Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë zbardhur tri vepra penale “mashtrim” dhe një vepër “mashtrim” në tentativë në Tetovë, ndërsa për të njëjtat vepra është privuar nga liria një shkupjane 23-vjeçare. “Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, më 07.01.2026 nëpunës policorë nga SPB Tetovë në koordinim me SPB Shkup dhe me Njësitin për Krim Ekonomik – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme në MPB zbardhi tri vepra penale “mashtrim” dhe një vepër “mashtrim” në tentativë, me ç’rast në Shkup e privuan nga liria A.J. (23) nga Shkupi. Në të vërtetë, ajo në një rrjet social…
Author: Hamdi Kumanova
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut, janë të përdorura. Në të njëjtën kohë, numri i automjeteve të regjistruara është dyfishuar – nga 350 mijë në vitin 2012 në gati 700 mijë në vitin 2024, por edhe pse kështu, mosha mesatare e automjeteve ka shkuar në 19.4 vjet, që do të thotë se në rrugë lëvizin gjithnjë e më shumë automjete të vjetra. Në Shkup është regjistruar çdo automjet i tretë në vend, me mbi 33% të makinave dhe 38% të automjeteve të transportit…
Për shkak të reshjeve të dendura të borës, në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, nga ora 9:25 është vendosur ndalim për qarkullimin e autobusëve, ndërsa për automjetet është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirë), njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Më herët, LAMM njoftoi se në orën 5:15 të mëngjesit ishte vendosur ndalim për kamionët në rrugën Strugë – Qafë Thanë. Qarkullimi në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, mbi rrugë të lagura. Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në Kumanovë, Straçin, Krushevë, Zheleznec, si dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Presekë.…
Në fund të dhjetorit 2025, rezervat zyrtare devizore arritën në 4.925,3 milionë euro, që është një rritje prej 63,1 milionë eurosh krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore është investuar në letra me vlerë (74.2 përqind), e ndjekur nga ari monetar (16.5 përqind) dhe valutat dhe depozitat (9.3 përqind). Siç deklaroi së fundmi guvernatori Trajko Slaveski, rezervat devizore janë rreth 50 për qind më të larta se në vitin 2019 dhe janë në një nivel të rehatshëm që garanton stabilitetin e kursit të këmbimit dhe ofron hapësirë për ndërhyrje, nëse…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, sot në një konferencë për media prezantoi projektet kryesore zhvillimore që, sipas tij, synojnë transformimin e Gostivarit në një qytet modern, funksional dhe të gjelbër. “Gostivari meriton një zhvillim që reflekton energjinë, potencialin dhe dinamikën e tij urbane. Vizioni ynë është i ndërtuar mbi planifikim afatgjatë, zgjidhje moderne dhe respekt për hapësirën publike, duke e vendosur qytetarin në qendër të çdo projekti”, deklaroi Limani. Ai theksoi se një nga problemet kryesore të qytetit është kaosi në qarkullim dhe mungesa e hapësirave për parkim, për çka…
Qendra për Menaxhim me Kriza ka dhënë informacione rreth situatës pas reshjeve të dendura të shiut, përcjell TV21. Nga QMK thonë se nga vërshimet është prekur rajoni i Gostivarit, Kërçovës, Ohrit, Manastirit dhe Prespës. Njoftim nga QMK: Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga lokale ndërmjet fshatrave Forinë dhe Tumçevisht, Komuna e Gostivarit, është e vështirë për ta kaluar. Për situatën janë njoftuar NJQV Gostivar dhe Stacioni Policor Çegran. Është vërejtur edhe dalja nga shtrati i lumit Lakaviçka në fshatin Malo Turçan dhe e lumit Sushçka në fshatin Banjicë e Epërme, Komuna e Gostivarit. Për ngjarjet janë njoftuar…
BDI reagoi ndaj kryerjes së një riti fetar mbi automjete zyrtare të policisë në ambientet e MPB-së, duke e cilësuar veprimin si shkelje të parimit të shtetit sekular. Sipas BDI-së, përdorimi i hapësirave dhe mjeteve shtetërore për rituale të një feje krijon përjashtim dhe cenon barazinë etnike e fetare. Partia kërkon sqarim për autorizimin dhe bazën ligjore të veprimit, si dhe përgjegjësi institucionale për zyrtarët përgjegjës. BDI thekson se policia duhet të jetë neutrale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa identifikim fetar transmeton Portalb.mk. “Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe reagon fuqishëm ndaj fotografive të…
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, së bashku me ekipet e kujdestarisë së numrit 112 dhe Sektorit të Operacioneve, po monitoron vazhdimisht situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Qytetarëve u bëhet thirrje që menjëherë të raportojnë çdo problem ose nevojë në numrin 112. Në rrugën Gostivar – Strazhë ka rrëshqitje dheu, por trafiku po zhvillohet normalisht, ndërsa në rrugën nga Tetova për Banjën e qytetit ka rrëshqitjet të dheut me çka e vështirëson lëvizjen. Në fshatin Balin Dol, lumi Vardar doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetë parcela bujqësore dhe…
Në Kodrën e Diellit po regjistrohen reshje bore me intensitet të ndryshëm, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për trafikun. Në disa rrugë që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, ndodhja e rrëshqitje të vogla toke. NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Britania e Madhe është përfshirë nga paralajmërime të gjera për mot ekstrem, teksa stuhia Goretti pritet të sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe ndërprerje të mëdha në transport dhe shërbime. Shërbimi Meteorologjik Britanik ka lëshuar paralajmërime të nivelit të verdhë dhe portokalli në pjesën më të madhe të vendit, me deri në 30 centimetra borë të parashikuara në disa zona të Uellsit, Midlands dhe veriut të Anglisë, raporton SkyNews. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të bllokimit të rrugëve, anulime fluturimesh, ndërprerje të energjisë elektrike dhe izolim të komuniteteve rurale, ndërsa në Cornwall erërat mund të arrijnë deri…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënimet e të cilit të ripërtërira për të sekuestruar Grenlandën nga Danimarka, anëtare e NATO-s, kanë tronditur aleancën transatlantike, tha të mërkurën se dyshonte nëse aleatët “do të ishin aty për ne nëse do të kishim vërtet nevojë për ta”. “Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Një deklaratë e tillë vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk e përjashtonte ndërhyrjen ushtarake për të marrë Grenlandën. Në postimin e tij,…
Numërimi i votave me postë që kanë arritur deri më tani në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 ka përfunduar plotësisht. Por, ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3 mijë e 185 pako me fletëvotime të tërhequra nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404). Sipas të dhënave zyrtare, janë procesuar 145 nga 145 vendvotime, ose 100 për qind e totalit. Nga rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 72.62 për qind, përkatësisht 30 mijë e 611 vota. Pas…

