Dr. Sevba Abdula Panelistë: •Muhammed Yıldız •Assist. Prof. Dr. Ahmet Lökçe •Mesut Kurtiş…
Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski u dërguan urim besimtarëve të Kishës Katolike dhe qytetarëve që sot festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian. Pendarovski uroi besimtarët që ditët e festave t’i kalojnë para së gjithash në shëndet të mirë, në paqe, harmoni dhe dashuri, të mbushura me gëzim dhe lumturi. “Krishtlindja, si një nga festat më të mëdha dhe më të ndritshme të krishtera, na sjell besim dhe shpresë, duke i mbushur shtëpitë tona me ngrohtësi dhe zemrat tona me dashuri. Është në ditën e lindjes së Krishtit që ne tregojmë dashurinë tonë bamirëse dhe solidarizojmë dhe kujdesemi për…
Sot në orën 04:36, rrjeti sizmologjik ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej në Republikën e Kosovës, 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale prej 2.3 gradë. Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e qytetit të Shkupit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, një tërmet është regjistruar edhe në Serbinë fqinje, konkretisht në afërsi të Krushevës. /Telegrafi/
Shkruan: Visar Ademi Me lejoni te ju prezantoj Hakik Mamutin Hakiku eshte nga Çegrani i Gostivarit dhe jete-shkrimi i tij eshte eshte skenar per filmat e Spilberg-ut. Ai ka rreth 35 vjet qe jeton ne Osaka, Japan dhe tani me eshte Japonez me pasaporte por edhe me mentalitet. E pyeta si ka mundesi qe përfundoj ne Japoni? Dhe kur spjegon për rrugetimin dhe jeten e tij, e kupton se disa njerez thjesht jane lindur për te jetuar gjithmone ne nje vend tjeter por rralle kane patur guximin e Hakikut. Per disa njerez vendi i lindjes eshte si…

