Author: Hamdi Kumanova

Pas evakuimit të mbrëmshëm të 151 personave nga Dubai që arritën në aeroportin e Shkupit, aeroplani i radhës pritet të mbërrijë të martën, me afërsisht të njëjtin numër udhëtarësh. Fluturimi i tretë është planifikuar për mesin e javës, por mbetet të shihet nëse do të rritet interesi i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nga zonat e rrezikut, në mënyrë që potenciali për evakuim të organizuar nga shteti të mund të shfrytëzohet plotësisht. Siç deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, punohet edhe për evakuimin e qytetarëve tanë që ndodhen në Bahrejn, Katar dhe Kuvajt.…

Lexo më Shumë

Një grua 54-vjeçare nga Shkupi është thirrur për bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Shuto Orizares, pas denoncimit të nuses së saj për shqetësim dhe ofendime të vazhdueshme. ​Sipas informacioneve nga policia, më 7 mars 2026, në ora 16:00, zyrtarët policorë kanë kryer bisedë zyrtare me personin me iniciale H.M. (54) nga Shkupi, duke vepruar sipas ankesës paraprake të nuses së saj 29-vjeçare. ​Siç thuhet në denoncim, gjatë dy viteve të fundit, e denoncuara e ka ofenduar vazhdimisht nusen e saj, ndërsa në të kaluarën e ka sulmuar edhe fizikisht. ​Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, gruaja është sjellë në…

Lexo më Shumë

“Pyjet Kombëtare”, HM “Infrastruktura”, RTM-ja, NTP-ja, “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup. Këto janë disa nga ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore që janë gjithashtu edhe ndër punëdhënësit “më të mëdhenj”, duke punësuar mbi 500 persona. Ndërmarrjet publike janë në “rangun” e Këshillit të Prokurorëve Publikë – me numrin më të madh të punonjësve mbi moshën 54 vjeç, shrkuan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. “Pasqyra e gjakut” e NP-ve të menaxhuara nga shteti dhe komunat Në nivel shtetëror ka gjithsej 159 ndërmarrje publike, nga të cilat shumica ose 116 janë ndërmarrje publike për shërbime komunale, 17 janë ndërmarrje transporti, 8 janë nga…

Lexo më Shumë

Të gjithë e kemi dëgjuar këto ditë, sidomos nëpër kafene pas iftarit, të njëjtën fjali që përsëritet me frikë: “Shteti nuk ka naftë!” Por, para se të lejojmë që ky shqetësim të kthehet në panik, le të ndalojmë pak dhe ta shohim situatën me syrin e logjikës, larg thashethemeve. Të thuash që “nuk ka naftë” do të thotë të thuash që çdo gjë ka ndaluar. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishim as bukë në dyqane, as transport dhe asnjë lëvizje. Realiteti është se jeta vazhdon. Nëse do të kishte një krizë reale rezervash, pasojat do të ishin…

Lexo më Shumë

Bujqësia në Maqedoni po hyn në sezonin e mbjelljeve të pranverës me një plagë të hapur financiare që fermerët e matin në “mbi 100 milionë euro” në subvencione të papaguara dhe të vazhdueshme. Në një takim në Prilep, shoqatat dhe prodhuesit bujqësorë thanë se pa pagesa në kohë, mbështetja shtetërore humbet kuptimin e saj, sepse fermerët detyrohen të marrin borxhe dhe të “riparojnë” nga një korrje në tjetrën vetëm për të mbijetuar. Në llogaritjen e tyre, deri më 31 dhjetor 2025, borxhi i papaguar ndaj fermerëve arriti në 2.4 miliardë denarë, ose rreth 39 milionë euro. Në të…

Lexo më Shumë

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, zbuluan 150 mijë paund britanikë të cilët nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore. Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë është mbajtur përkohësisht. Siç njofton Drejtoria e Doganave, ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje. Nga kjo drejtori theksojnë se zbatojnë vazhdimisht aktivitete që synojnë zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Situata në Lindjen e Mesme ka lënë të bllokuar rreth 700 deri në 800 shtetas maqedonas, të cilët e kanë pothuajse të pamundur kthimin në shtëpi për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, përcjell faktor.mk. Sipas Arkan Kerim nga Oda Turistike-Hotelierike, fluturimet janë ndërprerë pasi aeroporti i Dubait ka ndaluar punën, duke paralizuar transportin ajror midis Azisë dhe Evropës. Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, ku një vend i vetëm nga Dubai për në Shkup ka kushtuar deri në 20.000 euro. Kthimi mbetet sfidë edhe përmes rrugëve alternative si Arabia Saudite, për shkak të procedurave të vështira për pajisjen me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në ditën e hedhjes zyrtarisht të gurthemelit të Kampusit më modern të Universitetit Nënë Tereza, tha se ky projekt është invesitmi më i madh në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Mexhiti gjithashtu bëri të ditur ky investim kap vlerën e rreth 42 milionë euro.

Lexo më Shumë

Rreth 50 punëtorë, kryesisht nga Maqedonia, janë larguar nga puna nga kompania Bechtel‑Enka, pa paralajmërim paraprak dhe pa një sqarim të detajuar zyrtar. Sipas punëtorëve të prekur, arsyeja që u është dhënë është se Qeveria nuk ka lëshuar mjetet financiare për pagesën e pagave të tyre. Ata thonë se vendimi për largimin nga puna ka ardhur papritur, duke i lënë pa punë dhe pa siguri financiare. Punëtorët kërkojnë që të respektohen kontratat e tyre të punës dhe që institucionet shtetërore të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë transparencë lidhur me arsyet e këtij…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër një 55-vjeçari, i dyshuar për veprën penale – Vrasje, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë), dhe kundër tij është zhvilluar edhe procedurë për Kërcënim të sigurisë, sipas nenit 144, paragrafi 3, lidhur me paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal. Më 1 mars, në shtëpinë e familjes, në praninë e një personi tjetër, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, ai me qëllim u përpoq t’i privonte nga jeta bashkëshorten e tij. Ai nxori një pistoletë që e…

Lexo më Shumë

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht po zhvillojmë një listë instrumentesh ku do të investojmë. Kjo nuk i përfshin vetëm kriptovalutat”, ka thënë Suleimanov në një konferencë për media, tek ka shtuar se investimet do të bëhen në kompani teknologjike që lidhen me kriptovaluta dhe asete digjitale financiare. Këto investime pritet të nisin në periudhën prill-maj.

Lexo më Shumë

Një përplasje gjithnjë e më e ashpër mes Hungarisë dhe Ukrainës po përshkallëzohet, pasi Budapesti sekuestroi dy automjete të blinduara ukrainase të bankave që transportonin miliona euro para të gatshme si dhe lingota ari, shkruan The Guardian. Shtatë shtetas ukrainas që shoqëronin makinat u arrestuan gjithashtu. Zyrtarët hungarezë thanë se ukrainasit e ndaluar kishin lidhje me shërbimet e inteligjencës dhe sugjeruan se paratë mund të jenë me origjinë të dyshimtë, ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, akuzoi Budapestin për “marrje pengjesh dhe vjedhje parash”. Sybiha gjithashtu akuzoi presidentin hungarez pro-rus, Viktor Orbán, se po sajonte këtë skandal…

Lexo më Shumë