Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Vushtrri, ku si pasojë një grua ka pësuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të mërkurën në ora 13:00. “Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje duke e ofenduar e kishte kapur atë për fyti dhe kishte tentuar ta dëboj nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në raport. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Një person është arrestuar në Klinë. I njëjti dyshohet se ka kanosur familjarin e tij. Sipas policisë, i dyshuari poashtu kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi si dhe disa mjete të punës në oborr. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) ku mikpritëse është presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. Gjithashtu Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i Shtetit shqiptar do të takohet me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e tretë. Në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa para deputetëve është edhe Propozim-vendimi për themelimin e trupave punues të përhershëm. Seanca është caktuar për në orën 14:00.
Ariu ka sulmuar bagëtitë në Raven të Gostivarit ku 6 dele prej tyre i ka vrarë, njofton Klan M. Lajmin e bëjnë të ditur nga Qendra për menaxhim me kriza ku thuhet se ngjarja ka ndodhur më 11 Qershor. “Një ari ka sulmuar bagëtitë në fshatin Raven të Gostivarit ku sipas pronarit 6 dele prej tyre janë vrarë dhe janë ngrënë nga ariu. Denoncuesi në QMK tha se kjo ka ndodhur para dy ditëve më 11 Qershor” thuhet në njoftimin e QMK-së e cila pas kësaj ngjarje ka dalë në terren për tu njoftuar me situatën nga afër.
Roma zyrtare dhe Shkupi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, vlerësoi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri. Ai përmendi se marrëdhënie të tilla duhet të ushqehen mes dy shoqërive, andaj në këtë kontekst ambasadori përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit italian Katolika dhe Amerikan Kolexh në arsim dhe shkëmbim studentësh. Silvestri thotë se kështu ndërtohet e ardhmja e përbashkët europiane. “Në njërën anë i kemi marrëdhëniet politike që janë të shkëlqyeshme. E dini se vizita e parë zyrtare e presidentes Siljanovska Davkova ishte në Itali. Por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet të ndërtohen që nga fundi, në nivel të…
Kosova dje shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të vendit, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë brenda territorit të Kosovës, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova. Në vëmendjen e publikut janë rikthyer pamjet që tregojnë gëzimin e popullit të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s por edhe momentet e disfatës së trupave…
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka kritikuar Qeverinë për mos marrjen e ndonjë hapi konkret për rrugën drejt NATO-s. Haliti thotë se Qeveria aktuale asnjë hap s’ka bërë për t’u bërë Kosova pjesë e NATO-s. “Qeveria nuk është duke punuar asgjë për këtë hap. Parlamentit i kemi dhënë një përfaqësim në Asamblenë e NATO-s të vlerësuar por duhet punë shumë për anëtarësim”, shprehet Haliti. Sipas tij, angazhimi duhet të orientohet fillimisht për anëtarësimin në OKB. Haliti thotë se nëse ka interes NATO, mund të përshpejtohen procedurat…
46 për qind e të punësuarve në Shqipëri përjetojnë stres të përditshëm në punë. Jemi të gjashtët në Europë, pas Qipros Veriore, Maltës, Greqisë, Qipros, Luksemburgut, por më të stresuarit se gjithë vendet e tjera të Ballkanit. Nga ana tjetër edhe pse kanë një punë, 42 për qind e të punësuarve në Shqipëri mendojnë ta lënë atë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për një vend të ri pune. Në Evropë, punonjësit shqiptarë janë të parët që duan ta lënë punën. Të dytët pas nesh janë italianët, me 41 për qind. Të dhënat u bënë të ditura nga një raport…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data një korrik. Sipas tij, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. “Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe të iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve”, tha ministri. Sveçla, shtoi se me shtetin shqiptar po punohet shumë që të…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në largim, Bujar Osmani së fundmi ka theksuar se emri kushtetues i vendit është Maqedonia e Veriut dhe çdo përdorim i emrit tjetër është shkelje e Kushtetutës. “Marrëveshja e Prespës është e qartë sa i përket përdorimit të emrit të shtetit, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe çdo përdorim i emrit tjetër është jashtë Kushtetutës, ndërsa bëhet i parëndësishëm në raport me Marrëveshjen e Prespës”, theksoi Osmani. Përveç kësaj, ai u shpreh se qeveria e re mund të jenë kundër Marrëveshjes së Prespës, por ajo tani…
Diskutimet e tensionuara për autonominë e diferencuar kanë shërbyer për ta kthyer Parlamentin italian në një ring boksi këtë të mërkurë. Gjatë diskutimeve në sallë shpërtheu një sherr ku u përfshinë dhjetëra deputetë. Përplasja fizike mes deputetëve nisi pasi ligjvënësi i “5 Yjeve” Leonardo Donno, tentoi t’i vendoste një flamur italian mbi supe ministrit për Çështjet Rajonale dhe Autonominë, Roberto Calderoli. Pas kësaj tentative drejt tij u vërsulën një grup deputetësh dhe ai u godit derisa ra në tokë. Për të nxjerrë deputetin e “5 Yjeve” nga salla u desh një karrocë me rrota dhe ndërhyrja e ekipeve të emergjencës.…

