Shkruan: Fejzi Hajdari Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë (sipas të gjitha gjasave me ndihmën e ministrit Spasopvski) e ka kthyer në punë “policin huligan”, që ishte pjesë e grupit të 15 huliganëve maqedonas të maskura me fantomka dhe shkopinjë bejzbolli, të cilët e kishin ndjekur të riun shqiptar në mes të qytetit, në Lagjen “Orta Bunar”, që gjendet vetëm qindra metra larg nga Polica e Kumanovës, Gjykatës e Kumonës. Për të qenë skandali edhe më i madh se kaq, policin në fjalë e kishte suspenduar nga puna Komisioni disiplinor (për shkak të aktakuzës). Edhe krahas të gjithë këtyre…
Author: Hamdi Kumanova
Agjencia teknike-operative (ATO) ka një rëndësi jetike për çështjet e sigurisë në vendin tonë, është konkluzioni i përbashkët i më të thirrurve dhe kompetentëve për punën e saj. Si organ i pavarur shtetëror, edhe pse Agjencia është themeluar me ligj të veçantë, ka dy muaj që është pa drejtor. Kryetarja e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska, ka bërë të ditur se në konkurs janë regjistruar jo më pak se 21 kandidatë. Në deklaratën e saj, Georgievska ka theksuar se ekzistojnë disa aplikacione që janë vlerësuar si të diskutueshme dhe mendojnë se duhet të kontrollohen për të…
SPB Tetovë informon se dje janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për ndërtim të paligjshëm në pronë të një personi tjetër. “Të martën rreth orës 15:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personat M.B. (70) dhe S.R.(39) nga Vrapçishti i Gostivarit, si dhe D.S.(54) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në vend, pronë të një personi tjetër”. “Për shkak të qëndrimit të padeklaruar, gjegjësisht keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetasi shqiptar D.S. është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të…
-Për pjesëmarrjen në zgjedhje, këtë kur të marrin vendime organet e partive, do të informohen të gjithë, këtë e tha sot kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të garojnë së bashku me BDI-në, shkruan TV21. Sa i përket çështjes së Qeverisë teknike, Kovaçevski tha se Qeveri teknike do të ketë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare. “Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të pranverës kemi edhe festa fetare që bashkëqytetarët tanë i respektojnë, duke i marrë parasysh të gjitha këta supozime, do të vendoset edhe data, ndërsa normalisht në afatet ligjore, marrë…
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të martën mbrëma rreth orës 21:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë arrestuar23-vjeçarin N.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili ishte raportuar një orë më parë nga një 22-vjeçare nga Tetova me të cilën kishte qenë më parë në lidhje dashurisë se e kishte sulmuar fizikisht derisa po lëviznin me veturë nëpër zonën qendrore të qytetit. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë e përshtatshme.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së” me propozim të Qeverisë, transmeton TV21. Kovaçevski thotë se e njëjta posedon diplomë të universitetit sikurse të gjithë funksionarët tjerë. “Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski. -Me propozim të Qeverisë? “Po, megjithatë në bazë të diplomës universitare që e ka dhe diplomë universitare që e kanë edhe funksionarët tjerë që ushtrojnë funksione…
Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës. Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg. Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H. Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman. Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë,…
Ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloskës sot është liruar nga burgu, përcjell TV21. Lirimi i saj vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit që Jankulloska të lirohet, dhe e njëjta të mos kthehet në burg nëse deri në tetor të vitit të ardhshëm nuk përsërit vepër penale. Ndryshe, ish-ministrja Jankulloska vuante dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit paraprakisht ia uli dënimin në 4 vjet./tv21.tv
Njëzet e një vjeçari, banor i Gjevgjelisë, është ndaluar nga policia dje në mbrëmje pasi po transportonte 13 emigrantë nga Siria. Siç njoftoi MPB, M.G. (21) është arrestuar dje rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë nga qendra rajonale e kufirit në Jug. “Me veturë të pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” ka qenë duke transportuar 13 emigrantë nga Siria, dy prej të cilëve të mitur, është njoftuar Prokuroria Publike. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës penal”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Një sasi e madhe devizash, 250 kuti me çajra për detoksifikimi, por edhe një kokë e re motori për një kamion, janë pjesë e konfiskimeve që ka bërë Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Doganave, në dy raste të veçanta, ekipet mobile zbuluan 15.100 euro, të cilat shoferët e kamionëve donin t’i nxirrnin jashtë vendit përmes vendkalimit “Tabanoc”, pa i deklaruar, duke i fshehur në çorape. Në rastin e parë janë gjetur gjithsej 11.100 euro, nga të cilat 7.000 euro ishin të fshehura në çorapet e shoferit, ndërsa pjesa tjetër e parave ndodhej në…
Temperatura më e ulët (5 gradë) këtë mëngjes në ora 7.30 është matur në Lazaropole dhe në Kodrën e Diellit. Gjashtë gradë në Hanet e Mavrovës, shtatë në Kumanovë, tetë në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë dhe Berovë, nëntë gradë në Tetovë dhe Krushevë, 10 në Shkup-Zajçev Rid, 11 në Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë dhe Dibër, 12 në Shtip, Veles dhe Kavadar, 13 gradë në Demir Kapi dhe Vinicë dhe 14 në Pretor dhe Gjevgjeli. Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Dibër, shtatë litra për metër katror, gjashtë në Kodrën e Diellit, katër litra për metër…
Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan dhe kryetari i komunës Jegunovcë, Dimitar Kostadinovski sot do të bëjnë një vizitë në terren në lokacionin në fshatin Tudencë, ku fillojnë punimet për sanimin dhe rregullimin e shtratit të rrjedhës së epërme të lumit Vardar në Jegunovcë. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, aktiviteti për rritjen e rezistencës ndaj vërshimeve në këtë komunë, e cila shpeshherë është e ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore të këtij lloji, realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut”. Projekti…

