Author: Hamdi Kumanova

Policët e SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, dje (22.11.2023) kanë bastisur shtëpinë dhe objektet ndihmëse të shtetasit A.E., 47 vjeçar, banues në Tetovë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit, në ambientet e përdorura nga A.E, i cili mungonte në moment, iu gjet heroinë dhe iu sekuestrua si dhe sende me mbetje heroine. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj A.E. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE, sot kanë akuzuar presidentin Stevo Pendarovski se është një dështim i plotë i mbështetur nga LSDM dhe BDI. “Të gjithë mandatin e ka kaluar në thashetheme dhe parashikime të gabuara, jo në punë përmbajtësore. Ai nuk ka vënë asnjë veto për asnjë ligj të dëmshëm që ka ndodhur në Kuvend gjatë gjithë mandatit. Fillimisht bëri sikur ishte kundër diktatit bullgar, por më pas e pranoi pa probleme në dëm të Maqedonisë, pasi mori urdhrin nga Bihaçka. Pendarovski është njeri pa kredibilitetin dhe dinjitetin e tij”, thonë nga VMRO. Nga atje thonë se në vend të presidentit të të…

Lexo më Shumë

Mbajtja e takimit të liderëve të vendeve të NATO-s në Shkup, është konfirmim se vendi jonë vlerësohet nga NATO, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së “Mbajtja e takimit joformal të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni është një tjetër konfirmim se vendi ynë njihet si një aleat i vlerësuar i NATO-s dhe një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Stabiliteti i sigurisë sjell prosperitet ekonomik. Investitorët e huaj e njohin Maqedoninë e Veriut si një vend të sigurt për investime, i cili siguron punë më të mira për qytetarët tanë, paga më të larta dhe rritje të standardit…

Lexo më Shumë

Dy vite më parë gjatë kthimit nga Turqia, një autobus i kompanisë Besa Trans, mori flakën në Bullgari. Si pasojë, jetën e humbën 44 udhëtarë ndërsa shpëtuan mrekullisht vetëm shtatë udhëtar. Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, është faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti. Por, familjarët ende dyshojnë se sinjalistika dhe ndriçimi i pakët, po ashtu kanë ndikuar në aksident. Pronari i Besa Transit, po ndiqet penalisht për falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht se…

Lexo më Shumë

Një grabitje me armë ka ndodhur dje pasdite në një këmbimore në lagjen “Taftalixhe 2” të Shkupit. Sipas informacioneve dy persona të armatosur kanë kërcënuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë. “Me datë 22.11.2023 rreth orës 13:50 në SPB Shkup është raportuar se në një këmbimore në komunën e Karposhit, dy persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë para nga punonjësi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. Ende nuk ka të dhëna se sa para janë vjedhur. Punonjësja që punon në këmbimore nuk ka pësuar lëndime.

Lexo më Shumë

Koreja e Veriut ka prishur një marrëveshje pesëvjeçare me Seulin që synon uljen e tensioneve ushtarake, në përshkallëzimin e fundit të një mosmarrëveshjeje midis të dyve palëve. Gjithçka filloi kur Pheniani pretendoi se kishte lëshuar me sukses një satelit spiun në hapësirë ​​të martën. Kjo bëri që pjesa e Koresë së Jugut të pezullonte marrëveshjen, duke thënë se do të rifillonte fluturimet e vëzhgimit përgjatë kufirit. Pheniani u zotua nga ana tjetër të pezullojë plotësisht paktin dhe të dërgojë forca dhe pajisje më të forta në kufi. “Që tani e tutje, ushtria jonë nuk do të jetë kurrë e lidhur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot do të marrë pjesë në Samitin e tretë të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë. Xhaferi, siç është paralajmëruar, do të flasë para të pranishmëve në Sesionin plenar, ndërsa në Samit do të marrin pjesë burrështetas dhe liderë politik nga vendi, Shqipëria, Kosova, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga Evropa dhe më gjerë. “Samiti është eveniment nacional i cili ka tendencë të shndërrohet në eveniment tradicional, me qëllim që bashkërisht të diskutohen ide, projekte dhe vizione…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot do të mbajë mbledhje ku do të realizohen intervista me kandidatët e paraqitur për kryetarë dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Komisioni për selektimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të KSHPK ​​është i përbërë nga shtatë anëtarë dhe është formuar me datën 14 të këtij muaji konform vendimit të Kuvendit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarët e KSHPK-së. Anëtarë të Komisionit përzgjedhës janë Jovan Andonovski, zëvendës i Avokati të Popullit i nominuar nga Avokati i Popullit, Snezhana Kamiloska Tërpkoska, përfaqësuese e Qendrës maqedonase…

Lexo më Shumë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar dje një familje në Pejë, ku hajnat kanë depërtuar brenda banesës së tyre në rrugën ‘Papa Klimenti’ dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari i banesës ka kërkuar ndihmën e Policisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Pas ekzaminimeve është vërejtur…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dhjetë (10) të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”. Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale personat zyrtarë si të pandehur janë: tre zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit. Ndaj të pandehurve ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale ‘Marrje ryshfeti, mashtrim në detyrë, mashtrim me subvencione, dhënie ryshfeti.” “Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Duke bashkëbiseduar me nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se prej shtatorit siguria në shkolla po ngrihet në një nivel tjetër. Ai foli më tej për nevojën e krijimit të një aleance me nxënës e mësues, për të përballuar fenomenet negative që kërcënojnë të rinjtë. “Shkolla juaj është në qendër të Tiranës, dhe ka lidhje me zona shumë të frekuentuara, që janë edhe shpesh burim i fenomeneve që shqetësojnë prindërit tuaj. Detyra jonë është të garantojmë që qoftë te rruga kur vini, qoftë të lokalet që frekuentoni apo mjedise të…

Lexo më Shumë