Author: Hamdi Kumanova

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas një zjarri që ka rënë mbrëmë në një shtëpi në Shkup, njoftojnë nga MPB. “Në orën 03:35 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Fan Noli” në Shkup ka shpërthyer zjarri në shtëpinë në pronësi të E.A.(43) nga Shkupi. Në të njëjtën kohë, E.A.(43), F.A.(44) dhe E.A.(26) kanë thithur tym dhe janë transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit e ka shuar zjarrin, ndërsa kontroll të vendit është bërë nga ekipi policor i SPB Shkupi”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Prodhimi industrial në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar është rritur për 4,5 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator të këtij viti për 0,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në shtator 2023, krahasuar me shtatorin e vitit 2022, shënon rritje prej 23.4 për qind, si dhe rritje ka pasur edhe në industrinë përpunuese prej 3,8 për qind. Rënie prej 10.1 për qind është shënuar në sektorin e furnizimit me…

Lexo më Shumë

Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) e ka emëruar Fatih Turkmenogllu për përfaqësues të ri në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta ndëmerr detyrën nesër më 1 nëntor. Siç informoi BERZH-i, Turkmenogllu është me kombësi turke dhe i është bashkuar Bankës në vitin 2012 si bankari kryesor në ekipin për infrastrukturë, në Stamboll, Turqi. Në vitin 2018 është avancuar në ndihmës-drejtor, bankar më i vjetër. Vitin e ardhshëm është emëruar Përfaqësues i zyrës rezidente në Turkmenistan, ku kryesisht ka punuar në projekte në sektorin privat. Ai është një profesionist bankar ndërkombëtar me përvojë, me përvojë të gjerë në infrastrukturë…

Lexo më Shumë

BISLIMOVSKI: S`KA KORIGJIM TË ÇMIMIT DERI NË FUND TË SEZONIT TË NGROHJES Ngrohja qendrore do të shtrenjtohet për 4.51% – njoftoi sot Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Siç u njoftua, në llogaritë prej 1.000 denarë rritja do të jetë 45 denarë. Sipas Bislimovskit, korigjim të ri të çmimit deri në fund të sezonit të ngrohjes, nuk do të ketë, pa marrë paraysh taksën për gazin rus. Sipas KRRE-së, gjithsejt 64.000 amvisëri, furnizohen me ngrohje qendrore. “Me këto vendim cmimi për qytetarët mbetet stabil, kurse tre kompanitë e EEM-së për furnizim, distribuim dhe prodhim të energjisë së ngrohjes…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, Parlamenti Studentor, më 30 tetor 2023, organizoi panel diskutimi kushtuar “Tetorit Rozë”, që në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kjo sëmundje është një sfidë shëndetësore globale dhe diskutimi rreth këtij armiku të padukshëm është mjaft i rëndësishëm për ndërgjegjësimin, sensibilizimin dhe diagnostifikimin e hershëm. Në këtë aktivitet, u diskutua për ekzaminimin dhe vetë ekzaminimin e kancerit të gjirit, parandalimin e tij dhe kalimin e vështirësive psikologjike gjatë kësaj sëmundjeje. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, Kryetari i…

Lexo më Shumë

Fronti opozitar pyet pushtetin se a e kanë njoftuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen e cila një ditë më parë qëndroi për vizitë zyrtare në vendin tonë, se BDI-ja është tërhequr nga votimi i ndryshimeve kushtetuese. Të pyetur nga gazetarët se si kanë ardhur në këtë konstatim, Bashkim Asani nga Lëvizja Demokratike u shpreh se sipas asaj që po shihet dhe veprimet e kësaj partie, të lënë të kuptosh tërheqjen e BDI-së nga ndryshimet e Kushtetutës. Ai po ashtu u shpreh se shqiptarët nuk do ta falin kurrë flirtin e BDI –së me Nikolla Gruveksin. Bashkim Asani,…

Lexo më Shumë

Dogana sekuestroi duhan të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve Drejtoria doganore ka konfiskuar 235,5 kilogramë duhan të prerë për të cilin është shmangur pagesë e akcizës në vlerë prej mbi gjysmë milioni denarë dhe është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Sekuestrimi është kryer në një aksion të koordinuar nga Departamenti për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore, Njësiti për krime ekonomike pranë Departamentit të Policisë kundër Krimit në MPB dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, i kryer dje në tregjet në Shkupin dhe Tetovën. Në aksion u sekuestrua edhe materiali piroteknik, pra 2000 copë fishekzjarre dhe 27 kuti fishekzjarre. Veprimet…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë edhe 79-vjeçarja, e cila ishte pjesë e helmimit familjar me ushqim shtëpiak në Shkup. Prokuroria Publike e Shkupit njofton se ka dhënë urdhër për autopsi në trupin e 79-vjeçares, e cila ndërroi jetë pas 10 ditëve pasi ishte shtrirë në spital. Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë Më herët nga helmimi i njëjtë ndërroi jetë 47-vjeçarje, ndërsa burri 55-vjeçar është lëshuar për kurim shtëpiak. “Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të ekspertit Ljupço Postolov, pjesë e ekipit që përgatit superekspertizën e komunikacionit, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan. Në ekipin e ekspertëve që përgatitën superekspertizën e komunikacionit, përveç Postolovit, janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Ekzaminimi i superekspertëve të trafikut filloi në maj të këtij viti. Postolov sot sërish do të merret në pyetje nga avokati Ljupço Micevski, mbrojtës i të akuzuarit të gjashtë – shoferit të autobusit.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Manastir njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “Marrje e ryshfetit”. Nga Prokuroria njoftojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin 58-vjeçar, punonjës në Policinë Pyjore, i cili ka kërkuar drejtpërdrejt 18.000 denarë për veten e tij për të mos kryer një veprim zyrtar që do të duhej ta kryente, gjegjësisht të mos kontrollonte dëshmitarin – referentin e prerjes. “Pasi i ka kërkuar paratë, dëshmitari e ka raportuar. Në bazë të urdhrit të prokurorit publik për zbatimin e masave të posaçme…

Lexo më Shumë

DPHM kumtoi se deri në fund të javës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Nga e premtja pasdite dhe të shtunën reshjet do të jenë të dendura, mbi 20 litra për metër katror dhe të shoqëruara me bubullima. Të premten dhe të dielën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Lexo më Shumë

Më shumë se 300 mjekë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë në spitale jashtë vendit në pesë vitet e fundit. Vetëm këtë vit, ky numër është më shumë se 50, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë. Kryetari i shoqatës për Alsat thotë se jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen. “Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata,…

Lexo më Shumë