Author: Hamdi Kumanova

VLEN dhe VMRO kanë propozuar që në momentin që një kryetar komune kandidon për zgjedhjet parlamentare, në vend të tij të caktohet një ushtrues detyre, por Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se nuk e kanë parë një propozim të tillë e pasi të informohen rreth kësaj do të deklarohen. Ndërsa kur u pyet nëse janë të gatshëm për zgjedhje, Bexheti tha se gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe se asnjëherë nuk kanë ikur nga zgjedhjet. “Ne, asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet. Gjithmonë kemi qenë të përgatitur”, tha Bexheti. VIDEO https://youtu.be/abvNSda6gO4

Lexo më Shumë

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, “Fronti Europian” nesër, (e premte) organizon Akademi Solemne në Teatrin Shqiptarë në Shkup. Për organizimin e kësaj Akandemije kanë njoftuar nga “Fronti Europian”. Ngjarja zyrtarisht do të fillojë nga ora 14:00. Nga Fronti për këtë ngjarje kanë ftuar edhe mediat. “Fronti Europian ka nderin të ju ftojë në Akademinë Solemne me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës e cila do të mbahet ditën e premte, më 14 qershor 2024, me fillim në ora 14:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Sipas parashikimeve të Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS), një valë e re pluhuri saharanë pritet të arrijë këtë javë në Evropën Juglindore dhe Mesdheun lindor, përfshirë Maqedoninë. Vala, e cila shkon deri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parashikohet të arrijë kulmin sot dhe nesër me një përqendrim të shtuar të grimcave të mëdha, PM10. Në mënyrë të veçantë do të preken vendet e Evropës Juglindore dhe pjesë të tjera të Mesdheut lindor, tranmseton Portalb.mk. Lëvizja e pluhurit të shkretëtirës ka nisur më 10 qershor në zona si Bullgaria, Qiproja apo Greqia, ku për disa ditë vlerat janë…

Lexo më Shumë

Kjo ishte atmosfera sot me regjimin e posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, shkruan Alsat. Një pjesë e qytetarëve thonë se nuk janë informuar në kohë dhe kjo ka shkaktuar rrëmujë në komunikacion, ndërsa disa të tjerë propozojnë zhvendosjen e disa institucioneve publike larg qendrës së Shkupit. “Mendoj se nuk është në rregull që të ketë kësi rrëmujë sepse tani duhet të arrija tek spitali shtetëror dhe nuk kam nga të hyjë, nga të gjithë anët është e zënë, nuk është në rregull në këto temperatura, duhet në kohë të na informojnë nëse planifikojnë diçka që…

Lexo më Shumë

“Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mc Gonigal. Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me laraskat. Po të doni kur të doni ju, tani po iki se kam sipërmarrje kam tryezën. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama, ne do shkojmë te sipërmarrja. U thirra si kundërshtar i narko regjimit”-tha Meta.

Lexo më Shumë

Në gjashtëmbëdhjetë shkolla fillore të Komunës së Kumanovës në muajin maj janë regjistruar gjithsej 923 nxënës për klasën e parë për vitin shkollor 2024/25. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) sipas evidencave të lindjeve, këtë vit duhet të fillojnë klasën e parë 1508 nxënës të lindur në vitin 2018. “Ky nuk është numri përfundimtar i nxënësve të regjistruar, ka prindër që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët, ka prindër që janë në punë të përkohshme jashtë vendit, ka edhe familje të tëra që kanë emigruar. Presim më shumë fëmijë deri në shtator, siç ishte…

Lexo më Shumë

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të enjte në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veritu, Afrim Gashi. Begaj bën me dije se mes të dyve është diskutuar për “rëndësinë e mësimeve të së kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku”. “Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla!”, njoftoi në rrjetet sociale kreu i shtetit. Pas Gashit, Begaj pritet të…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen financiare nga IPA fondet të Bashkimit Evropian, përpiloi sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik, i cili zyrtarisht do të zbatohet gjatë vitit të ri shkollor 2024- 2025, pasi më parë të ketë kaluar periudha e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme. Kontrollet fillestare tashmë janë realizuar në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Gjithashtu janë organizuar trajnime për…

Lexo më Shumë

Në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopoulo. “Maqedonia e Veriut dhe Greqia si partnerë dhe aleatë duhet të luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit rajonal. PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi Osmani. Tema e bisedës ishte perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia. “Greqia…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Tetovë, pasi drejtuesi i një veture ka goditur tre vetura të parkuara. “Me datë 13.06.2024 në ora 07:45 në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me rrugën “Kiro Ristoski Drnc” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Citroen” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.Z (30) nga Tetova, ka goditur tre automjete të parkuara: “Ford”, “Volkswagen Turan”, “Volkswagen Golf” të gjitha me targa të Tetovës”. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, si dhe bashkëudhëtari L.A (19) nga fshati Gajre,…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (12.06.2024) në orën 09:20 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, punonjësit e policisë e kanë arrestuar personin C.R (56) nga Republika e Turqisë. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të pasaportave dhe një kontrolli shtesë, u konstatua se kartoni i gjelbër i sigurimit për kamionin “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të cilin ai e drejtonte, ishte i falsifikuar. “Personi është ndaluar në stacionin policor dhe më pas është paraqitur para gjyqtarit në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë, i cili i ka caktuar masë alternative të dënimit me kusht”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë