Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi është paraqitur në Prokurorinë Speciale pasditën e së mërkurës. Prokuroria Speciale e ka konfirmuar tanimë se U.D Kryeprokurori- Besim Kelmendi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale për masakrën e Reçakut. Gjatë ditës është raportuar se intervistimi i Kelmendit lidhet me atë se prokurori kishte qenë bashkëpunëtor profesionale në Gjykatën e Qarkut, e cila kishte hetuar masakrën e Reçakut. Intervistimi i tij u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. “Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 18.11.2025, rreth orës 16:05, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 67-vjeçar nga një fshat i Tetovës. Veprimi është ndërmarrë pas një raportimi paraprak nga një 58-vjeçar, banor i të njëjtit fshat, i cili ka njoftuar se personi i dyshuar ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 17-vjeçare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Tetovës, ku janë ndërmarrë të gjitha masat procedurale të parapara me ligj. Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale Tetovë, e cila do të përfshihet në procedurat e mëtejshme për mbrojtjen e të miturës. Pas dokumentimit të plotë…
Nga Fronti Europian thonë se në Maqedoninë e Veriut paga minimale është më e ulëta në rajon, përcjell TV21. Blerim bexheti nga ky koalicion thotë se kërkojnë mbështetjen e sindikatave, dhe do të inicojnë nismë që paga minimale në vend të bëhet 600-800 euro. Bexheti tha se kërkojnë që të zbatohet model i indeksimit që ndjek inflacionin dhe produktivitetin dhe të sigurohet mbështetje fiskale për kompanitë mikro dhe të vogla. https://www.facebook.com/watch/?v=1967934767113359 “397 euro nuk mjaftojnë për jetesë, ato mjaftojnë vetëm për mbijetesë. Prandaj paga minimale konsiderojmë se duhet të jetë 600 euro për personat me arsim të mesëm…
SPB Tetovë njofton se policia ka kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Gostivarit, ku janë ndaluar gjashtë shtetase shqiptare. “Мë datë 18/19.11.2025 periudhën prej orës 23:00 deri në orën 04:00, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike (lokale) në rajonin që mbulon DPB Gostivar. Me këtë rast, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në pronësi të personit J.A. (49) nga Gostivari, janë gjetur dhe ndaluar V.A. (32), L.A. (36), A.P. (36) dhe K.K. (50), të gjitha nga Shqipëria. Ndërsa, në një objekt hotelierik në f. Zubovcë, komuna Vrapçisht, në…
Akrobacionet e Ziadin Selës nuk përbëjnë më asnjë befasi. Ajo që po shohim është thjesht kapitulli i fundit i një rruge të nisur mbrapsht që në fillim. Rrugë të cilën e hapi vetë Ziadin Sela, dhe e shtroi Arben Taravari. Të dy zgjodhën t’i shërbejnë agjendës së Ali Ahmetit, duke harruar një të vërtetë historike: votuesi i Aleancës është antipodi i BDI-së dhe kurrë, për asnjë çmim, nuk pranon të bëhet patericë e saj. Sot nuk ka më dilema. Kur tradhton parimet, strukturat dhe votën anti-BDI për t’u bërë pjesë e planeve të Ahmetit e të Grubit,…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka deklaruar se drejtësia klimatike dhe ajo ekologjike janë sfida reale të së tashmes, të cilat tashmë ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Ai këtë e theksoi gjatë pjesëmarrjes në Tryezën e rrumbullakët nacionale, të dedikuar konvergjencës mes drejtësisë klimatike dhe ekologjike. “Drejtësia klimatike dhe ekologjike nuk janë ‘tema të së ardhmes’, por zhvillime të cilat tashmë po e ndryshojnë jetën tonë të përditshme”, tha Murtezani në fjalimin e tij. Ai theksoi se diskutimet në tryezë janë përqendruar në çështje kyçe që prekin sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, përfshirë mbrojtjen…
Kaltrina Zekolli Shaqiri kërkon drejtësi për aksidentin e trafikut në Qarkoren e Shkupit në afërsi të Radishanit, ku humbi jetën bashkëshorti i saj, çiklisti Arbër Shaqiri, përcjell TV21. Zekolli-Shaqiri thotë se po i mohohet e drejta e ankesës, pasi gjykata paraprakisht shqiptoi dënim me burg prej 7 muajsh për personin që dyshohet që shkaktoi aksidentin. “Dhe në momentin më të rëndë, kur vendimi u shpall, dhe dhimbja më pushtoi sërish, gjykatësja Dragana Isakovska më ngriti zërin. Ndriti zërin ndaj një gruaje që kishte humbur gjithçka, vetëm pse reagova njerëzisht. Atë çast nuk fola si profesioniste, por si nënë dhe…
Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan menjëherë. Qyteti konfirmoi se është identifikuar kompania përgjegjëse në komunën Gazi Babë, e cila kishte lëshuar shkumë kimike direkt në hapësirë publike, përcjell TV21. Inspektorët e Shkupit kryen kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi. Janë marrë mostra nga terreni dhe pajisjet e kompanisë, të cilat do të analizohen nesër. Kryetari Orce Gjorgjievski paralajmëroi masa të rënda ndëshkuese dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të…
Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i ekonomisë vendase, mbështetja e kompanive lokale, krijimi i vendeve të reja të punës dhe luftimi i ekonomisë informale, njoftoi Ministria e Financave. Kostoja e llogaritjes dhe pagesës së TVSH-së nuk do të mbulohet nga qytetarët, që do të thotë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve për konsumatorët fundorë, dhe masa do të sigurojë konkurrencë të ndershme midis dyqaneve online vendase dhe të huaja. Kjo u njoftua nga Ministria e Financave pasi deputetët miratuan përjashtimet nga Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, të cilat heqin përjashtimin nga TVSH-ja për…
Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme. “Ajo që ndodhi dje me largimin e ASH-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme. Moskordinimi i tyre i vazhdueshëm është bërë tashmë model i dështimit, jo vetëm që nuk arrijnë të formësojnë një drejtim të përbashkët, por çdo ditë dëshmojnë se ky koalicion ka funksionuar vetëm si strehë e interesave të…
Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve në pikën kufitare Tabanoc, dje sekuestruan valuta të huaj që një shtetas serb kishte tentuar t’i nxirrte ilegalisht nga vendi. “Për shkak të dyshimit në deklaratën e dhënë nga pasagjeri se nuk kishte asgjë për të deklaruar dhe se mbante me vete më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen një kontroll të detajuar të automjetit dhe gjetën 44.000 euro në një çantë dore të zezë në sediljen e pasagjerit nën xhaketën e një burri, dhe 50.000 euro shtesë, ose gjithsej 94.000 euro, u gjetën në bagazhin e…
35 persona fizikë dhe tre persona juridikë për herë të parë u ulën në bankën e të akuzuarve në sallën digjitale të gjyqit në Idrizovë, ku nisi gjykimi për zjarrin në të ashtuquajturin klub nate “Pulse” në Koçan, në të cilin në mars humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 u plagosën. Me sigurim të fortë policor dhe pa probleme të mëdha, salla në Idrizovë u mbush, ndërsa të pranishëm janë edhe prindërit e viktimave si publik. Gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska e hapi gjyqin me një mesazh të qartë – disiplinë mbi gjithçka. Ajo tha se çdo sjellje…

