Në krye të Anglisë, vendi i parë edhe në Champions, pa frikë ky mund të konsiderohet sezoni i Arsenal, të paktën deri më tani, për më tepër që thyen edhe një tabu shumë të madhe, Bayern Munich, një rival historik përballë të cilin nuk njihnin fitore në 10 vitet e fundit. Ky sukses kënaq pafund trajnerin Arteta, por tekniku spanjoll qëndron me “këmbë në tokë”, nuk preferon të flas për favoritë, thjesht shijon këtë fitore të madhe: “Më pëlqeu shumë mënyra se si e dominuam këtë takim. Ky sukses pritet t’i jap më shumë besim djemve për pjesën e…
Author: Hamdi Kumanova
Avokati Kujtim Cakrani ka zbuluar se ish-presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit” dhe për këtë arsye ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje. Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje. “21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e…
Mjegulla toksike që mbështjell kryeqytetin indian, Delhi, nuk kursen askënd, por fëmijët e tij po përballen me koston më të madhe të problemit të ndotjes që po përkeqësohet dhe rikthehet në jetë të qytetit. Askund nuk është kjo më e dukshme sesa në klinikat e pediatërve. BBC vizitoi një strukturë të tillë në Noida, pranë Delhit. Në një sallë pritjeje të mbushur plot jashtë dhomës së konsultave të mjekut, prindër të shqetësuar qëndronin në radhë me fëmijët që teshtinin, kollisnin ose ankoheshin për vështirësi në frymëmarrje. Shumica filluan të sëmuren në tetor, kur cilësia e ajrit në kryeqytet ra…
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë…
Të paktën njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident në Kinën jugperëndimore kur një tren u përplas me një grup punëtorësh. Treni, i cili mbante pajisje monitorimi sizmik, po udhëtonte pranë një stacioni në provincën Yunnan kur goditi punëtorët që kishin hyrë pa leje në shina në një kthesë, sipas Administratën Hekurudhore të Kunmingut. “Menaxhmenti i hekurudhës aktivizoi planin e reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunoi me autoritetet lokale për të organizuar operacionet e kërkim-shpëtimit”, sipas kësaj të fundit. Një hetim për shkaqet e aksidentit është duke u zhvilluar, shtoi Administrata Hekurudhore e Kunmingut.
Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në një ishull pranë brigjeve të Sumatrës, në Indonezinë perëndimore, nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Tërmeti goditi ishullin Simeulue në orën 11:56 sipas kohës lokale në një thellësi prej 25 kilometrash. Indonezia tronditet shpesh nga tërmetet pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me aktivitet të fortë sizmik ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore përgjatë pellgut të Oqeanit Paqësor.
Numri i viktimave nga zjarri masiv që përfshiu disa blloqe banimi shumëkatëshe në lagjen veriore Tai Po të Hong Kongut është rritur në 44, ndërsa 279 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Ky zjarr po konsiderohet si më vdekjeprurësi në Hong Kong në të paktën 63 vjet. Ngjarja tashmë është barazuar me numrin e viktimave të zjarrit të gushtit 1962 në lagjen Sham Shui Po, ku humbën jetën 44 persona dhe qindra të tjerë mbetën pa strehë. Sipas South China Morning Post (SCMP), rreth 22.7 kg fishekzjarrë të ruajtur në ambientet e ndërtesës kishin shkaktuar përhapjen e shpejtë…
Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqit publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi. Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit me 27 nëntor 2000. Tërheqja është bërë pas sulmit të…
SHBA-ja ka pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracion për shtetasit afganë, teksa janë në pritje të një shqyrtimi të “protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”. Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së njoftuan në “X”: “Mbrojtja dhe siguria e atdheut tonë dhe e popullit amerikan mbetet fokusi dhe misioni ynë i vetëm.” Vendimi vjen pasi dy ushtarë të Gardës Kombëtare u plagosën rëndë nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë. Personi i dyshuar i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në shtator 2021. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti sulmin një…
Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Florian Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Ditën e Hapur”, e cila mbahet me rastin e ‘Ditës së Forcës’, nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Në njoftim thuhet se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike. FSK-ja bën të ditur se të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. “Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së…
Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) edhe sot vazhdojnë grevën e përgjithshme për shkak të mos-marrjes së pagave. Sindikalistët e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) kanë njoftuar se punëtorët e transmetuesit publik janë në gjendje jo të mirë sociale, si dhe funksionimi i RTK-së, është “rënduara në skaj”, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Po ashtu, Sindikata ka theksuar se greva do të vazhdojë dhe i bën thirrje të gjithë punëtorëve për mbështetje të plotë në veprimet e tyre, të cilat i konsideron “të drejta dhe ligjore”. Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi,…

