4 gola, raste pafund për shënim, shumë spektakël, me Turqinë që ndal Spanjën brenda në Sevilla pas X-it 2-2. Me kualifikimin në “xhep” si kokë grupi për në Botëror, “Furia e Kuqe” ndalet për herë të parë, lë 2 pikët e para në këtë fushatë, gjithashtu pësoi golat e para. Turqia e mbyll Grupin E në vendin e dytë, siguron fazën “play-off”, ndërsa në shortin e së enjtes do të jetë e vendosur në vazon e parë, mes ekipeve favorite, Turqia mund të jetë një rival i Shqipërisë në rrugën drejt Botërorit. Pjesa e parë nisi me gol, ku…
Author: Hamdi Kumanova
Reshjet gjatë ditës së martë në Kosovë, kanë shkaktuar mjaft dëme te disa qytetarë. Një banor i Pozhoranit të Vitisë, tha se uji ka depërtuar në shtëpinë e tij, dhe i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. I njëjti tha se ka kontaktuar dhe komunën e Vitisë për të parë gjendjen në terren. E një qytetar i Babushit të Lipjanit, tha për redaksinë se gjendje emergjente ka ndodhur në një fermë të këtij fshati. Sipas pamjeve që ai ka dërguar, kjo fermë shihet se është vërshuar nga reshjet e dendura të shiut. Në shumë rajone të Kosovës, kryetarët e…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK. Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani bëjnë me dije se nga ora 13:00, ai do të pritet në zyrat e kësaj organizate. Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar për Klan Kosova se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ende nuk dihet…
Pa energji elektrike sot nga ora 08:30 deri në orën 10:30 do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Bërsjaçka buna”, “Demirhisarka” dhe “Pellagonia” në komunën e Shuto Orizares, informon QMK-Shkup. Rrymë nga ora 09:00 deri në orën 10:00 nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Kondovë pranë pomës së ujit, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Mihail dhe Eftihij” dhe “Georgi Dimitriov” në Komunën e Kisella Vodës.
Pamjet që shihni tregojnë momentin e shoqërimit të shtetasit shqiptar, të arrestuar në SHBA, për llogari të shtetit italian. Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga Kamer Duhanxhiun, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga qeveria italiane për një dënim për vrasje të ndodhur në vitin 2003. Arrestimi u krye me bashkëpunimin e Departamentit të Zbatimit të Ligjit të Floridës, ku i dyshuari ishte fshehur prej vitesh duke iu shmangur drejtësisë. Sipas autoriteteve, ai ishte dënuar me 24 vite burg për vrasje të paramenduar me rrethana rënduese, pasi akuzohej për therjen e një gruaje të re. Për vite me radhë…
Rumania i ngriti avionët luftarakë të mërkurën pasi një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, tha Ministria rumune e Mbrojtjes. Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën. Pjesë të dronëve të shkatërruar rusë kanë rënë disa herë në tokën rumune, pasi Moska sulmon infrastrukturën e portit ukrainas përgjatë lumit Danub, përballë Rumanisë. Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea. Sinjali i dronit u…
Juventusi ka dërguar mbrëmë një aeroplan privat në Prishtinë për ta marrë Edon Zhegrovën, me qëllim që ylli kosovar të jetë sa më i freskët për ndeshjen e fundjavës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, i cili e ka quajtur këtë veprim një vlerësim të madh për futbollistin shqiptar. “Juventus dërgon aeroplan privat në Prishtinë për Edon Zhegrovën, që ta ketë sa më të freskët për ndeshjen e fundjavës 👏”, shkruan Sadiku. Kujtojmë, se mbrëmë ishte ndeshja Kosovë-Zvicër, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Në Komision e Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati i amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë dorëzuar 203 amendamente, ndërsa disa janë tërhequr nga propozuesit e BDI-së. Dje janë refuzuar disa amendamente, ndërsa janë pranuar një amendament me të cilin për pesë milionë denarë do të rritet buxheti i Agjencisë Operative Teknike (AOT) për pajisje shtesë. Me Propozimin e Buxhetit për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. Të ardhurat e përgjithshme parashikohen në 374.7 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme në…
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën Puls në Koçani, në të cilën humbën jetën 63 persona dhe u lënduan rreth 200 të tjerë, fillon sot. Seanca e parë dëgjimore është caktuar për në orën 9:30 të mëngjesit në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës, me masa të përforcuara sigurie dhe praninë e një ekipi mjekësor. Çështja përfshin 38 të pandehur – 35 individë dhe tre persona juridikë, dhe procedura do të zhvillohet me një ritëm prej dy seancash dëgjimore në javë. Gjykata u bën thirrje mediave për raportim dinjitoz pa sensacionalizëm, me respekt për viktimat dhe familjet e tyre.…
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025. Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm. Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar opinionin se e kanë mbyllur një objekt pa leje në Vizbeg dhe se është duke vijuar procedura e prishjes së atij objekti. “ Nga ana e inspektorit të ndërtimit sot në Vizbeg ishte i mbyllur një objekt ilegal, vijon largimi! Sot e filluam procedurën për largimin e një objekti pa leje në Vizbeg, momentalisht nga ana inspekcionit ndërtimor, objekti u mbyll. Përskaj procedurës për largimin e këtij objekti do të vijoje edhe padi adekuate për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës shtetërore. Askush nuk guxon që të jetë përmbi ligjin!”,…
Vazhdojnë investimet infrastrukturore në komunën e Gostivarit. Së fundmi është promovuar njëri nga katër segmentet e asfaltuara të rrugëve në fshatin Banjicë e Epërme. Në ceremoninë e promovimit, përkrah banorëve lokalë, mori pjesë edhe kryetari i komunës Valbon Limani, i cili bëri të ditur se kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën prej 9 milionë denarësh. Limani tha se tre segmentet e mbetura pritet të asfaltohen në periudhën në vijim, nëse kushtet atmosferike do ta lejojnë këtë. “Sot vizituam fshatin Banjicë e Epërme në promovimin e një segmenti nga katër pjesë të cilat janë planifikuar në Banjicë të…

