Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Afati i paraqitjes është shtatë ditë, përfshi edhe ditën e shpalljes së konkursit. “Të rinjtë të cilët janë të interesuar që të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimi të shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë. Paga…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pati takim me James O’Brien, ndihmës sekretar i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, transmeton Portalb.mk. Në takim u bisedua për situatën aktuale lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për procesin e reformave, si dhe për situatën politike në vendin tonë dhe në rajon. Në takim u rikonfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe u shpreh pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se vendi do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.…
Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, gjatë vitit 2023 kanë grumbulluar dhe transportuar gjithsej 159.196 tonë mbeturina komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesët urbane dhe rurale të qytetit. Në të njëjtën kohë janë realizuar gjithsej 26139 turne. Kompania gjatë vitit të kaluar ka larguar gjithsej 10.617 metra kub mbeturina nga një numër i madh i deponive ilegale, që ndodhen në tërë territorin e qytetit të Shkupit, njoftoi kjo kompani mëngjesin e sotëm. “Në përputhje me Planin operativ për ruajtjen e pastërtisë publike në zonën e qytetit të Shkupit dhe Programin operativ për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale…
Në Maqedoni vitin e kaluar janë siguruar gati 700 mijë automjete. Prej tyre, çdo i treti kishte një karton jeshil për jashtë vendit. Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, gjatë vitit të kaluar janë lëshuar gjithsej 260 815 kartona të gjelbër. Për këtë shoferët investuan në kompanitë e sigurimeve mbi 21 milionë euro. Ende nuk ka një vendim nëse vendi do të kalojë në modelin evropian të një primi të vetëm sigurimi, ku do të përfshihet edhe kartoni i gjelbër, edhe para hyrjes në Bashkimin Evropian. Një ndryshim i tillë i mundshëm do ta bëjë më…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga Serbia. “Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, ka thënë Kurti për mediat në Kosovë. Sakaq, ai ka…
Sot në Kuvend do të mbajnë seanca Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport. Në rend dite të seancës së Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë janë Propozim-Vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit dhe Propozimi ligji për plotësimin e ligjit për shërbimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport do të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar.
“Kemi nevojë për një aktivizim qytetar që të ndalohet ky kancer pa metastazuar deri në fazën kur kurimi është më i pamundur. Institucionet shtetërore merren me provokimin e shtëpive të librave e jo me fabrikat e degradimit dhe antivlerat.”- tha Ali Pajaziti, Sociolog. Xhemal Abdiu nga Lëvizja Antibixhoz vlerëson se propozim ligji i qeverisë për distancën 500 metra larg objekteve shkollore, nuk i plotëson kërkesat e kësaj lëvizjeje. Ai thotë se lojërat e fatit duhet të mbyllen krejtësisht. “Nga vrasja e dy të rinjve në Vizbeg që ndodhi, ne ndryshuam mendim, dhe prej atëherë kërkojmë mbyllje me çdo kusht, deri…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:40, në fshatin Kosturinë të Strumicës, policia ka privuar nga liria I.M.(30) nga fshati Gradoshorcë, Komuna e Vasilevës, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë, përcjell TV21. “Përkatësisht, rreth orës 19:30 në rrugën rajonale P-1401, në vendin e quajtur “Valandovsko Bërdo”, zyrtarët policorë u kanë dhënë shenjë ndalimi dy veturave të pasagjerëve BMW, me targa të Manastirit dhe Shtipit, por veturat nuk janë ndalur, pas çka, në fshatin Kosturino është ndalur automjeti tip “BMW” me targa të Shtipit, i cili drejtohej nga I.M., në të cilin gjatë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me iniciativën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e dokumenteve personale tha se vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese është organi që duhet të japë një mendim të pavarur nga partitë politike “Nuk do të funksionojë siç është planifikuar. Vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese është organi që duhet të japë një mendim të pavarur nga partitë politike. Ne si palë besojmë se ka mundësi të ndërhyjë menjëherë, duke marrë parasysh gjithçka që ndodh në procesin e dhënies së dokumenteve dhe lejeve. Vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese mund të mblidhet menjëherë dhe të marrë një masë që do…
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.01.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup janë shqiptuar 124 gjoba. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjoba, nga të cilat 13 për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë masa gjoba për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Në njoftimin e MPB-së gjithashtu thuhet se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “U bëjnë thirrje qytetarëve që të…
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, komandantët rusë u shpërndajnë rregullisht lëndë narkotike dhe substanca të tjera dehëse, në mënyrë që të mos kenë frikë se mos vriten në betejë. Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot. “Ushtria ruse gjithnjë e më shumë refuzon të vdesë për qëllimet e liga të liderit të saj, kështu që komanda e armikut ka vendosur të eksperimentojë me lloje të tjera stimulimi që shtrembërojnë ndjenjën e realitetit dhe çojnë në vdekje”, thuhet në raport. Sipas informacioneve të disponueshme, substanca narkotike dhe…
Bakri është materiali më i vjedhur në objektin e ri të Spitalit të Kërçovës. Të dhënat e siguruara nga Portalb.mk nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) tregojnë se që nga viti 2010 janë raportuar dy vjedhje në objektin i cili ka filluar të ndërtohet që nga koha kur kryeministra kanë qenë Branko Crvenkovski e Lupço Georgievski. Policia, megjithatë nuk e konfirmon pretendimin e ministrit së Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti se vlera e përgjithshme e dëmit nga vjedhjet është 500 mijë euro, shkruan Portalb.mk. Nga spitali “i ri” i Kërçovës për shkak të neglizhencës së institucioneve përkatëse, gjegjësisht mungesës së sigurimit…

