Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luanin me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror. Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Presidenti Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë pikëpyetjes se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë.…
Author: Hamdi Kumanova
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për shifra në rritje të të prekurve me fruth. Sipas raportimeve të fundit, 56 634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së në tre muajt e parë të vitit 2024. “Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme, edhe aty ku mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit është i lartë, të vaksinojnë grupet vulnerabël, të mbulojnë boshllëqet e imunitetit dhe kështu të parandalojnë përhapjen e virusit në çdo komunitet”, tha Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor…
Shoqatat e mjekëve amë protestuan për shkak të e-mailit që e morën gjatë fundjavës nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor, me njoftimin se kanë tejkaluar recetën e barnave dhe se do t’u nënshtrohen sanksioneve. Mjekët amë në kryeqendër u shprehën të revoltuar pasi që nga shtatori me ndryshimet që u bënë, patën mundësinë të përshkruajnë ilaçe që janë të nivelit specialist, për t’i bërë ato më të qasshme për pacientët, sepse ka mungesë të specialistëve. “Revolti është i madh, nuk duam kështu të vazhdojë, sepse çdo tre muaj kemi mjek pediatër që dënohen me mbi 20 mijë denarë. Vlerësojmë…
Politico shkruan se policia ka kryer bastisje sot lidhur me “ndërhyrjen ruse” në Parlamentin Evropian, thuhet në një deklaratë të prokurorit federal. Bastisjet e kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetët u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”. “Ka indikacione se punonjësi i Parlamentit Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë”, thanë organet e zbatimit të ligjit belg.
Qeveria polake nuk kufizon përdorimin e armëve të furnizuara në Ukrainë, të cilat mund të përdoren për të sulmuar strukturat në territorin rus, deklaroi zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk. “Nuk ka kufizime për armët polake të furnizuara në Ukrainë”, theksoi ai. Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar rivendosjen e një zone tampon në kufirin me Bjellorusinë. Ai e tha këtë në një konferencë për shtyp në Dubiche Tserkevna, afër kufirit me Bjellorusinë. Sipas kryeministrit polak, është planifikuar të rivendoset një zonë tampon në një brez afërsisht 200 metra të gjerë nga kufiri shtetëror. Tusk njoftoi përdorimin e të gjitha…
Donald Trump kalon nga njëri ekstrem në tjetrin, nga vendosja e paqes për pak minuta, te bombardimi i Rusisë. Gjatë një takimi me disa financues kryesorë amerikanë të fushatës së tij, manjati thotë se po të ishte akoma president i Shteteve të Bashkuara do të sulmonte Moskën ose Pekinit nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën apo Kina të niste një luftë në Tajvan. Kështu raporton media Uashington Post, që citon disa prej bashkëbiseduesve të Trump. Kjo është hera e parë që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë përdor këtë ton të ashpër në drejtim të Putinit, pasi në të kaluarën…
Me 8 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli Gjyqësor miratoi propozim amendamentet dhe plotësimet në Rregulloren e Punës së Këshillit Gjyqësor… Me 8 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli Gjyqësor miratoi propozim amendamentet dhe plotësimet në Rregulloren e Punës së Këshillit Gjyqësor, që janë pjesë e rekomandimeve të shënuara në raportin e Misionit Vlerësues të BE-së për punën e këtij këshilli. Rregullorja e plotësuar tashmë parashikon që anëtarët e Këshillit Gjyqësor me të drejtë vote, detyrimisht obligohen të shpjegojnë vendimet për zgjedhjen ose moszgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në të ardhmen, ndërsa për herë të parë, për…
Kryetarja në largim e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, njofton se personat që e kanë kërcënuar në periudhën e kaluar ende nuk janë gjetur. E pyetur nëse pret ende kërcënime, pas përfundimit të mandatit, gjyqtarja tha se nuk e di nëse kërcënimet do të vazhdojnë. “Këto janë kërcënime që unë i kam denoncuar, por kam disa vite që kam pësuar kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa marrë një kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht, por asnjëherë nuk e kam denoncuar sepse kam menduar se është rast fizik. Nuk doja të rëndoja as publikun, as organet ligj-zbatuese, por duke qenë se ato janë…
Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik, ku një motoçikletë ka goditur për vdekje një grua 68-vjeçare Sipas informacioneve të MPB-së, një grua 68-vjeçare ka ndërruar jetë pasi një motoçikletë pa targa të regjistrimit, e drejtuar nga një i mitur e ka goditur në Prilep. “Në aksident ka mbetur e lënduar rëndë G.M. dhe është transportuar në Spitalin e qytetit të Prilepit ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, thonë nga MPB-ja dhe shtojnë se është kryer kontroll./Telegrafi/
Drejtori i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë hodhi poshtë akuzat për pacientë fantom. Ai tha se ministri i Shëndetësisë nuk ka kompetenca për të marr një vendim të tillë, pasi mandati i Qeverisë Teknike ka përfunduar, duke kërkuar nga institucionet kompetente që te hetojnë rastin në fjalë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 27 maj shkarkoi drejtorin e Klinikës në fjalë, sepse, siç tha komisioni iformuar ka gjetur parregullsi serioze. Drejtori i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë hodhi poshtë akuzat për pacientë fantom. Ai tha se nuk e…
DISA KOMUNA MBETEN PA KRYETARË, DREJTUESIT E TYRE KALOJNË NË EKZEKUTIV Kalimi në ekzekutiv i disa figurave politike që drejtojnë me komuna në vendin tonë, mund të sjellë që të shpallen zgjedhje të parakohshme lokale. Për momentin dihet se Blerim Bexheti do të vazhdojë rolin e tij si deputet në Kuvendin të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bilall Kasami ka hequr dorë nga mandati si deputet. Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit është i papajtueshëm me pozitën e kryetarit dhe anëtarit të këshillit në komunë dhe qytetin e Shkupit. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në rast të përfundimit të mandatit…
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot diskutoi për procedurën kundër anëtarit Ixhet Memeti i cili dyshohet për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Sipas anëtarëve, Memeti gjatë kohëzgjatjes së hetimit nuk do të duhej të marrë pjesë në punën dhe vendimet e Këshillit. Ata sqaruan se nuk kanë mundësi ligjore për shkarkimin e tyre. Anëtarja Keti Petkova sqaroi se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk parasheh mundësi të heqjes nga vendi i punës derisa zgjat procedura penale. Nga ky aspekt, duart tona si Këshill janë të lidhura për të hequr ndikimin e anëtarit në çdo mënyrë. Edhe pse nuk…

