Sa i përket kallëzimit penal që u ngrit ditë më parë kundër Blerim Bexhetit, i njëjti në emisionin “Debativ në Shenja”, tha se kjo është një tendencë, është bërë më porosi të Izet Mexhiti deri tek Hristijan Mickoski. “Kështu që nuk më shqetëson aspak pasi që gjithçka është ligjore, gjithçka, kjo është tendencë për me njollosë asgjë tjetër, apo presion për me hesht, as nuk e kam ndërmend me hesht, as me më njollosë, pasi që konsiderojë që vitet që jam aktiv dhe i zgjedhur qëndrimet e mia janë publike dhe më njohin opinioni dhe qytetarët”, tha Bexheti. …
Author: Hamdi Kumanova
Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 12:11 në Ferizaj. Sipas Policisë, një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ferizaj 26.11.2025 – 12:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë…
Një grua në Gjakovë, dyshohet se është keqtrajtuar nga i fejuari i saj. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti është arrestuar të mërkurën, dhe me vendim prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga i fejuari i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova foli në debatin publik mbi Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, duke paraqitur vlerësimin, vërejtjet dhe propozimet e saj. Për të, strategjia është një moment historik në politikën kombëtare dhe një përpjekje serioze për të forcuar marrëdhëniet me diasporën. Ajo theksoi se suksesi i përcaktimeve strategjike kërkon koordinim të centralizuar ndërsektorial, si dhe mbështetje të përshtatshme financiare, si garanci për qëndrueshmërinë e masave dhe aktiviteteve të planifikuara. Presidentja theksoi strategjinë e suksesshme të Malit të Zi në bashkëpunim me diasporën, të garantuar nga Ligji…
Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë. Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Arne Slot këmbënguli se është i bindur se do ta shmangë shkarkimin pavarësisht humbjes së thellë 4-1 të Liverpoolit kundër PSV Eindhoven të mërkurën. Skuadra e Slot pësoi humbjen e nëntë në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke e lënë holandezin nën presion. Të metat e shumta të Liverpoolit u ekspozuan brutalisht nga PSV në një ndeshje shkatërrimtare në Ligën e Kampionëve që shkaktoi akuza të kundërta, ndërsa tifozët e frustruar tallën Slotin dhe lojtarët e tij në fishkëllimën e fundit. Pamja e pazakontë e ulëseve të kuqe të zbrazëta rreth Anfield shumë kohë…
Një vajzë ka humbur jetën dhe një djalë është plagosur rëndë pas sulmit të peshkaqenit në plazhin e Kylies në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor. Sulmi ndodhi herët të enjten në mëngjes, ndërsa të dy viktimat po notonin në ujrat e Parkut Kombëtar Crowdy Bay, rreth 300 kilometra në veri të Sidneit. Vajza vdiq në vendngjarje, ndërsa djali, i cili është gjithashtu në të 20-at, u dërgua me helikopter në spital në gjendje kritike. Sulmi ndodhi gjatë një dite të zakonshme në plazh, por kalimtarët reaguan shpejt për të ndihmuar viktimat. Sipas autoriteteve, sulmi ka të…
Një tjetër rast prostitucioni është konstatuar në Durrës, ku u vunë në pranga dy vajza nga Brazili. Në kuadër të operacionit policor të koduar “STORM”, nën hetim mbetet edhe një person tjetër. Vazjat nga Brazili kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës, e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Dy të rejat i kanë bërë rezistencë policisë, duke refuzuar të hapin derën. “Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua…
Në krye të Anglisë, vendi i parë edhe në Champions, pa frikë ky mund të konsiderohet sezoni i Arsenal, të paktën deri më tani, për më tepër që thyen edhe një tabu shumë të madhe, Bayern Munich, një rival historik përballë të cilin nuk njihnin fitore në 10 vitet e fundit. Ky sukses kënaq pafund trajnerin Arteta, por tekniku spanjoll qëndron me “këmbë në tokë”, nuk preferon të flas për favoritë, thjesht shijon këtë fitore të madhe: “Më pëlqeu shumë mënyra se si e dominuam këtë takim. Ky sukses pritet t’i jap më shumë besim djemve për pjesën e…
Avokati Kujtim Cakrani ka zbuluar se ish-presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit” dhe për këtë arsye ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje. Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje. “21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e…
Mjegulla toksike që mbështjell kryeqytetin indian, Delhi, nuk kursen askënd, por fëmijët e tij po përballen me koston më të madhe të problemit të ndotjes që po përkeqësohet dhe rikthehet në jetë të qytetit. Askund nuk është kjo më e dukshme sesa në klinikat e pediatërve. BBC vizitoi një strukturë të tillë në Noida, pranë Delhit. Në një sallë pritjeje të mbushur plot jashtë dhomës së konsultave të mjekut, prindër të shqetësuar qëndronin në radhë me fëmijët që teshtinin, kollisnin ose ankoheshin për vështirësi në frymëmarrje. Shumica filluan të sëmuren në tetor, kur cilësia e ajrit në kryeqytet ra…
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë…

