Author: Hamdi Kumanova

Punimet po zhvillohen intensivisht në rrugët e vendbanimit Vizbeg. Së shpejti do të vazhdojmë me rikonstruksion dhe asfaltim edhe të rrugëve të tjera në këtë vendbanim. 🛠 Ofanziva ndërtimore po zhvillohet me dinamikë të fortë. ☝️ Vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera që janë të përfshira në ofanzivën e madhe ndërtimore. Po asfaltojmë dhe po rikonstruktojmë 70 rrugë dhe po investojmë 150.000.000 denarë. Zhvillim i barabartë dhe i njëtrajtshëm për të gjitha vendbanimet! #KomunaButel ✅

Lexo më Shumë

Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu u takua me ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu në kuadër të Kongresit të 11-të Botëror Mjekësor Turk, transmeton Anadolu. Në llogarinë e tij në platformën turke të mediave sociale NSosyal, ministri Memisoglu ndau informacion në lidhje me takimin me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Kongresit të 11-të Botëror Mjekësor Turk të mbajtur në Ankara. “Realizuam takim produktiv me aleatin dhe mikun tonë, ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut Azir Aliu. Diskutuam për bashkëpunimet në shëndetësi, shërbimet ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor si dhe pritshmëritë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i deritashëm i Gostivarit, Valbon Limani gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në TV21 ku ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të deleguar ushtrues tjetër të detyrës së kryetarit të kësaj komune deri në zgjedhjet e 11 janarit të 2026. Limani ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin e Qeverisë, por se deri te një vendim i Gjykatës Kushtetuese ndaj kësaj ankese, nëse i deleguari i troket në vendin e tij të punës, ai do ta lejojë dhe se “nuk do të bëjë show”. …

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit në Shkup vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ditët e fundit, niveli i lartë i ndotjes ka ndikuar negativisht ndaj shëndetin e banorëve. Në një nga rrugët e Shkupit takuam një qytetar me maskë në fytyrë, që mezi merrte frymë teksa ishte ulur të pushonte pak. Tha se sot ishte i detyruar të dalë për disa punë të domosdoshme, megjithëse çdo frymëmarrje e thellë i shkakton djegie në fyt. “Ndotja, veçanërisht në Shkup, është e jashtëzakonshme, jo vetëm unë…unë jam tashmë një burrë i moshuar dhe vuaj nga HOBB e cila shkaktohet nga…

Lexo më Shumë

Situata në Radio Televizionin e Kosovës po përkeqësohet teksa punëtorët kanë hyrë në muajin e tretë pa marrë pagat e tyre. Në një komunikatë të lëshuar sot, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka bërë të ditur se institucionet po i injorojnë kërkesat e punonjësve, ndërsa gjendja e tyre sociale dhe funksionimi i transmetuesit publik po rëndohen çdo ditë e më shumë. Sindikata ka bërë të qartë se greva nuk do të ndalet, duke kërkuar mbështetje të plotë nga të gjithë punëtorët e mediumit. Ajo paralajmëroi se brenda kësaj jave do të marrë qëndrim për bojkot të…

Lexo më Shumë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës…

Lexo më Shumë

Gjatë viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiqit, lloje të ndryshme kritikash të politikës gjermane ndaj Serbisë ishin të rezervuara për shtypin tabloid në Serbi. Gjatë qeverisjes së Angela Merkelit, këto ishin kryesisht kritika për rolin e Gjermanisënë shpërbërjen e Jugosllavisë, por marrëdhëniet aktuale u paraqitën kryesisht në një dritë pozitive. Kjo ishte një periudhë kur afërsia me ish-kancelaren u paraqit si një sukses i politikës së mençur të Vuçiqit. Megjithatë, pas disa cikleve ndryshimesh në qeverinë gjermane, tone shumë më të ashpra erdhën nga Berlini në lidhje me shkatërrimin praktik të rendit demokratik në Serbi. Një kthesë e madhe…

Lexo më Shumë

Për Matthias Rüth, nuk ka dyshim se kompania e tij duhet të vazhdojë të investojë në Kinë, pavarësisht paralajmërimeve në rritje të qeverisë për rreziqet e investimeve të tepruara në vend. Si Drejtor Ekzekutiv i Tradium-it, kompani me seli në Frankfurt e specializuar në tregtimin e metaleve të rralla të tokës dhe lëndëve të para, Kina mbetet thelbësore për biznesin, duke pasur parasysh dominimin pothuajse total të vendit në sektorin gjithnjë e më të rëndësishëm të metaleve të rralla. “Meqenëse Kina mbulon, për shembull, më shumë se 95% të tregut të metaleve të rralla, ajo nuk mund të zëvendësohet në…

Lexo më Shumë

Një avion i Wizz Air nga Venezia për në Shkup ka pasur probleme gjatë uljes. Avioni Airbus A321neo ka provuar për rreth dy orë të ulet në aeroportin e Shkupit, por nuk ia ka dalë. Pas 17 rrotullimeve mbi aeroport, avioni ka shkuar drejt Prishtinës në Kosovë, ku ka zbritur pa probleme. Nuk dihet ende pse avioni nuk mundi të ulej në Shkup. Ai ka fluturuar disa herë shumë afër tokës mbi aeroport, që mund të tregojë se piloti kishte nevojë të shikonte nga afër, ndoshta për ndonjë problem me rrotat e uljes, shkruan Corriere Della Sera. Avioni…

Lexo më Shumë

Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi. Sipas informacioneve të siguruara nga Pa Censurë, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Lajmi ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, të cilët e kujtojnë Kasapin për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza.

Lexo më Shumë

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to. E këto raste bëhen akoma më të rënda kur përfshihen të miturit, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, një rast i mbajtjes dhe posedimit të paautorizuar të armëve është evidentuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025 në Fushë Kosovë, pas një bastisjeje të realizuar nga Njësia Kundër Krimit të Organizuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në ndërtesën “Semitronis”,…

Lexo më Shumë