Me mbështetjen e pushtetit ë dhe opozitës, Kuvendi zgjodhi përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit. Me 97 vota, kryetare e re e këtij Komisioni u zgjodh Tatjana Dimitrovska. Ajo do të marrë pozitën e Biljana Ivanovskës më 8 shkurt të vitit të ardhshëm. Dimitrovska është ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin shtetëror të revizionit. Anëtarë të ri të Komisionit janë revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri, pastaj gjykatësja Sofia Spasova-Medarska si dhe dy këshilltarët e mëparshëm Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili. Për këto pozita janë paraqitur 41 kandidatë. Më 23, 24 dhe 25 nëntor ata u intervistuan nga komision zgjedhor në Parlament. /Alsat.mk
Data 20.10.2026
Aktuale
- Rama: Protestat e dhunshme, një përpjekje për destabilizim të vendit
- Haradinaj: Pse sulmet ndaj Dautit dhe Saminës janë një shenjë e frikës
- Dhuna ndaj të rinjve/ Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
- Tension në Tiranë: Plagosen disa punonjës policie gjatë protestës
- Parashikimi i motit
- Protestat në Shqipëri: Deputeti Kraki kritikon qeverinë për arrogancë dhe indiferencë
- Rama: Protestat synojnë të frenojnë integrimin europian të Shqipërisë
- BIRN: Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore



