Author: Hamdi Kumanova

Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se Kosova është në një udhëkryq politik, për shkak të mungesës së konsensusit midis opozitës dhe mazhorancës, një situatë që po përsëritet për herë të dytë brenda një viti. Ai vëren se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, mazhoranca fitoi shumicën për të formuar qeverinë, ndërsa opozita pësoi disfatë. Megjithatë, vendi nuk ka mundësi të zgjedhë presidentin, pasi çështja është në Gjykatën Kushtetuese, ku po intervenojnë aktorë që, sipas tij, mund të dëmtojnë stabilitetin, por gjykata ka treguar integritet historik. “Kosova është në udhëkryq sa i përket krijimit të konsensusit politik…

Lexo më Shumë

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit. Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMW”. Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë…

Lexo më Shumë

Profesori Jove Kekenovski vlerëson se zgjedhja e prokurorit të ri publik hap mundësi për më shumë pavarësi në punën e prokurorisë, por shton se integriteti dhe paanshmëria e vërtetë do të mund të vlerësohen vetëm me kalimin e kohës. Në emisionin Click Plus në TV21, Kekenovski theksoi se opinioni pret që në krye të prokurorisë të jetë një person që nuk ka lidhje partiake dhe që nuk do të punojë në interes të strukturave politike. “Ne të gjithë presim një njeri jopartiak. Sipas asaj që dëgjojmë dhe ndjekim në media, bëhet fjalë për një person që nuk është i afërt…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës, duke akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Ekonomisë për mungesë reagimi në një moment kur qytetarët po përballen me rritje të kostos së jetesës. Sipas BDI-së, prej më shumë se një jave qytetarët po përballen me rritje të çmimeve të produkteve bazë dhe të derivateve, ndërsa institucionet kompetente kanë qëndruar në heshtje pa ndërmarrë masa konkrete për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare. Nga kjo parti theksojnë se situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, pasi nga e hëna parashikohet një…

Lexo më Shumë

“Mickoski është mbajtësi i karriges së VMRO-së, po i hapet rruga shefit të vërtetë të VMRO-DPMNE-së – Gruevskit”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “Fokus”. Filipçe thotë se mënyra se si VMRO-DPMNE-ja e menaxhon partinë dhe publikun ka për qëllim mbrojtjen e pozicioneve personale dhe partiake, dhe jo zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. “A mund t’u besohet fare njerëzve që thonë se e vërteta është e prerë dhe e ngulitur?! Qëllimi ndoshta është i qartë për të gjithë. Në vend të Idrizovës, nga aeroporti drejt në Pallatin e Bardhë. Prandaj Mickoski, mbajtësi i karriges së…

Lexo më Shumë

Më 14.03.2026 në orën 12:05, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë me itinerarin e lëvizjes që fillon nga përpara ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev”, majtas përgjatë rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, djathtas përgjatë rr. “11 Tetori”, drejt përgjatë rr. “Dimitrie Çupovski”, djathtas përgjatë rr. “Vasill Gllavinov”, drejt përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bul. “Ilinden” deri te Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e lartpërmendura në qytetin…

Lexo më Shumë

Situata me energjentët po ndiqet me kujdes dhe nëse paraqitet nevoja, Qeveria do të ndërhyjë ndërsa vendi ka rezerva të mjaftueshme të energjentëve, kështu tha mbrëmë në Kanal 5, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, transmeton Portlb.mk. Sipas saj, kriza aktuale është krejtësisht ndryshe nga ajo e vitit 2022 dhe theksoi se Ministria e Financave mund të reagojë pasi të shpallet gjendje krize. “Çdo ditë bëhen analiza për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe për lëvizjen e çmimit të naftës. Ajo që ministria mund të ndërmarrë është të reagojë pasi të shpallet gjendje krize apo gjendje lufte. Të…

Lexo më Shumë

Tre pasagjerë, përfshirë edhe shoferin, u lënduan mbrëmë në një aksident trafiku në fshatin Batincë të Shkupit, pasi një automjet Ford me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.N., përplasi një automjet Skoda në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të drejtuar nga I.M.. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05 dhe u raportua menjëherë në Stacionin Policor të Shkupit. Sipas njoftimeve zyrtare, shoferi i Ford-it rezultoi me nivel alkooli në gjak prej 0.91 promil dhe u dërgua në stacion policor nën udhëzimin e prokurorit publik. Të lënduarit, përfshirë shoferin e automjetit Skoda dhe dy pasagjerët, morën trajtim mjekësor në Kompleksin…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 20 gradë. Në Shkup, me diell dhe relativisht ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë. Nga e shtuna e tutje, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, dhe kryesisht…

Lexo më Shumë

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste për dhunë në familje, për çka Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë katër persona, ndërsa dy tjerë janë ftuar në bisedë informative, transmeton Portalb.mk. “Katër dhunues janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare, nga gjithsej 11 raste të denoncuara për dhunë familjare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre kundër autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, raportoi Policia. Në mesnatë, një 39 vjeçar nën ndikimin e alkoolit u arrestua në Demir Kapi, pasi kishte kërcënuar prindin 57 vjeçar. Në Kumanovë…

Lexo më Shumë

Një makinë u përfshi nga flakët në një parking para një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupit mbrëmë rreth mesnatës, dhe zjarri u përhap në dy makina të tjera, njoftoi Ministria e Brendshme. “Më 12.03.2026 në orën 00:13, në Shërbimin e Mbrojtjes së Shpejtë (SPB) Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në automjetin e pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit, në pronësi të S.D. (48) nga Shkupi, në parkingun para një ndërtese në bulevard “Vidoe Smilevski Bato”. Nga zjarri janë dëmtuar edhe një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Shkupit, në pronësi të N.K. (74) nga Shkupi dhe…

Lexo më Shumë