Author: Hamdi Kumanova

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk marrin shërbime të mjaftueshme dhe cilësore nga institucionet shtetërore, gjë që ndikon në uljen e besimit ndaj tyre. Ndërkohë, sa i përket pagesës së tatimeve dhe obligimeve ndaj shtetit, shumë qytetarë shpesh detyrohen t’i shlyejnë ato përmes përmbaruesve, të cilët në shumë raste cenojnë edhe më tej të drejtat e kësaj popullate. Ky konstatim del nga studimi i fundit i profesorit universitar Bashkim Selmani, i realizuar bashkë me studentët e Fakultetit Juridik. “Në bazë të anketimit, është konstatuar se shqiptarët me 59.2 për qind nuk u besojnë dhe nuk shërbehen me cilësi nga…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria për Themelore për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se në bashkëpunim me Policinë, po zhvillojnë bastisje në disa rajone të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se persona të caktuar dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me drogë dhe armë. “Gjatë mëngjesit, punonjës të policisë, nën udhëheqjen prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, po kryejnë bastisje në disa lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Brezë, Ingjikovë dhe Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale të lidhura me armë dhe drogë”, thonë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Brenda vitit 2026 do të fillojnë punët për ndërtimin e Sahat Kullës në Tetovë. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me drejtorin e Qendrës Nacionale për Konservim, Aleksandar Jordanoski. Financimi i Sahat Kullës bëhet nga Komuna e Konjës me vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa nuk ka afat konkret se kur do të përfundojnë punët. “Pas shumë përpjekjeve edhe njëherë e rikthejmë në jetë temën e ndërtimit apo më mirë thënë të rindërtimit të Sahat Kullës.Në këtë drejtim, pas shumë përgatitjeve, bashkë me drejtorin e Qendrës për Konservim,vendosëm…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga ora 12:00 deri në 16:00 dhe nga 18:00 deri në 22:00 sipas orës lokale, pritet që edhe sot fermerët grekë të bllokojnë pikën kufitare Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia drejt vendit tonë, me ç’rast komunikacioni do të ndërpritet plotësisht, përveç kamionëve me produkte greke. Në gjithë Greqinë janë vendosur mbi 50 bllokada. Në pikën kufitare Evzoni janë parkuar mbi 300 traktorë dhe tashmë dhjetë ditë me radhë fermerët grekë periodikisht e mbyllin kufirin për qarkullim. Bllokada janë vendosur edhe në pikat e tjera kufitare: në Niki (Medjitlija) drejt Maqedonisë, ku çdo ditë vendoset nëse dhe…

Lexo më Shumë

Dje, në rrugën rajonale midis fshatit Karaorman dhe Shtipit ndodhi një aksident i rëndë trafiku, në të cilin u lënduan tre persona. Sipas informacioneve nga SPB Shtip, oficerët e policisë kanë kryer inspektimin e vendit të aksidentit, dhe është thirrur një njësi zjarrfikëse për të nxjerrë të lënduarit nga automjeti. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Klinik në Shtip, ku u është ofruar ndihma e duhur mjekësore. SPB Shtip njoftoi se detaje shtesë rreth aksidentit do të shpallen gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Koçanit ka parashtruar kallëzim penal ndaj J.E. 51 vjeçe nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimeve” si drejtoreshë e një çerdhe. “E denoncuara, në cilësinë e ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Publik Komunal – Kopshtit “Pavlina Veljanova” në Koçan, ka ndërmarrë veprime zyrtare duke kaluar kufijtë e autorizimeve të saj zyrtare”. “Ajo përmes një agjencie private punësimi ka angazhuar përkohësisht një person për pozicionin e kujdestarit për periudhën 01.12.2024 – 15.05.2025, pa poseduar licencë të vlefshme personi për këtë pozicion. Me këtë veprim, e denoncuara…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Arsimit është ngritur shqetësimi për gabimet e evidentuara në librin e Gjeografisë për klasën e 7-të. Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, ka reaguar publikisht duke theksuar se çështja e teksteve shkollore trajtohet me seriozitet maksimal. “Fëmijët tanë meritojnë libra të saktë, profesional dhe të përditësuara sipas standardeve bashkëkohore”, ka deklaruar Aliu. Ai ka sqaruar se hartimi, vlerësimi dhe miratimi i teksteve shkollore është kompetencë profesionale e komisioneve dhe ekipeve të ekspertëve të angazhuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tij, gabimi i evidentuar duket të jetë një gabim teknik në përkthim gjatë procesit të përpilimit apo…

Lexo më Shumë

Tre persona nga Kumanova u ndaluan mbrëmë nën dyshimin se kanë vjedhur pjesë nga një autobus dy muaj më parë. – Më 09.12.2025 në orën 21:20 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan A.L. (31), M.L. (26) dhe D.Z. (25), të gjithë nga Kumanova, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Siç shton policia, ata dyshohet se kanë marrë pjesë nga një autobus më 12.10.2025 në fshatin Gorno Kojnare, Kumanovë, me përdorim force. – Ata u ndaluan në një stacion policor dhe pranuan krimin në një intervistë zyrtare, shton policia. Pas dokumentimit të plotë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva deklaroi sot se në seancë qeveritare u miratua propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski. Ajo tha se arsyet janë tashmë publikisht të njohura. Shtoi se Kocevski ka bërë gabime të mëdha profesionale, ka shpërndarë pa autorizim informacione për raste gjyqësore dhe ka cenuar reputacionin e tij personal dhe të Prokurorisë. Sipas saj, si pasojë e shkeljeve të bëra, integriteti i Prokurorisë është dëmtuar seriozisht. “Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë nga funksioni i Prokurorit Publik, Ljupço Kocevskin”, tha Miteva. Ajo gjithashtu theksoi se edhe qytetarët e mbështesin këtë vendim dhe shtoi se sistemi…

Lexo më Shumë

Më datë 09.12.2025, rreth orës 15:30, në DPB Gostivar ka denoncuar Sh.Z. (52) nga Dobërdolli se rreth orës 12:30, në Tregun e Qytetit në Gostivar, pas një zënke paraprake, është sulmuar fizikisht nga katër persona. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe identifikimin e të dyshuarve.TS

Lexo më Shumë

Më datë 09.12.2025, rreth orës 12:50, në Njësinë Policore Rostushë ka denoncuar M.M. (53) nga Velebërda e Dibrës, i cili ka deklaruar se rreth orës 12:40, në fshatin Rostushë, pas një zënke paraprake, është sulmuar fizikisht nga M.F. (52) nga Trebishti. Policia njofton se pas dokumentimit, ndaj personit të dyshuar do të ngriten parashtresa përkatëse.TS

Lexo më Shumë