Incidente mes policëve dhe një grupi personash të panjohur kanë ndodhur në agimin e së premtes në rrugët e Exarchia. Ngjarja ka ndodhur në rrugët Koletti, Benaki dhe Messolongiou. Sipas ERT, tre punonjës policie të Grupit të Veprimit kanë mbetur të plagosur lehtë ndërsa janë arrestuar 22 persona. (BalkanWeb)
Author: Hamdi Kumanova
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, Greqia nuk po mendon për veto të re. Pas takimit ministror, Osmani ka treguar se ka pasur një takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, në të cilin ka marrë pjesë përmes telefonit edhe ministri grek, Giorgos Gerapetritis. Siç tha Osmani, takimi kaloi në një atmosferë konstruktive dhe u shpreh shpresa se të dyja palët do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Deri më tani nuk ka njoftime për veto. Pasi presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e dha betimin duke mos përmendur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”, Greqia…
Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje entuziaste të enjten, kur u rikthye në Uashington, ndërsa gëzoi mbështetje nga ligjvënës republikanë, pas shpalljes fajtor në gjyqin kundër tij në Nju Jork. Zoti Trump, që sipas anketimeve është në garë të ngushtë me pasardhësin e tij Joe Biden për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, falenderoi anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në një klub privat pranë Kapitolit, të cilët i kënguan “Gëzuar Ditëlindjen”, pasi të premten ai do të mbushë 78 vjeç. Ky ishte takimi i parë i zotit Trump me ligjvënësit në Kapitol, që kur la Shtëpinë e Bardhë në 2021…
Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe pakon e re të sanksioneve kundër Federatës Ruse. Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika…
“Ai ishte një zot i pavdekshëm i harmonisë”, kështu e quante Beethoven, Johann Sebastian Bach. “Muzika i detyrohet Bach-ut po aq sa feja themeluesit të saj”, kështu shprehet Schumann. Dhe muzika e Bach vazhdon të frymëzojë një ndjenjë nderimi dhe dashurie që kufizohet me spiritualitetin, si te ateistët ashtu edhe te besimtarët. Një kompozitor jashtëzakonisht produktiv, Bach përsosi të gjitha format ekzistuese muzikore të periudhës së barokut dhe e çoi përdorimin e harmonisë në një nivel të ri, duke vendosur parametra brenda të cilave shumica e traditës muzikore perëndimore ka punuar që atëherë. Por si e bëri ai gjithë këtë,…
Në mesin e verës spitalit të Ohrit i mbaroi kundërhelmi për gjarpërinjtë, i cili u jepet pacientëve të kafshuar. Rasti i fundit, kur një shtetas holandez, i kafshuar nga gjarpri, duhej të transportohej urgjentisht në Dibër për të marrë serum, shkaktoi revoltë te banorët e Ohrit. Thonë se është turp që qendra më e madhe turistike qoftë edhe për një ditë të ngelet pa ilaç i cili shpëton jetë. “Nuk lejohet, është turp, nuk i bën mirë shtetit dhe qytetit. Nuk do të vijnë turistë të tjerë”, tha një qytetar.. “Unë jam gjuetar, eci në natyrë dhe gjithmonë kam serum…
Për të zgjeruar shtrirjen e sanksioneve ndaj Rusisë, SHBA-ja ka përfshirë në listën e sanksioneve shumë kompani, kryesisht kineze, të cilat mbajnë marrëdhënie tregtare me kompanitë ruse, transmeton Anadolu. Kreu i Departamentit të Sanksioneve Ekonomike dhe Zbatimit të SHBA-së, Aaron Forsberg bëri një deklaratë për Associated Press (AP) lidhur me zgjerimin e fushës së sanksioneve të vendosura për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Ai tha se shumica e atyre që përfshihen në listën e re të sanksioneve janë kompani dhe individë me bazë në Kinë. “Në këtë listë, për herë të parë u përfshinë adresat për të parandaluar riinkorporimet në të…
VLEN dhe VMRO kanë propozuar që në momentin që një kryetar komune kandidon për zgjedhjet parlamentare, në vend të tij të caktohet një ushtrues detyre, por Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se nuk e kanë parë një propozim të tillë e pasi të informohen rreth kësaj do të deklarohen. Ndërsa kur u pyet nëse janë të gatshëm për zgjedhje, Bexheti tha se gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe se asnjëherë nuk kanë ikur nga zgjedhjet. “Ne, asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet. Gjithmonë kemi qenë të përgatitur”, tha Bexheti. VIDEO https://youtu.be/abvNSda6gO4
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, “Fronti Europian” nesër, (e premte) organizon Akademi Solemne në Teatrin Shqiptarë në Shkup. Për organizimin e kësaj Akandemije kanë njoftuar nga “Fronti Europian”. Ngjarja zyrtarisht do të fillojë nga ora 14:00. Nga Fronti për këtë ngjarje kanë ftuar edhe mediat. “Fronti Europian ka nderin të ju ftojë në Akademinë Solemne me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës e cila do të mbahet ditën e premte, më 14 qershor 2024, me fillim në ora 14:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup”, thuhet në njoftim.
Sipas parashikimeve të Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS), një valë e re pluhuri saharanë pritet të arrijë këtë javë në Evropën Juglindore dhe Mesdheun lindor, përfshirë Maqedoninë. Vala, e cila shkon deri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parashikohet të arrijë kulmin sot dhe nesër me një përqendrim të shtuar të grimcave të mëdha, PM10. Në mënyrë të veçantë do të preken vendet e Evropës Juglindore dhe pjesë të tjera të Mesdheut lindor, tranmseton Portalb.mk. Lëvizja e pluhurit të shkretëtirës ka nisur më 10 qershor në zona si Bullgaria, Qiproja apo Greqia, ku për disa ditë vlerat janë…
Kjo ishte atmosfera sot me regjimin e posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, shkruan Alsat. Një pjesë e qytetarëve thonë se nuk janë informuar në kohë dhe kjo ka shkaktuar rrëmujë në komunikacion, ndërsa disa të tjerë propozojnë zhvendosjen e disa institucioneve publike larg qendrës së Shkupit. “Mendoj se nuk është në rregull që të ketë kësi rrëmujë sepse tani duhet të arrija tek spitali shtetëror dhe nuk kam nga të hyjë, nga të gjithë anët është e zënë, nuk është në rregull në këto temperatura, duhet në kohë të na informojnë nëse planifikojnë diçka që…
“Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mc Gonigal. Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me laraskat. Po të doni kur të doni ju, tani po iki se kam sipërmarrje kam tryezën. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama, ne do shkojmë te sipërmarrja. U thirra si kundërshtar i narko regjimit”-tha Meta.

