Diskutimet e tensionuara për autonominë e diferencuar kanë shërbyer për ta kthyer Parlamentin italian në një ring boksi këtë të mërkurë. Gjatë diskutimeve në sallë shpërtheu një sherr ku u përfshinë dhjetëra deputetë. Përplasja fizike mes deputetëve nisi pasi ligjvënësi i “5 Yjeve” Leonardo Donno, tentoi t’i vendoste një flamur italian mbi supe ministrit për Çështjet Rajonale dhe Autonominë, Roberto Calderoli. Pas kësaj tentative drejt tij u vërsulën një grup deputetësh dhe ai u godit derisa ra në tokë. Për të nxjerrë deputetin e “5 Yjeve” nga salla u desh një karrocë me rrota dhe ndërhyrja e ekipeve të emergjencës.…
Author: Hamdi Kumanova
Gjigandi gjerman i gazit, Uniper ka njoftuar se ka ndërprerë kontratat afatgjata të furnizimit me gaz me Gazprom. Kompania gjermane Uniper ka fituar një arbitrazh prej shumë miliardë eurosh kundër ish-furnizuesit afatgjatë Gazprom, duke e lejuar atë të prishë kontratat e furnizimit me gaz. Vendimi shënon një fitore historike për Uniper, i cili duhej të shpëtohej nga qeveria gjermane në vitin 2022 pasi Gazprom fillimisht ndërpreu dhe më vonë pezulloi furnizimet, duke e detyruar grupin të blinte vëllime zëvendësuese me çmime të larta në treg, raporton reuters. Ai gjithashtu ndërpret lidhjet e fundit të mbetura të asaj që ishte një…
Policia në Karolinën e Veriut, SHBA, arrestoi një mësuese 37-vjeçare, e cila akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nxënësin e saj 14-vjeçar. Heidi Monroe u arrestua të martën pas një hetimi në shkollën e mesme ‘Wellcome’ në Greenville. Hetimi u nis nga një kallëzim nga një punonjës tjetër në shkollë më 5 prill. Sipas një deklarate të një përfaqësuesi të drejtorisë kompetente arsimore, mësuesja 37-vjeçare me origjinë nga Kolumbia nuk punon më në shkollën ku ishte që nga gushti i vitit 2022. Sipas Daily Mail, në 12 muajt e fundit, 25 mësuese femra në 16 shtete amerikane janë arrestuar për…
Policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki. Oficerët e policisë janë në lëvizje pasi është e dukshme frika e një sherri me rezultate të paparashikueshme. Mediat greke raportojnë se disa persona, i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes. Ajo që shqetëson autoritetet tani është nëse situata mund të…
Apple është bërë kompania e parë në botë që kalon pragun prej 1 trilion dollarësh në vlerën e markës, me rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vlera e kompanisë së prodhimit të chip-ave Nvidia është thuajse trefishuar, sipas një klasifikimi global të përpiluar nga BrandZ të Kantar. Prodhuesi i iPhone renditet i pari si marka me vlerën më të lartë në botë për të tretin vit me radhë në 2024, i ndjekur nga Google i Alphabet në 753 miliardë dollarë dhe Microsoft, në 713 miliardë dollarë, sipas Kantar. Në fillim të kësaj jave, Apple prezantoi funksione të…
Qeveria e Skocisë ka lejuar lirimin e hershëm të të burgosurve si pjesë e planit për të lehtësuar presionin në burgjet e vendit. Diku 514 të burgosur do të lirohen duke filluar nga fundi i muajit, raportoi SkyNews. Të burgosurit që kanë dënime të shkurtra me më pak se katër vjet, që u kanë mbetur 180 ditë ose më pak qëndrim në burg do të merren parasysh për t’u liruar. Të burgosurit me dënime me burgim të përjetshëm apo ata të dënuar për dhunë seksuale a terrorizëm do të përjashtohen automatikisht nga programi. Lirimi i tyre do të bëhet…
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që kanë përfshirë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duke pasur parasysh se viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore zgjat deri më 17.06.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dalë me disa rekomandime për shkollat. Nga MASH kërkojnë që të shkurtohet orari i orëve mësimore, si dhe t’u jepet më shumë pushim nxënësve në mes të orëve. “Shkollat fillore duhet të vazhdojnë mësimin me orë të shkurtuara mësimore, por duhet pasur kujdes që të respektohet thelbi i lëndës që studiohet; Klasat dhe dhomat e tjera që përdoren në shkollë duhet të…
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehu i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Jashari tha se për këtë ditë është derdhur shumë gjak, por sipas tij, ata gjak është paguar. “Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak por është paguar ata gjak. Dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo qe janë”, ka thënë Jashari për EO. Sot në nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kuvendi ka mbajtur seancë solemne, ndërsa në sheshet qendrore të kryeqytetit kanë parakaluar ushtarët dhe policët…
Kosova sot ka shënuar 25 vjetorin e çlirimit. Në këtë ditë historike, Lordi Geogre Robertson kujtoi angazhimin e tij së bashku me homologët e tij nga Gjermania, Franca, SHBA-ja për lirinë e Kosovës. Ish-sekretari i NATO-s, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviqit. “Si ish-sekretar i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me homologët tjerë nga Gjermani, Franca, SHBA-së biseduam se çfarë po ndodhte në Kosovë. I konsultuam strukturat e Inteligjencës dhe raportimet e medieve dhe dëgjuam lutjet e njerëzve nga malet dhe ne dinim se vetëm ju…
Kjo ishte atmosfera sot para sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për marrjen e dokumenteve të identifikimit me emrin e ri të shtetit, shkruan Alsat. Për rrëmujën e rikthyer, qytetarët shprehen të revoltuar. Thonë se vazhdojnë të presin dy deri në tre muaj për marrjen e dokumenteve. “E para, a kemi para që ta ndërrojmë dhe e dyta është patjetër, ashtu urdhëron shteti e ne jetojmë në të, kjo vetëm largimi nga këtu dhe ti zëmë vendet ku kemi lindur më shumë do të kemi, do të ruajmë kafshë por do të jemi vetë pronarë. Pasaportë nxorët? Jo, vetëm…
Amer Kapetanoviç nga Bosnja e Hercegovina është zgjedhur sekretar gjeneral i Klshillit për Bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para media në kuadër të këshillit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore. “Nëse vitin e kaluar në dhjetor pata nderin që të them se në Shkup u shpëtua OSBE-ja, sot kam privilegjin të them se në Shkup është arritur edhe një sukses i madh i parashikueshmërisë së inicativës ndërkombëtare – këshilli për bashkëpunim…
Një inspektor i punës ka qenë në terren për të kryer ekspertizë pas fatkeqësisë së dy punëtorëve në vendet e punës në Probishtip ku njëri ka ndodhur në minierë, ndërsa i dyti në fabrikën e akumulatorëve. Nga Inspektorati shtetëror i punës sot për MIA-n thanë se janë në pritje të raportit nga inspektori, pas së cilës do të dinë se si të veprohet më tej. Sipas informacioneve të MPB-së fatkeqësitë kanë ndodhur në minierën për plumb dhe zink në fshatin Dobrevë dhe në fabrikën e akumulatorëve në Probishtip. “Të hënën në orën 22:08 në Stacionin policor Probishtip, nga Ndihma e…

