Gjatë viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiqit, lloje të ndryshme kritikash të politikës gjermane ndaj Serbisë ishin të rezervuara për shtypin tabloid në Serbi. Gjatë qeverisjes së Angela Merkelit, këto ishin kryesisht kritika për rolin e Gjermanisënë shpërbërjen e Jugosllavisë, por marrëdhëniet aktuale u paraqitën kryesisht në një dritë pozitive. Kjo ishte një periudhë kur afërsia me ish-kancelaren u paraqit si një sukses i politikës së mençur të Vuçiqit. Megjithatë, pas disa cikleve ndryshimesh në qeverinë gjermane, tone shumë më të ashpra erdhën nga Berlini në lidhje me shkatërrimin praktik të rendit demokratik në Serbi. Një kthesë e madhe…
Author: Hamdi Kumanova
Për Matthias Rüth, nuk ka dyshim se kompania e tij duhet të vazhdojë të investojë në Kinë, pavarësisht paralajmërimeve në rritje të qeverisë për rreziqet e investimeve të tepruara në vend. Si Drejtor Ekzekutiv i Tradium-it, kompani me seli në Frankfurt e specializuar në tregtimin e metaleve të rralla të tokës dhe lëndëve të para, Kina mbetet thelbësore për biznesin, duke pasur parasysh dominimin pothuajse total të vendit në sektorin gjithnjë e më të rëndësishëm të metaleve të rralla. “Meqenëse Kina mbulon, për shembull, më shumë se 95% të tregut të metaleve të rralla, ajo nuk mund të zëvendësohet në…
Një avion i Wizz Air nga Venezia për në Shkup ka pasur probleme gjatë uljes. Avioni Airbus A321neo ka provuar për rreth dy orë të ulet në aeroportin e Shkupit, por nuk ia ka dalë. Pas 17 rrotullimeve mbi aeroport, avioni ka shkuar drejt Prishtinës në Kosovë, ku ka zbritur pa probleme. Nuk dihet ende pse avioni nuk mundi të ulej në Shkup. Ai ka fluturuar disa herë shumë afër tokës mbi aeroport, që mund të tregojë se piloti kishte nevojë të shikonte nga afër, ndoshta për ndonjë problem me rrotat e uljes, shkruan Corriere Della Sera. Avioni…
Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi. Sipas informacioneve të siguruara nga Pa Censurë, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Lajmi ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, të cilët e kujtojnë Kasapin për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza.
Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to. E këto raste bëhen akoma më të rënda kur përfshihen të miturit, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, një rast i mbajtjes dhe posedimit të paautorizuar të armëve është evidentuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025 në Fushë Kosovë, pas një bastisjeje të realizuar nga Njësia Kundër Krimit të Organizuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në ndërtesën “Semitronis”,…
Në Maqedoninë e Veriut janë prodhuar 391 740 MWh energji gjatë muajit shtator, ndërkohë ka shpenzuar 373 518 MWh energji elektrike, transmeton Portalb.mk. “Në muajin shtator të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 373 518 МWh energji elektrike, 19.406 milionë nm3 gaz natyror, 368 114 tonelata qymyr dhe 95 577 tonelata produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Maqedonia në këtë periudhë ka prodhuar 4.9 përqind më shumë energji sesa ka konsumuar. Më së shumti energji eklektike u prodhua në termocentrale (52.1 %). “Në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë…
Moti sot kryesisht me vranësira dhereshje të kohëpskohshme të shiut, vende vende më të dendura (mbi 25 lit/m2) dhe me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, vende vende erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo…
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë natës në Kharkiv dhe zonat përreth, pas një sulmi me raketa të nisur nga forcat ruse. Lajmi u raportua nga media të pavarura në platformën X. Sipas të dhënave të para, sulmi u krye me raketa tokë-tokë S-300, të lëshuara nga rajoni rus Belgorod. Guvernatori i Kharkiv Oblast, Oleh Syniehubov, konfirmoi në Telegram se raketat goditën periferi të qytetit. “Armiku nisi sulme me raketa në periferi të Kharkiv. Pasojat e sulmit po vlerësohen. Aktualisht nuk ka informacion mbi viktimat”, shkroi ai, duke shtuar se shpërthime janë dëgjuar edhe brenda qytetit. Ndërkohë, një tjetër…
Arkivisti i materialeve të luftës, Esat Shala, ka deklaruar në emisionin “Edicioni Special” se posedon mbi 30 mijë orë incizime autentike nga masakrat e kryera në Kosovë gjatë viteve të luftës.Sipas tij, të vetmet masakra që nuk janë incizuar prej tij janë ajo e Mejës, e dokumentuar nga vëllezërit Buqpapaj nga Tropoja, dhe masakra e Poklekut në Drenas, transmeton Klankosova.tv. Shala ka bërë të ditur se në Institutin e Krimeve të Luftës ka dorëzuar më shumë se 10 terabajt material dhe qindra fotografi që dokumentojnë krimet serbe. Megjithatë, ai thotë se nuk ndjehet i vlerësuar dhe as i mbrojtur nga…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar sanksione kundër një zyrtari të qeverisë haitiane, duke e akuzuar atë për mbështetjen e bandave dhe pengimin e përpjekjeve kundër organizatave kriminale, pa e përmendur emrin e tij. Një deklaratë nga misioni diplomatik amerikan thotë se “po ndërmerren veprime për të vendosur kufizime vizash ndaj një zyrtari të qeverisë haitiane për mbështetjen e bandave dhe organizatave të tjera kriminale dhe pengimin e luftës së qeverisë haitiane kundër bandave terroriste”. Dy banda haitiane, Viv Ansanm dhe Gran Grif, u shtuan në listën e zezë të Uashingtonit të “organizatave të huaja terroriste” në maj 2025. …
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”. Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH. Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe…
Tetori rezultoi me një rritje 19.3 për qind të hyrjes së të huajve në Shqipëri duke sinjalizuar për një rigjallërim të turizmit në vjeshtë duket se ata që kanë “shpëtuar” realisht turizmin janë shqiptarët e Kosovës. Shifrat e hyrjes sipas shteteve tregojnë se hyrjet nga Kosova ishin 306 mijë me një rritje 60 për qind në raport me tetorin 2024. Përtej një rikthimi të turizmit patriotik në normalitet, në vjeshtë, ajo që duket se ka luajtur një rol jo të vogël në këtë shifër është edhe mbajtja në Tiranë e aktiviteteve të lidhura me Kosovën. Në datë 17 tetor u…

