Dy gra janë raportuara të zhdukura. Njëra në qytetin e Gjakovës dhe tjetra në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh, ato janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Rastet po hetohen nga Policia.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, përcjell TV21. Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 6, ndërsa ajo maksimale nga 13 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër do të mbisundojë mot kryesisht me diell. Pastaj…
Maqedonia e Veriut në janar të vitit 2026 ka shënuar ulje të eksportit për 8.27 % dhe ulje të importit për 6.37, krahasuar me janarin e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar të vitit 2026 është 530 668 000 euro, ndërsa vlera e importit është 794 893 000 euro”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave. “Në periudhën janar të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe…
Eurodeputeti dhe raportuesi për vendin në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz thotë se ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pandryshueshëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pandryshueshëm. Nëse këto kritere dhe kushte nuk përmbushen, nuk do të ketë përparim në rrugën drejt anëtarësimit. Kam komunikim shumë të qartë me Qeverinë në Maqedoninë e Veriut se ky kusht duhet të përmbushet dhe se nuk është subjekt i negociatave”, tha Waitz. Duke folur për problemet e Maqedonisë, eurodeputeti theksoi se korrupsioni është një problem i përbashkët për shumë vende të BE-së dhe jo-BE-së,…
Vetëm në Maqedoninë e Veriut mund të ndodhë që një kritikë e shprehur në rrjetet sociale të të kushtojë me vendin e punës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vend që të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të shqiptarëve, po përdor pozitën e tij për të ndëshkuar ata që e kritikojnë në Facebook. Kështu ka akuzuar polici shqiptar, Memet Alimi, i suspenduar nga puna vetëm pse kritikonte në rrjetet sociale punën e zëvendësministrit Iseni. Ky nuk është një rast i izoluar, shkruan Alimi. “Raste të ngjashme ka shumë dhe ato tregojnë një model të qartë…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe pret që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend dhe se anëtarësimi në NATO përfaqëson një mburojë të fortë sigurie për vendin. Filipçe vlerësoi se Qeveria aktuale do të përballet me sfida serioze politike dhe ekonomike. Filipçe, në “Click Plus” në “TV21” rikujtoi deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili më herët kishte thënë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt dhe jo para kohe. Megjithatë, Filipçe tha se është i bindur se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai theksoi se gjendja në buxhet është serioze, me…
“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të ndryshuar emrin e vendit siç thuhet në dokumentet e CIA-s, atëherë lind pyetja se sa para morën Zoran Zaev dhe studenti dhe miku i tij Venko Filipçe për ndryshimin e emrit, ose më saktë për përfundimin e asaj pune. Pyetja rrjedh logjikisht pas publikimeve të fundit të dokumenteve të CIA-s”. Kështu thonë nga OBRM-PDUKM, pas publikimit të informacioneve se Gligorov ka refuzuar ofertën milionëshe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Nga OBRM-PDUKM thonë se “përveç kësaj, ekziston një situatë ku thuhet se Zoran Zaev dhe Venko Filipçe janë pasuruar jashtëzakonisht…
“Tetovasot” raporton për një incident familjar në Gostivar ku një 25-vjeçar është arrestuar për sjellje agresive në familje. Më 05.03.2026 rreth orës 01:40, policia nga OVR Gostivar ka privuar nga liria P.B. (25) nga Gostivar. Sipas policisë, ai është sjellë në mënyrë agresive në shtëpi, ka dëmtuar orenditë dhe u ka drejtuar kërcënime prindërve të tij me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025). “Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën,” theksojnë nga Gjykata. Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu: të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim; të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin…
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve përcaktoi dy kandidatë që vazhdojnë në procedurën për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor që zgjidhet nga Kuvendi. Anëtarët e Komisionit, të cilin e kryesoi deputetja Dafina Stojanoska, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, e pranuan propozimin e deputetit Bekim Qoku që kandidatët Arbër Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, dhe Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci, Komuna e Vrapçishtit, të jenë propozim i Komisionit për Kuvendin. Kuvendi, në një seancë plenare, do të…
Manchester City bëri një hap fals në shtëpi, duke barazuar 2-2 ndaj Nottingham Forest në stadiumin Etihad Stadium. Ky rezultat i papritur i jep një avantazh të rëndësishëm Arsenal në garën për titull në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kaloi dy herë në avantazh, por në të dy rastet u barazua nga miqtë, duke lënë në rrugë dy pikë shumë të vlefshme. City tentoi deri në fund të shënonte golin e fitores, krijuan disa raste të pastra për gol, por fati nuk ishte me ekipin e Guardiola-s që tani e sheh veten -7 pikë në raport…

