Mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski njofton se në fund të kësaj jave do të njoftoj ministrat e rinj që do të jenë pjesë e qeverisë. Ai tha se koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM funksionon në bazë të statutit dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Mickoski njofton se në fund të kësaj jave, të dielën do të mbahet seanca e Këshillit Qendror i OBRM-PDUKM-së dhe do të paraqiten zgjedhjet kadrovike së bashku me biografitë e tyre. “Pres Komiteti Ekzekutiv dhe Këshilli Qendror që të sqarohen dhe nëse ajo është e suksesshme dhe pozitive, do t’i njoftojmë…
Author: Hamdi Kumanova
“Norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin 6.30%, dhe normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-ditore në nivelet përkatësisht 4.20% dhe 4.25%. Edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt është e pandryshuar dhe është 10 miliardë denarë”. Kjo është vlerësuar në mbledhjen e djeshme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Popullore. Ende pritet që niveli aktual i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e mëparshme në rezervën e detyrueshme dhe masat makroprudenciale të marra, të kontribuojnë në ngadalësimin e mëtejshëm të inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. “Theksi kryesor në…
Në vitin 2023, sipas gjendjes së 30 shtatorit, në institucionet e përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve, pra në kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë janë regjistruar 37.804 fëmijë, që paraqet rritje prej 5.2% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH). Ky numër në vitin 2022 ishte 34.356 fëmijë. Raportet vjetore për vitin 2023 përfshijnë 117 institucione për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, që është 3,5% më shumë se në vitin 2022. “Këto institucione ofrojnë kujdes shëndetësor, ushqim dhe kujdes ditor për fëmijët deri në 6 vjeç në përputhje me nevojat e…
SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së. Ky mesazh është dhënë në takimin në mes delegacioneve të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron, që u mbajt në Francë. Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së dhe të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare. “Biden dhe Macron diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e integrimit evropian të rajonit”. “Franca dhe Shtetet e Bashkuara…
MPB ka njoftuar se më 11.06.2024 në orën 12:55 në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar është raportuar se në rrugën “Braqa Blazheski” në Gostivar, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.R. (33) nga Llomnica e Gostivarit, ka goditur një të mitur nga Senca e Gostivarit. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar. Pa Censurë
Duket se punimet e sezonit veror po sjellin edhe fatkeqësi për traktoristët. Një 71-vjeçarë ka pësuar një aksident, pasi është rrokullisur me traktor teksa ka qenë duke transportuar drurë, transmeton TV21. Si pasojë, ka përfunduar në Spital. “Më 11.06.2024 në ora 12.30 në DPB Vinicë është konstatuar se në hyrje të fshatit Llaki të Vinicës, gjatë transportit të drurëve me traktor, S.Gj.(71) nga Vinica është rrokullisur me traktor dhe ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer DPB Vinicë”, qëndron në njoftim.
Krenar Lloga ka adresuar kritika ndaj presidentes së shtetit “Kemi pasur ditë kur nuk ishim të njohur si shtet nga shtete të tjera, madje as nga fqinjët tanë; nuk njihej gjuha, kisha, historia. Por erdhi dita kur presidentja nuk e njeh shtetin e saj”, ka shkruar Lloga. (INA)
Me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në nder të 25 vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, ku pjesëmarrës ishin edhe personalitete dhe figura të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s sollën dritë shprese për Kosovën, duke shpëtuar popullin nga shfarosja që synonte regjimi serb i Millosheviqit. Ajo nënvizoi se NATO në vitin 1999 dha mbështetjen vendimtare për lirinë e Kosovës, andaj sot, 25 vjet pas…
Policia e Shtetit: Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami, 45 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Vijon procedura…
Në konferencën e organizuar nga organizata joqeveritare Solucia, ambasadori i BE-së në vend, David Geer, tha se është thelbësore të gjendet mënyra që mjekët e rinj të qëndrojnë në vend, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se Maqedonia ka mjekë me profesionalizëm të lartë, të cilët duhet të gjejnë punësim të përshtatshëm. Geer theksoi se kriteri i vetëm për punësim duhet të jetë njohuritë dhe jo faktorë të tjerë. Kjo është thelbësore për ruajtjen e talenteve dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor cilësor për të gjithë qytetarët. Ndryshe në panelin e djeshëm të organizuar nga Forca Qytetare “Zamisli” u dha mesazhi për heqjen…
Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 17:00, Akropoli do të jetë i mbyllur për vizitorët, ndërsa shkollat dhe kopshtet në shumë pjesë të Greqisë do të mbyllen sot dhe nesër, për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin dhe pritet për të kulmuar gjatë ditës së nesërme. Këtë e bëri të ditur korrespondenti i MIA nga Athina. Ministria e Kulturës e Greqisë njoftoi mëngjesin e sotëm se për shkak të temperaturave të larta, Akropoli do të jetë i mbyllur për pesë orë. Bashkitë në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe Athinën, kanë vendosur që shkollat…
Nuk ka përparim në promovimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut, është konstatimi i Komitetit të Helsinkit në raportin për vitin 2023. Në të thuhet se nuk është bërë ndonjë progres i rëndësishëm në sistemin ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në raport analizohet hartimi i Kodit të ri Penal, pas të cilit në shtator të vitit 2023 Komiteti i Helsinkit, si anëtar i grupit të Projektit për reformat në drejtësi, u tërhoq nga pjesëmarrja e mëtejshme sepse u bë e pakuptimtë pjesëmarrja në një procedurë që në thelb legjitimon paligjshmërinë. “Ulja e…

