Një 60 vjeçar në Lushnje ka denoncuar në polici një shtetase me pretendimin se ka mashtruar gruan e tij duke i marrë një shumë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Zhamë. “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…
Author: Hamdi Kumanova
Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka qenë pjesëmarrës Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili është shprehur se me dituri dhe mençurinë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi janë shumë afër anëtarësimit të BE-së dhe se duhet punuar me shumë përkushtim. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ai shprehet se duhet ta ngrejë edhe më shumë zërin sesa e ka ngritur deri më tani dhe se të gjithë do i ketë në krah. “Luftërat i fituam edhe politikisht e ushtarakisht dhe diplomatikisht, sot kemi një luftë…
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, ka shprehur mbështetje për iniciativën që të mund të paraqitet ankesës kushtetuese në Maqedoni, që do t’u mundësojë qytetarëve të padisë për të gjitha të drejtat nga Kushtetuta, para Gjykatës Kushtetuese. “Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e besueshme të Gjermanisë dhe kjo përfshin mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese. Zonja Kacarska, bashkohem me ju në përpjekjet për të fitura besimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe në gjyqësor”, tha Drexler. Kreu i projektit nga IZHB, Shtefan Pirner, njoftoi se ankesa kushtetuese është shikuar si një mjet juridik efektiv për qytetarët, duke u dhënë atyre…
Bursa e Maqedonisë së Veriut për letrat me vlerë afatgjate ka publikuar listën e shoqërive aksionare më fitimprurëse të Maqedonisë së Veriut, për nëntë muajt e parë të këtij viti. E para në listën e kompanive më fitimprurëse në nëntë muajt e parë të vitit është Banka Komerciale, me fitim prej 50 milionë eurove, ose më saktë 49.6 milionë euro. Banka shënon rritje të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjegjësisht rritje prej 64.7 për qind, përcjell “Tv21”. Vijon një tjetër bankë, “Stopanska banka”, fitimi i së cilës është 40,3 milionë euro për tre tremujorët e…
-Mendoj se të gjitha argumentet që i kemi theksuar unë dhe mbrojtja ime, janë bazë reale që të sillni vendim të vetëm dhe të drejtë për lirimin tim nga akuza, tha sot mes tjerash në gjykatë Muhamed Zekiri, ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, i cili akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, përcjell TV21. Zekiri para trupit gjykues theksoi se ka përjetuar momente të vështira, pasi vëllai i tij ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij është diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Si rrjedhojë Zekiri tha pas akuzës, për 593 ditë ka qenë i stigmatizuar në opinion, ndërsa nuk ka pasur…
Rryma nuk do të shtrenjtohet, as pas 1 janarit, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) do të mund të intervenojë në çmim, nëse konstatohet se përllogaritjet nuk janë bërë siç duhet. Bekteshi informoi se procedura për përzgjedhje ka filluar dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë furnizues të ri universal. “Assesi nuk do të ketë çmim më të lartë të rrymës, duke e pasur parasysh atë se është paraparë me Ligjin për energjetikë. KRRE në pajtim me zgjidhjen ligjore ka obligim të bëjë mbikëqyrje dhe të konstatojë nëse përllogaritjet…
Komuna e Kumanovës ka parashtruar kallëzim penal kundër një grupi të organizuar NN të personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërive”, për vendin ku është ndërtuar kompleksi memorial i UÇK-së në Sopot. Në njoftimin e komunës thuhet se grupi i organizuar i personave NN në një periudhë të gjatë kohore, përfshirë datën 06.11.2023, krimet e përmendura i kanë kryer duke uzurpuar dhe ndërtuar një parcelë ndërtimore, tokë bujqësore shtetërore KP nr.963 KO Sopot. , të regjistruar në Listën Pasurore nr. 117 dhe në të njëjtin vend, krahas uzurpimit, ndërtuan një objekt me funksion Muze…
Është vënë nën kontroll zjarri i cili gjatë ditës së djeshme ka rënë në fabrikën e ngjyrave dhe llaqeve në afërsi të fshatit Falishtë, në komunën e Tetovës. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëjnë të ditur se ka pak tym, por ende në vend është ekipi i zjarrfikësve NJTZ Tetovë, i cili e kontrollon situatën, ndërsa ka edhe polici për sigurimin e lokacionit. Ndërkohë për testimin e ujit të pijshëm në terren është ekipi i Qendrës për Shëndet Publik të Tetovës.
Ish-shefja e prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska është shkarkuar nga Këshilli për Prokuror Publik. Nga ana tjetër prokurorja Ivana Trajçeva është dënuar 6 muaj me 30% të rrogës pasi Këshilli për prokurorë publik e pranoi propozimin e komisionit disiplinor i cili hapi procedurë me kërkesë të prokurorit Lubomir Joveski. Procedura pasoi pasi u konstatua se prokuroret Ruskovska dhe Trajçeva, por edhe Elizabeta Josifovska kanë bërë shkelje ligjore në procedurën për hetimin dhe bastisjen në policinë financiare që aso kohe drejtohej nga Arafat Muaremi, i cili më pas kishte dorëzuar dorëheqje. Ruskovska në periudhën deri…
Aleanca për Shqiptarët vazhdon angazhimin e palëkundur në rrugëtimin evropian të vendit. Këtë në takim me ambasaodrin francez në vendin tonë e ka theksuar lideri i ASH-së, Arben Taravari. Siç njofton vetë kryetari Taravari, me ambasadorin franceze, z. Cyrille Baumgartner, janë takuar për një mëngjes pune në Rezidencën e Francës në Shkup, ku temë bisede kanë qenë zhvillimet në vend dhe rajon. “Kënaqësi t’i bashkëngjitesha sot Sh.T. Ambasadorit të Republikës franceze, z. Cyrille Baumgartner, për një mëngjes pune në Rezidencën e Francës në Shkup. Me Ambasadorin, patëm këmbime të frytshme rreth aktualitetit politik dhe zhvillimeve në vend dhe rajon. Konfirmova…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së djeshme Christoph Luettmann dhe Simone Ceresa nga organizata CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation. Siç bëhet e ditur përmes një kumtese për media lëshuar sot, temë e diskutimit ishin aktivitetet e zhvilluara në kuadër të dialogut të brendshëm dhe hapat e ndërmarrë gjatë këtyre 32 muajve qeverisje, për ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve tanë nga komuniteti serb dhe Qeverisë. U cilësua i suksesshëm procesi i rifillimit të verifikimit të diplomave dhe krijimi i bazës ligjore për verifikimin e diplomave të shkollave të mesme. Gjithashtu, pozitive…
Kompania turke “Shakhirm” do të investoj 70 milion euro në ndërtimin e një objekti të ri prodhues në ZZHTI Shkup. Vendimi për investim është marr në takimin në Bursa, Republikën e Turqisë, të drejtoritë të ZZHTI, Jovan Despotovski dhe menaxherit të përgjithshëm të kompanisë Faruk Sahin. “Me vendin e sotëm, Shakherm bëhet një anëtar i ri i familjes “ZZHTI. Bisedimet i kompanisë që të investojë në Maqedoni dhe të ketë 1000 vende të reja pune për bashkëqytetarët tanë” tha Despotovski kur shpalli vendimin në selinë e kompanisë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje e tij për të gjitha institutet si dhe Ambasadën…

