Një delegacion i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, së bashku me ekipin nga Sektori i Naftës dhe Gazit i Ministrisë dhe drejtuesit e Nomagas, MEMO dhe MEPSO, qëndruan në Beograd me ftesë të ministres serbe të Minierave dhe Energjetikës Dubravka Handanoviq Gjuroviç. Fokusi kryesor i vizitës ishte zbatimi i përshpejtuar i interkonektorit të gazit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë – projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike afatgjate. Siç informon Ministria e Energjetikës, në takimin e punës u shqyrtuan hapat kryesorë teknikë, financiarë dhe institucionalë të…
Author: Hamdi Kumanova
Zbulohen detaje të reja nga hetimi, lidhur me vrasjen monstruoze në Negotinë të Gostivarit… Prokuroria ka shpalosur detaje të reja informacioni dhe ka konfirmuar vdekjen e dhunshme, si dhe vazhdimin e paraburgimit dhe masw ligjore ndaj një personi tjetër. “Ka përfunduar obduksioni i 53-vjecares nga Negotina e Gostivarit, trupi i së cilës dje u gjet në atarin e fshatit”, ka bërë të ditur prokuroria, shkruan “plusinfo”, transmeton gazeta Lajm. Në kuadër të procesit hetimor, më urdhër të prokurorit publik, aktualisht është duke u bërë ekspertiza e gjurmëve, që u siguruan nga disa lokacione, si dhe bastisje dhe veprime tjera, që…
Parlamenti dhe jo komunat, duhet të vendosë për çështjen e migrantëve, njoftoi sot LSDM, duke vlerësuar se kryeministri Hristijan Mickoski ka refuzuar të përgjigjet qartë për ditë të tëra nëse do ta nënshkruajë rezolutën e propozuar e cila, siç deklarojnë ata, duhet t’u garantojë qytetarëve se nuk do të ketë pranim të migrantëve për para në Maqedoni. LSDM deklaron se në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, Mickoski po shpall iniciativa lokale përmes këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së në komuna të caktuara, gjë që sipas partisë është një përpjekje për ta zhvendosur temën nga niveli shtetëror në atë lokal. “Pse Mickoski…
Një person është ndaluar dje në pikën kufitare në Han të Elezit me 295 mijë euro para kesh, të padeklaruara. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi me afro 300 mijë euro është Synim Fazliu nga Presheva. Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi Fazliu kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës.…
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është nisur në orët e hershme të mëngjesit drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkrahjes ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, shkruan IndeksOnline. Protesta në Shkup është paralajmëruar si paqësore dhe ka për qëllim kundërshtimin e proceseve gjyqësore që, sipas organizatorëve, po zhvillohen padrejtësisht ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së./IndeksOnline/
Punonjësi shumë vjeçar i Entit Shtetëror të Statistikave, Ridvan Ismaili ka njoftuar se po largohet nga ky institucion i rëndësishëm shtetëror siç ka shtuar ai për një kapitull të ri në punën e tij profesionale. Ismali ka shkruar në profilin e tij në facebook se edhe pas 80 viteve ende ESHS nuk ka më shumë se një udhëeheqës sektri shqiptar gj[ që flet për barazinë e brendshme në këtë institucion. Mjerisht sipas tij numri i të punësuarve shqiptarë ende është minimal. Ai thotë se ndihet krenar se ka kontribuar në shumë procese që ka kaluar ESSH duke përmendur…
Koalicioni VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të prezantuar nga zëvendëskryeministri Arben Fetaі, duke i dhënë dritë jeshile procesit që mbyll një pritje 24-vjeçare. Ky ligj dëshmi se kur ka vullnet politik, parimi i përfaqësimit të drejtë nuk mbetet në fjalë, por shndërrohet në LIGJ. Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë. VLEN është i vendosur që kjo çështje të mos mbetet më peng i lojërave politike, por të marrë zgjidhje të plotë ligjore, për një administratë publike profesionale, funksionale…
Ka ndërruar jetë dr. Ferid Sadiku, kardiologu i parë i Gostivarit, një nga figurat më të respektuara të mjekësisë dhe jetës qytetare në këtë qytet. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Arben Taravari, i cili në një mesazh prekës vlerësoi kontributin dhe personalitetin e dr. Sadikut. Sipas tij, dr. Ferid Sadiku ishte një mjek dhe njeri i jashtëzakonshëm, që gjatë veprimtarisë së tij profesionale ka ndihmuar mijëra qytetarë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetësinë lokale. Në vitin 2021, dr. Ferid Sadiku u shpall Qytetar Nderi i Gostivarit, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e…
Më pas është -2 në Shkup – Petrovec, Manastir, Strumicë, Kriva Pallankë, Krushevë, -1 në Shtip, Berovë, Prilep, Mavrovë, 0 në Demir Kapi, Pretor, Vinicë, 1 në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Veles, Kavadar, 2 në Tetovë, 5 në Kumanovë dhe 7 në Gjevgjeli. Me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit, do të shfaqet mjegull në disa lugina dhe lugina lumenjsh, e cila do të ulet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 9 deri…
Fondi Shëndetësor ka kryer 26 inspektime të jashtëzakonshme në institucionet publike shëndetësore brenda dhe jashtë Shkupit. Rezultatet janë alarmante. Në vetëm 8 institucione nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në 18 klinika janë zbuluar shkelje serioze. Shkeljet më të rënda që ka konstatuar Fondi janë pagesa të fryra për kujdestaritë, në disa klinika është paguar orar i ndërrimit më shumë sesa është realizuar realisht. Dy drejtorë klinikash ia kanë rritur vetes pagat me 10%, pa bazë ligjore. Pas gjetjeve, drejtuesve të institucioneve u është kërkuar të kthejnë çdo denarë të marrë. “Në 18 institucione ose rreth 70 për qind…
Evropa qartë bëri të ditur se barazia nuk është zgjedhje, por standard dhe ne atë standard e pranojmë jo vetëm sepse duhet, por sepse besojmë në shtet i cili nuk ka qytetarët të privilegjuar dhe të paprivilegjuar, porositi sot ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në fjalimin e saj në Konferencën “Barazia gjinore si gurthemel i anëtarësimit drejt BE-së”, që po mbahet sot në Shkup. “Në Bashkimin Evropian, barazia gjinore nuk është temë dytësore, por vlerë themelore e ngulitur në ligjin evropian, parakusht për një shoqëri demokratike, ekonomi të fortë dhe kohezion midis qytetarëve. Progresi në këtë…
Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës ka kryer mbikëqyrje mbi punën e më tepër autoshkollave në gjithë shtetin, me çka janë konstatuar indikacione që çojnë deri te mundësia për veprim të harmonizuar të tyre mbi çmimin që duhet të paguajnë kandidatët që duan të bëhen shoferë. “Mbi 40 autoshkolla janë bërë bashkë dhe kanë formuar kartel për formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë duke shkelur kështu ligjin për mbrojtje të konkurrencës”, tha Zekirija Haxhiu – Gazetar. Autoshkollat kanë shkelur nenin 7 të Ligjit për Mbrojtje të Konkurrencës, i cila ndalon veprimin e përbashkët, respektivisht përcaktimin e një çmimi…

