Author: Hamdi Kumanova

Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit të tyre (9 prill 1873), kur ishte lëshuar traseja e linjës hekurudhore trans-ballkanike Vjenë – Selanik. Por, kompania e hekurudhave e ndarë në Transport dhe pjesa tjetër Infrastrukturë viteve të fundit është fundosur në borxhe, përcjell INA. Sipas raportit të Minitrisë së Financave, Hekurudha e Maqedonisë – Transporti vitin e kaluar e përfundoi me borxh prej 65 milionë eurove. “Kompania shtetërore për transport hekurudhor ka edhe 600 milionë denarë, përkatësisht gati 10 milionë euro obligime të papaguara”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave. Hekurudha e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Sot në zyrët e BFI-së, zyrtarë të Qeverisë i kanë dorëzuar Shaqir Fetahut aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” Shkup. “Pas 40 viteve nga themelimi i Medresesë së Bashkësisë Fetare Islame dhe shumë gjeneratave medresantë, kabineti jonë qeverisës, që mbahet mend për punët e mëdha të kryera, ia dorëzoi Kryetarit të BFI-së z. Shaqir Fetahu dhe kolegëve nga BFI, edhe aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup. S’kishte mënyrë më të mirë për ta përcjellur muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për të pritur festën e bekuar të Bajramit. Urime të gjithëve” –…

Lexo më Shumë

Komuna e Dibrës mbrëmë ka dërguar kërkesë në QMK për të ndihmuar urgjentisht në shuarjen nga ajri të zjarreve që po flakërojnë në afërsi të fshatrave Tatar Elevci dhe Bomovë. “Ju drejtohemi për ndihmë për shuarjen e zjarrit në afërsi të fshatit Tatar Elevci në lartësinë njëmijë metra nga qyteti i Dibrës, ku një sipërfaqe prej 10 hektarësh është prekur me tendencë të madhe për t’u përhapur për shkak të pylli me kërcell të ulët. Po ashtu, nevojitet ndihmë në shuarjen e zjarrit në Bomovë, ku zjarri ka dy ditë që ka rënë dhe ku janë prekur edhe gështenjat”, thuhet…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese do të mbajë sot seancën e 12-të me rend dite që përfshin 14 nisma për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së çështjeve që Gjykata ka hapur me iniciativë të saj. Bëhet fjalë për raste në të cilat, siç është raportuar nga Gjykata, kontestohen dispozita nga disa komuna dhe i referohen interpretimit autentik të akteve që ato vetë i bartin komunat. Gjykata bën me dije se gjyqtarët do të vendosin në mënyrë plotësuese për pesë propozime për rastet në të cilat diskutimi tashmë është ezauruar.

Lexo më Shumë

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinova Stojçevska tha se tashmë është lokalizuar zjarri në Sallën Universale në Shkup, përcjell TV21. Stojçevska tha se fatmirësisht nuk ka viktima nga zjarri. https://www.facebook.com/watch/?v=1177542599917538&t=7 “Atë që e shohim tani është se zjarri tashmë është lokalizuar, është shuar. Kërkoj që të gjitha institucionet të reagojnë shpejt. Apeloj që shpejt të zbardhen arsyet për zjarrin që ndodhi dhe apeloj që mos të shpërndahen spekulime, nuk ka viktima, nuk ka të vdekur. Objekti ka qenë i zbrazur, është bërë dëm material që shumë shpejt do të përcaktohet se sa është dëmi”, tha Stojçevska.

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza konfirmuan se kupola e sallës, e cila është vendosur para dhjetë ditësh, ka marrë flakë dhe për momentin janë duke intervenuar zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Pamjet tregojnë se një pjesë e madhe e sallës është në flakë. Salla Universale ka filluar të rinovohet një muaj më parë dhe Ministria e Kulturës është përgjegjëse për rikonstruksionin. Ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.

Lexo më Shumë

Në moshën 50 vjeçare ka ndërruar jetë poetja, Lindita Ahmeti. Lajmin e ka kumtuar babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”. “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar Ahmeti në orët e para të mëngjesit të 9 prillit. Lindita Ahmeti ishte lindur në Prizren më 26 prill 1973. Pasi kreu shkollën e mesme në Shkup, studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit. Ka ligjëruar letërsinë antike në Universitetin e Tetovës, ndërsa ka punuar në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ka…

Lexo më Shumë

Ish presidenti Alfred Moisiu ka qenë i ftuar ditën e sotme në Breaking në Top News. I pyetur nga moderatori Xhoi Malësia se çfarë mendon për punën e kryeministrit, ai tha se Shqipëria ka ndryshuar dhe se Rama ka bërë edhe punë të mira, por edhe të këqija. “Rama ka një tufë me gabime por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur”, tha ai. Sipas ish-presidentit, SPAK duhet të godasë më fort pasi peshku qelbet nga “koka”. “Korrupsioni është rritur, jam i…

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot është deklaruar në lidhje me arrestimin e djeshëm të gazetarit Furkan Saliu. Ministri Toshkovski tha se gazetari ka sulmuar një polic. Toshkovski tha se në videon që i është ofruar “e ka parë personalisht” – duke penguar një punonjës policie të kryejë detyrën. Sipas Toshkovskit, askush nuk ka të drejtë të sulmojë një zyrtar dhe askush nuk ka të drejtë të sulmojë një gazetar. “Sipas bindjes sime, në masën më të vogël ka pasur një pengim të punës së një zyrtari në punën e tij. Sipas shënimeve të marra, dy personat…

Lexo më Shumë

Dje në ora 18:58 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Çairit, A.P.(22) dhe A.P.(23), të dy nga Shkupi, janë sulmuar nga disa persona me armë zjarri dhe një send të mprehtë, ndërsa A. P. (23) është plagosur me një mjet të mprehtë, ndërsa A.P. (22) ka pësuar plagë me arma e zjarrit. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për president, Maksim Dimitrievski deklaroi se vetëm me një shtet të rregullt pa korrupsion dhe krim dhe me popull dinjitoz mund të bëhemi pjesë e Evropës dhe se gjithçka tjetër është gënjeshtër. Dimitrievski thotë se premtimi se do të jemi në BE deri në vitin 2023 nuk është I vërtetë dhe se për tu bërë anëtare e BE-së duhet së pari të rregullohen disa gjëra në vendin tonë. DEKLARATË: MAKSIM DIMITRIEVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA RRADHËT E PARTISË “ZNAM” “Për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, së pari duhet ta rregullojmë vendin, ta bëjmë atë një vend…

Lexo më Shumë