Author: Hamdi Kumanova

Në fjalimin e tij nga Parlamenti Evropian, kryeministri bullgar Nikolaj Denkov komentoi marrëdhëniet e vendit të tij me Maqedoninë e Veriut, duke kujtuar se Bullgaria është vendi i parë në botë që e njeh vendin tonë si shtet të pavarur evropian. “Për fat të keq, me kalimin e viteve marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dhe nuk mendoj se Bullgaria është fajtore për këtë. Prandaj dua të them qartë se Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç atyre që janë përcaktuar me vendimin e Bashkimit Evropian vitin e kaluar”, përfundoi Denkov, duke theksuar se Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Serbët e Kosovës që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, duket se do të udhëtojnë drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre, ndërsa Prishtina nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në Kosovë. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, mblodhi të mërkurën në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar rrugët e përfshirjes së tyre në votime. Mbledhja u organizua pak pasi ai njoftoi Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi se “nuk është e mundur mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë”, meqë siç…

Lexo më Shumë

Ecja nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës është shndërruar në sport ekstrem për vajzat dhe gratë. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë pasi që ato gjatë kohës që lëvizin vetëm nëpër qytete, vazhdimisht hasin në persona të dyshimtë të cilët i ngacmojnë. Për një rast të tillë, së fundi është arrestuar një person në Prishtinë.. Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Njazi Haliti, 51-vjeçar. Haliti u arrestua të martën në qendrën tregtare ‘Albi Mall’, pasi i njëjti ishte denoncuar nga një 30-vjeçare e cila ka pohuar se vazhdimisht ngacmohet nga i dyshuari.…

Lexo më Shumë

102 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit të 18-të të Kushtetutës amerikane, që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj, që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët. Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun, që po rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjekësore me përmbajtje të lartë alkooli. Disa prej të ashtuquajturave kura shiteshin dhe bliheshin si pije alkoolike. Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë për qëllime mjekësore. Ndalimi kushtetor i pijeve alkoolike…

Lexo më Shumë

Sa të sigurt ndihen shqiptarët në Shqipëri? Lidhur me këtë pyetje, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2022, vendi ynë vlerësohet me 80 pikë në botë për sigurinë. Krahasuar me vitin 2022, shqiptarët në vendin e tyre këtë vit ndihen më të pasigurt. Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut me 77 pikë. Ndërkohë sa i përket Kosovës, shqiptarët atje ndihen më të sigurt, me 90 pikë. Vendet fqinje gjithashtu ndihen më të sigurt se ne, Mali i Zi me 86 pikë dhe Serbia me 82 pikë. 7 në 10 njerëz në mbarë botën thonë se ndihen të…

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të Primoz Gliha nga pozita e trajnerit të Kosovës, FFK ka përpara sfidën për të gjetur një përzgjedhës që mund të përshtatet me profilin dhe ambiciet e skuadrës. Dardanët duhet të gjejnë një person që e njeh mirë mentalitetin ballkanik, por edhe që ka pasur suksese në të kaluarën me ekipe të tjera. Selektori i ri i duhur për Kosovën do të kishte idealisht disa karakteristika të rëndësishme, të cilat i ka ofruar ChatGPT. ChatGPT jep pesë sugjerime për postin e përzgjedhësit të Kosovës – secili më i dëshmuar se tjetri Më poshtë mund t’i shikoni pesë karakteristikat…

Lexo më Shumë

Deri të premten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Nga DPHM thonë se nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, të shtunën do të ketë ndryshim të ndjeshëm të motit me reshje të dendura, të cilat gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të kalojnë në borë edhe në pjesën më të ulëta të vendit. Në male do të krijohet shtresë më e madhe e borës. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm, kumtoi DPHM-ja. Të dielën temperatura minimale e mëngjesit…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Artan Grubi tha se partia që përfaqëson ai, BDI-ja është e gatshme në zgjedhjet e ardhshme parlemantare të garojë bashkë me të gjitha subjektet që angazhohen për anëtarësimin e e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Grubi në një prononcim për gazetën LAJM, tha se BDI-ja është e sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet në kampin politik shqiptar edhe nëse garon vetëm, por angazhohet për krijimin e një “fronti evropian” para zgjedhjeve, për të parandaluar bllokimin e rrugës evropiane të vendit. “Jemi të hapur për të ndërtuar “frontin evropian” me të gjitha forcat politike që duan ta shohin Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Është vënë në pranga gjatë ditës së sotme një 17-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje, me precedent të theksuar për këtë vepër penale. I riu akuzohet se ka grabitur një automjet në Konispol, teksa u kap në flagrancë në Gjirokastër duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e vjedhur. Makina u grabit në fshatin Mulsi, Konispol, teksa pas arrestimit të adoleshentit, mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I arrestuari është shtetasi E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, i cili po mbahet në Shkup, transmeton Portalb.mk. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme mes dy vendeve, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe shumëpalësh, për perspektivat evropiane të vendit tonë dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, u shkëmbyen informacione për çështjet e sigurisë në një kontekst më të gjerë, si dhe për agresionin…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë e poshtme. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme , në aksident është përfshirë një minibus “Mercedes” me targa të Kosovës, i drejtuar nga R.H. (63 vjeç) nga Kosova dhe automjeti i pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.I. (19) nga Shkupi. “Dy vozitësit si dhe katër pasagjerët e lënduar nga Kosova, janë dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë, ndërsa dy të lënduarit…

Lexo më Shumë

Pothuajse pesë vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve, Inspektorati që duhet të vëzhgojë përdorimin e tij, çalon për nga financat dhe numri i të punësuarve. Drejtori i Inspektoratit Fatmir Iseni, në intervistë për Alsat, deklaroi se çdo vit bëjnë kërkesë por nuk marrin pëlqim nga Ministria e Financave për angazhimin e inspektorëve të rinj të cilët janë të nevojshëm për punë më efektive. “Për momentin në Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve kemi tetë inspektorë të licencuar. Para dy muajve kemi qenë gjashtë, tani jemi tetë inspektorë. Edhe pse në bazë të sistematizimit që e kam…

Lexo më Shumë