Më 05.03.2026 në ora 03:30, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Oslomejit kanë privuar nga liria personin R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në REK Oslomej. Ai, në ora 02:25, i kishte dërguar një mesazh shefit të tij duke e informuar se kishte njohuri se në një nga repartet e REK “Oslomej” ishte vendosur një bombë. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera së bashku me sigurimin, zyrtarët policorë konstatuan se nuk kishte bombë dhe se bëhej fjalë për një raportim të rremë. Pas veprimeve të mëtejshme, R.B. u gjet në një shtëpi vikendi në fshatin Oslomej të Kërçovës…
Author: Hamdi Kumanova
Në dy javët e ardhshme do e shohim efektin e parë, tha deputeti dhe ekonomisti Fatmir Bytyqi duke paralajmëruar se me përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme do të ketë rritje të çmimeve dhe të inflacionit. Bytyqi në “Click Plus” tha se “paratë që qytetarët e varfër i kanë, vlejnë më pak pasi më pak do të mund të konsumojnë”, e ndërkohë pati kritika edhe për sektorin privat dhe bizneset, pasi siç tha, gjatë krizave janë munduar të përfitojnë duke i rritur çmimet. “Bizneset nuk janë sjell shumë në aspekt moral dhe etik gjatë krizave. Zakonisht fitimet më të…
Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” po bëhet realitet. Me vendosjen e themeleve dhe përmbylljen e procedurave për lejen e ndërtimit, Shkupi po hap një faqe të re për arsimin shqip dhe për të ardhmen e rinisë sonë. Me investimin prej 42 milionë eurosh hapet rruga për ndërtimin e një kompleksi universitar modern me hapësira mësimore bashkëkohore, amfiteatro, ambiente për studim e kërkim, salla sportive dhe pishinë për studentët. Ky kampus do ta ndryshojë përditshmërinë akademike, do t’i rrisë standardet dhe do ta afrojë universitetin me praktikat evropiane. Për koalicionin VLEN, ky projekt ka peshë të veçantë.…
Temperatura më e ulët sot është matur në Berovë me 0 gradë celsius. Pasojnë vendet e tjera si 1 gradë në Lazaropole, Kodra e Diellit, 3 në Strumicë, 4 Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Demir Kapi, Mavrovë, 5 Tetovë, Prilep, Krushevë, Veles, Kavadar, Gjevgjeli, 6 Shkup-Petrovec, Shtip, Vinicë dhe 7 në Shkup-Zajçev Rid. Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, ku trashësia e borës është 72 cm.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata. Të gjitha drejtimet rrugore shtetërore janë të kalueshme, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”. Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të tokës me sipërfaqe më të vogla. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Më në fund, makina e shumëpërfolur e ish-kryetarit të Komunës së Strugës do t’u kthehet qytetarëve të Strugës. Nëpërmjet shitjes së këtij mjeti, i cili u bë viral në mediat e vendit dhe më gjerë si makina “me timon me lëkurë gjarpri” apo si “makina e bukur”, kjo pasuri e tundshme do të kthehet në likuiditet financiar në buxhetin e Komunës së Strugës. Me mjetet nga shitja e makinës do të blihet një furgon që do të shërbejë për nevojat e administratës dhe klubeve sportive të qytetit. Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët e Strugës dhe…
Partia opozitare maqedonase LSDM, thotë se tragjedia në lagjen Karposh të Shkupit, në të cilën humbën jetën një nënë dhe një fëmijë, ngre çështjen e mangësive serioze të MPB-së në mbrojtjen nga dhuna në familje dhe bën thirrje për përgjegjësi. Nga LSDM theksojnë se ky rast është dëshmi e dhimbshme e dështimit të Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur jetët njerëzore. “Rastet e dhunës në familje, fizike dhe psikologjike u raportuan për dy vjet. Pati gjithsej 12 raportime kundër autorit të krimit, i cili kishte edhe akuza dhe raportime të tjera, dhe në rastin e fundit, atij iu gjetën edhe…
Nën dyshimet se një 30 vjeçar ka kryer veprën penale për nxitje të urrejtjes ndaj shtetit dhe identiteti maqedonas, Prokuroria Themelore Publike ka hapur lëndë. Paraprakisht ndaj të dyshuarit është ngritur edhe kallëzim penal, transmeton Portalb.mk. “Prokuroria Publike Kryesore e Shkupit ka hapur një çështje pas një kallëzimi penal të paraqitur nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme kundër një personi për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofob përmes një sistemi kompjuterik sipas nenit 394-g të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria. Raportohet se…
Deri në vitin 2030, Bullgaria dhe Maqedonia do të përfundojnë ndërtimin e lidhjes hekurudhore midis dy vendeve. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në Ministrinë Bullgare të Transportit dhe Komunikacionit midis Ministrit në Detyrë të Transportit dhe Komunikacionit Korman Ismailov dhe Ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agneza Rusi Popovska, njoftojnë nga Sofja. Në deklaratë thuhet se pas ratifikimit nga parlamentet e Bullgarisë dhe Maqedonisë të Marrëveshjes për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, faza tjetër është formimi i një Komiteti të Përbashkët, të kryesuar nga Zëvendës Ministrat e Transportit të të dy vendeve, i cili do të…
Disa prej tyre janë duke u kthyer me çarter fluturime, kurse disa tjerë me avion qeverie. Ministria e Punëve të Jashmte vazhdon te jetë në kontakt të përhershëm më shtetasit e Maqedonisë së Veriut, duke qenë në dispozicion përherë. Ministria e Jashtme njofton se me ditën e sotme, gjithsejt 632 shtetas të Maqedonisë, kanë kërkuar informacion për evakuuim nga rajonet e goditura në Lindjen e Afërtë. “Prej tyre, 136 shtetas janë paraqitur nga Doha, ndërsa numri i paraqitjeve nga Abu Dabi, vazhdimisht po rritet dhe aktualisht ka shkuar deri në 477 shtetas”. Përafqësitë diplomatike të RMV-së janë duke hartuar edhe…
Në Gjykatën Themelore Shtip sot fillon gjykimi kundër 74-vjeçarit Denis Asanov, i akuzuar për vrasje të 79-vjeçares B.N. nga Shtipi. I akuzuari Asanov nuk e pranon fajin për veprën për të cilën akuzohet. Vrasja ndodhi vitin e kaluar, ndërsa një pjesë e trupit të gruas së ndjerë ishte gjetur e varrosur në oborrin e shtëpisë së të akuzuarit. Sipas rrëfimit të cilin e kishte dhënë para Prokurorisë Themelore Publike në Shtip, motivet ishin xhelozi dhe mosmarrëveshje në dashuri. Gruaja e vrarë kërkohej disa ditë, ndërsa zhdukjen e saj e kishte denoncuar motra e saj. Sipas të dhënave nga MPB,…
-Me krenari mund të konfirmoj se i kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe se është fituar leja e ndërtimit për kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, bëri të ditur kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Mexhiti thotë se me një investim prej 42 milionë eurosh, kampusi do të ofrojë objekte mësimore moderne, amfiteatro bashkëkohore, salla sportive dhe pishinë për studentët. “Ka momente historike që nuk maten me fjalë, por me themele. Momente kur një gur i vendosur sot, bëhet simbol i një epoke të re nesër. Vendosja e gurthemelit për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”…

