Policia ka zhvilluar kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara. Efektivët në Shkodër kanë proceduar penalisht një 37-vjeçar, që u kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike. Njoftimi i policisë: DVKM Shkodër/Kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara. U kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohet penalisht 37-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që përdoreshin për peshkim,një mjet lundrues dhe një automjet. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e vëzhguesve të akredituar për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas listës së KSHZ-së, janë akredituar vëzhgues ndërkombëtar por edhe nga vendi. Nga vëzhguesit ndërkombëtar me 65 monitorues prinë OSBE/ODIHR-i, 5 janë nga IFES-i, 2 nga Moldavia, 3 nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe 13 nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës. Sipas listës së publikuar, nga vëzhguesit e vendit paraqitet Qendra për Hulumtime Sigurie në Shkup me 29 vëzhgues. Të njëjtat shifra paraqiten edhe për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe eventualisht të 8 majit. /tvklan.mk/
Një tridhjetë e një vjeçar nga Kumanova ka raportuar dje se është sulmuar fizikisht në një qendër tregtare në Kumanovë. Më datë 08.04.2024 rreth orës 17:30 në MPB Kumanovë, MA (31) nga Kumanova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në një qendër tregtare në bulevardin “Treta Maqedonase Brigada Greva” në Kumanovë, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Policia shtoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, sot në Çarshinë e Shkupit, mbajti debat me qytetarët në lidhje me temën: “Kushtetuta qytetare vs. Kushtetuta e Ohrit”, shkruan Alsat. Ai në këtë debat, sqaroi se nëse në shoqëritë multietnike, dominon demokracia e shumicës, atëherë keni majorizim, mbivotim, asimilim dhe pamundësi që komunitetet të kenë zërin e vet. “E shoh se në diskursin publik edhe në fushatë zgjedhore është bërë pjesë e ofertave alternative, dhe mendoj që është mirë të diskutojmë të paraqesim qëndrimet tona se fushata zgjedhore është në fakt paraqitja e kontrastit para njerëzve të ofertave të ndryshme të…
Përmes një komunikate për media, Policia, ka raportuar se tashmë janë ndaluar tre persona të cilët ishin duke kryer punë në objektin e Sallës Universale gjatë kohës sa ka rënë zjarri, shkruan Alsat. Po ashtu, sipas kësaj komunikate, dy persona të tjerë janë dërguar në Toksikologji. “Sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SVR Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale në Shkup. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30. Dy personat E.S. janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë për…
Në ditët në vazhdim nuk pritet ndryshim i dukshëm i motit, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, njofton DPHM-ja. Temperatura minimale gjatë mëngjesit do të jetë në interval nga 2 deri 12, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë 30 gradë Celsius.
Më datë 04.08.2024 në ora 21:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.E.(53) nga Tetova. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur një sasi e madhe parash, e cila dyshohet se është nga “vjedhja e rëndë” e kryer më datë 02.01.2024 në shtëpinë e A.S.(31) nga Tetova. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
Më datë 04.08.2024 në ora 20:00 në DPB-Gostivar, personi S.N.(45) nga Gostivari, person përgjegjës i një subjekti juridik, ka raportuar se rreth orës 14:00 i ka telefonuar një menaxher i të njëjtit subjekt dhe ka raportuar se në subjektin juridik gjatë inkasimit të qarkullimit të tri ditëve paraprake ka vërejtur se mungojnë paratë e gatshme në shumë prej 2,5 milionë denarë që duhet t’i paguante në qarkullim ditor. Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentimin e rastit.
Bartësi i listës për deputetë të Frontit Europian në zonën e 3 zgjedhore, Sulejman Baki bashkë me kryeministrin Xhaferi, ambasadorin turk Ulusoy si dhe kandidatët për deputetë Iljas dhe Kolashinac kanë marë pjesë në iftarin e organizuar nga shoqata Sesi mbrëmë në Veles. Në iftarin e organizuar nga Shoqata Sesi Prof. Dr. Sulejman Baki në Koalicionin së Frontit Europian kandidati i parë për deputet në zonën zgjedhore e 3- në fshatin Orizari të Köprülü (Veles) erdhi së bashku me qytetarët boshnjakë. Në iftar morën pjesë kryeministri Talat Xhaferi, ambasadori i Turqisë në Shkup Fatih Ulusoy, kryetari i Partisë Demokratike Turke…
Pero Nikolov, anëtar i kabinetit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, zbuloi se në më pak se dy muaj, në disa dërgesa të eksportit të perimeve, kontrolli kufitar kroat për ushqim, bazuar në analizat laboratorike, përcaktoi praninë e pesticidit të ndaluar klorpyrifos, përcjell INA. Ai shton se ky pesticid është i ndaluar në BE që nga viti 2020 dhe pyet se si ka përfunduar ky pesticid në tregun e Maqedonisë së Verit. “Ky nuk është rasti i parë i eksportit të perimeve nga Maqedonia që kontrolli kufitar kroat ka gjetur pesticidin e ndaluar klorpyrifos, kemi…
Mediat shpesh bien pre e teksteve satirike të 1 prillit, ditës së shakave, duke i botuar ato si lajme serioze. Kështu, më 1 prill 2024, portali “Fokus” botoi titullin: “Presidenti kroat dha dorëheqje”. Duke iu referuar mediave kroate, Fokus raportoi se “presidenti kroat Zoran Millanoviq papritur dha dorëheqje nga posti i tij”, dhe se “postin e presidentit do ta marrë përfaqësuesi i pavarur parlamentar Mirosllav Shkoro”. Edhe TV Star nga Shtipi botoi TV kronikën me mbishkrim: “Millanoviq dha dorëheqje. Ushtrues i detyrës së Presidentit do të jetë Mirosllav Shkoro”. “Presidenti kroat Zoran Millanoviq papritur dha dorëheqje nga posti. Siç transmetojnë mediat kroate, postin…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se kohëve të fundit një numër i madh i qytetarëve kanë denoncuar në polici për keqpërdorim të të dhënave personale. Policia punon në zbardhjen e rastit, ndërkohë që apelon deri tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm. “Kohëve të fundit ka një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që denoncojnë ankesë apo keqpërdorim të të dhënave personale në SPB-Tetovë, në mënyrë të tillë që përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram pranojnë një link ku shfaqen profilet e miqve e tyre në këto në rrjetet sociale dhe kërkohet që të…

