Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi sot se Ministria po finalizon aktivitetet për përputhjen me rregullat evropiane për futjen e modelit “Roaming si në shtëpi” me Bashkimin Evropian. Andonovski konfirmoi se Komisioni Evropian dy javë më parë hapi zyrtarisht procesin për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, duke shtuar se secili vend duhet të përmbushë veçmas kushtet para fillimit të negociatave bilaterale. Ministri tha se pritet që Maqedonia të jetë vendi i parë në rajon që plotëson të gjitha kriteret, pas së cilës do të mund të hyjë në negociata me Komisionin Evropian, i cili do të…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) përsëri nuk ka arritur të paguajë rikthimin e TVSH-së për të gjithë qytetarët që kanë skanuar faturat e tyre fiskale, transmeton Portalb.mk. Rimbursimi për tremujorin e fundit të vitit të kaluar duhej të paguhej deri në fund të shkurtit. Megjithatë, ashtu si për tremujorin e mëparshëm, disa qytetarë i morën rimbursimet në mars, ndërsa të tjerë ende nuk i kanë marrë. SDK.mk nuk mori përgjigje nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për pyetjet se pse kishte vonesë përsëri, as pse praktika e pagesës së rikthimit të TVSH-së deri më 10 të muajit,…
Defokus i ri me emrin si mbrojtje për VMRO-DPMNE-në, akuzojnë sot nga LSDM. Nga atje thonë se nuk ka përgjegjësi për skandalet e qeverisë, nuk ka përgjigje për Adamoviçin, për lidhjet me Rusinë, për 5 ton drogë, për Pançen, ka një defokus të ri nga kuzhinat e VMRO-DPMNE. “Skandale serioze po e trondisin vendin, dhe qeveria po përpiqet me dëshpërim të defokusojë me dredhi të reja mbi emrin. Nuk ka përgjigje nga Hristijan Mickoski se kush është Dushan Adamoviç, një zyrtar i SNS-së, dhe sipas çfarë kriteresh ky mik i tij i ngushtë u emërua konsull nderi në…
Një grup fëmijësh nga Biblioteka “Linkest” në Manastir vizituan sot Kryeministrinë e Shqipërisë, ku zhvilluan një takim të veçantë me kreun e qeverisë Edi Rama. Në këtë takim mori pjesë edhe Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, i cili vuri në dukje rolin e Ambasadës në mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe edukative për komunitetin shqiptar jashtë vendit. “Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë…
Komiteti i Stabilitetit Financiar, në mbledhjen e mbajtur më 5 mars 2026, shqyrtoi Raportin mbi punën e Komitetit dhe nënkomiteteve të tij në vitin 2025, gjatë së cilës u përcaktua se stabiliteti financiar është ruajtur dhe sistemi financiar tregon qëndrueshmëri të mirë dhe aftësi për t’u përballur me sfidat, njoftoi Banka Popullore. Raporti vlerëson se institucionet financiare kanë vepruar në kushte të rritjes më të shpejtë ekonomike, mes pasigurisë së vazhdueshme në mjedisin global. Sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm dhe elastik, me nivelin më të lartë të mjaftueshmërisë së kapitalit në histori (që nga viti 2006), pozicion të përmirësuar të…
Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror, pasi synon të forcojë repartin defensiv gjatë afatit kalimtar të verës. Ideja e klubit madrilen është të sjellë një përforcim të nivelit të lartë, duke pasur parasysh largimet e mundshme të David Alaba dhe Antonio Rudiger. Një nga emrat që po shqyrtohet është Ibrahima Konate. Interesimi për Konate ekziston që nga vera e kaluar, edhe pse në nëntor dukej se kishte marrë fund, kur madrilenët i kishin bërë të ditur zyrtarisht mbrojtësit të Liverpoolit se nuk do të vazhdonin përpjekjet për transferimin e tij. Megjithatë, situata ka ndryshuar…
Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është në 693.73 metra mbi nivelin e detit ose 24 centimetra mbi mesataren për muajin mars (693.49 metra mbi nivelin e detit). Niveli i ujit të liqenit është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, kur në mars niveli i ujit në liqen ishte më shumë se 30 centimetra nën mesataren mujore ose disa centimetra mbi minimumin e lejuar. Temperatura e ujit në liqen është 6,5 gradë Celsius, që është një gradë më e ftohtë se mesatarja e marsit. “Kondicioni” i mirë në të cilën ndodhet liqeni për sa…
Më 06.03.2026, në ora 00:40, në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin B.S. (55) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka shtënë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij 48-vjeçare, ka kërcënuar tri vajzat e tyre (të moshës 26, 24 dhe 18 vjeç) si dhe ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare. Sipas denoncimit, më datë 01.03.2026, pas një fjalosjeje paraprake në shtëpi, ai ka shtënë një plumb me pistoletë i cili ka përfunduar në dritare. Më pas, u është kërcënuar vajzave 24 dhe 18-vjeçare, duke e sulmuar fizikisht njërën prej tyre. Sipas raportit…
Reagimet publike ndaj dokumenteve analitike të deklasifikuara të shërbimeve të inteligjencës amerikane nga viti 1992 dhe fakti që ish-presidenti Kiro Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë në shumën prej 100 milionë dollarësh ndihmë në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit nuk ndalen. Profesoresha dhe aktivistja civile Mirjana Najçevska, përmes një njoftimi publik, rendit, siç thotë ajo, gabimet kryesore të Gligorovit ndërsa ishte kreu i shtetit. “Së pari, se ai zbatoi strategjinë e pritjes, kur momenti duhej të ishte shfrytëzuar. Kjo i lejoi Maqedonisë të bëhej peng i Bullgarisë sot. Së dyti, ai qëndroi pas Branko…
VLEN po vazhdon me punë të mira dhe projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, ndërsa Çairit po i shtohet edhe një investim i rëndësishëm në sport dhe rini. Me investimin prej rreth një milion euro po ndërtohet edhe një pishinë moderne, e dyta me radhë në territorin e komunës së Çairit, e cila do t’i shërbejë brezit të ri dhe gjithë komunës. Bëhet fjalë për kushte bashkëkohore për çdo nxënës që dëshiron të mësojë notin, të garojë dhe të zhvillohet. Ky është VLEN. Ky është vizioni i Izet Mexhitit, i cili me projekte të mëdha po e transformon Çairin.…
Uji në Strugë gati një muaj është i papijshëm, për shkak të ndotjes së burimit në fshatin Shum. Kështu banorët ujin vazhdojnë ta blejnë. Në tre ditët e fundit ka një përmirësim, tregojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik, por ende nuk mund të konsumohet. “Uji ditët e fundit është I pastër por megjithatë Institutit për shëndet publik na ka rekomanduar që duhet të presim disa ditë të stabilizohet uji i pastër shpresojmë që kjo të ndodhë, ne qoftë se nuk ndodh do të vazhdojmë me realizimin e masave tjera”, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës…
Një mister detar që kishte mbetur i pazgjidhur për më shumë se 150 vjet është zbardhur pasi zhytësit kanë zbuluar më në fund rrënojat e anijes me avull City of Hobart pranë brigjeve të Victoria, në Australia. Anija prej hekuri u gjet rreth 30 kilometra larg bregdetit të Gippsland, pas pothuajse dy dekadash kërkimesh nga një ekip zhytësish dhe studiuesish të historisë detare. City of Hobart ishte fundosur në vitin 1877 teksa transportonte një ngarkesë qymyri nga Newcastle drejt Melbourne. Sipas të dhënave historike, aksidenti ndodhi pasi boshti i helikës u thye dhe depërtoi në trupin e anijes, duke shkaktuar…

