Author: Hamdi Kumanova

Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe. Shtetasit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë. Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut. Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik. Bilali dhe Thani pasi kanë nisur të godasin njëri tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga…

Lexo më Shumë

Shkëndijat mes Diego Simeones dhe Vinicius në Superkupën e Spanjës, panë edhe Çabi Alonson si protagonist kur sulmuesi u zëvendësua dhe iu drejtua trajnerit argjentinas. Ishte pikërisht trajneri i Realit ai i cili protestoi i pari për provokimet e Simeones dhe pas ndeshjes bëri të qartë se nuk i kishte pëlqyer sjellja e tij. “Nuk më pëlqeu momenti. “Çolo” tha dickka dhe këto gjëra kalojnë frymën që duhet të kesh mes miqve. Nuk më pëlqen që t’i thuhen këto gjëra shokëve. Jo gjithçka është e lejueshme. A folëm? Unë fola me Vinicius dhe mbetet mes nesh”, tha Alonso për…

Lexo më Shumë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kërkuar nga aleatët evropianë ta marrin më seriozisht sigurinë e Groenlandës, pasi përndryshe “SHBA-ja duhet të bëjë diçka për këtë”, raporton agjencia “AP”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërsëritur interesimin për Groenlandën. Ai ka thënë se SHBA-ja dëshiron ta blejë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë nuk është përjashtuar edhe një ndërhyrje ushtarake për ta marrë nën kontroll territorin. Vance tha se zgjidhja përfundimtare do të mbetet te presidenti i SHBA-së, ndërsa diplomacia vazhdon. Ai ka thënë se Groenlanda është jetime për mbrojtjen e SHBA-së dhe botës kundër sulmeve raketore ruse e kineze.…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës, Venko Filipçe nuk pranon takim liderësh për abrogimin e Qeverisë Teknike dhe miratimin e ligjeve reformuese. Sipas tij, LSDM-ja nuk ulet me kriminelë, ndërsa Qeveria Teknike është e nevojshme të mbetet në fuqi. “Mickoski fton në takim ndërsa deri dje më akuzonte, më kërkon të largohem nga LSDM-ja, shpifin Dubai, Saint Moritz dhe shpifin çdo gjë tjetër madje duke më ndjekur me shërbime. Madje tentuan është nga brenda LSDM-së ta prishin partinë. Tani kërkon takim. A vërtet mendon se unë dhe LSDM-ja jemi naiv? Takim nuk ka, Qeveria Teknike mbetet”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. Kryeministri…

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” njoftojnë se uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije. “Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar. Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 29.12.2025 deri më 02.01.2026 mori 147 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 147 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika…

Lexo më Shumë

Sasia më e madhe e borës është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku nga rreshjet e natës mbulesa e borës ka arritur në 31 cm, ndërsa në Kriva Pallankë janë matur vetëm 2 cm. Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë. Pas saj, temperatura prej -3 gradësh është shënuar në Kumanovë, -1 në Shkup–Petrovec, Shkup–Zajçev Rid dhe Mavrovi Anovi. Zero gradë janë regjistruar në Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Krushevë. Një gradë ka pasur në Tetovë, Ohër dhe Vinicë, 2 gradë në Pretor dhe Kavadarc, 3 gradë në Demir…

Lexo më Shumë

Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në dhjetor 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, ishte 4.1 përqind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. I gjithë viti 2025 përfundoi me të njëjtin nivel inflacioni relativisht të lartë krahasuar me vitin 2024. Indeksi i çmimeve të konsumit në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, u rrit me 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë me 3.6%. Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2025 ishte e ndryshme midis grupeve individuale të konsumit. Rritje e indekseve u regjistrua në të gjitha grupet: Restorante dhe hotele me 7.2%, Rekreacion…

Lexo më Shumë

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka thirrur sot në takim Shtabin Emergjent për të diskutuar situatën e fundit pas vërshimeve. Në takim është bërë e ditur se situate është në menaxhim dhe s’ka vend për shqetësim. “Me fillim të ditës së sotme diskutuam dhe vlerësuam terrenin dhe pamë se nga ndërhyrjet e bëra më herët dhe reagimi i menjëhershëm kësaj radhe kanë dhënë efekt dhe dëmi i mundshëm deri tani është parandaluar”, deklaroi Ferati.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë njofton se mbështet politikat e përcaktuara nga Presidenca Qipriote me Këshillin e Bashkimit Evropian. Gjatë një diskutimi të organizuar nga “PanEuropa” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme njoftoi se MPJ mbështet prioritetet e Qipros në fushat e sigurisë, mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Në bashkëpunim me Presidencën Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme tërhoqi vëmendjen edhe për marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. “Bullgaria do të vazhdojë të ketë një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm ndaj Republikës së…

Lexo më Shumë

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.M. (30) nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Siç informon Tetovasot, më 06.08.2025, në rrugën “Boro Shain” në Strugë, nëpunësit policorë e kanë kapur të dyshuarin duke hedhur një qese me marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Rasti është dokumentuar dhe kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurori, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Filloi karavani festiv „JINGLE BETS“ MEGAVIN, i cili sjell magji dhe argëtim të Vitit të Ri në disa qytete të Maqedonisë. Me këtë karavan argëtues „JINGLE BETS“ MEGAVIN, plot me lojëra ndërvepruese dhe dhurata, Lotoja Shtetëror dëshiron të shtojë magji në periudhën festive dhe të ofrojë mundësi shtesë për gëzim, me shumë shoqëri, qeshje, muzikë dhe kënaqësi për adhuruesit e lojërave të fatit në internet, por edhe për të gjithë mbi 18 vjeç. Brenda karavanit janë përgatitur dy zona speciale. Zona e parë, Zona Fun & Play, u mundëson vizitorëve të argëtohen me rrotën e fatit, totemin dixhital ndërveprues, si dhe…

Lexo më Shumë

Kur jemi te bora dhe reshjet e bores gjegjesisht temperaturave ekstreme, ja disa fakti interesante per qytetin e Kumanoves: -Kumanova e viteve të 60-ta te shekullit te kaluar e mbuluar me ‘pulhur dëbore’ -Viti 1953, ishte periudha më e gjatë kohore e reshjeve të borës pa ndarprerë 77 ditë. Reshjet e bores kishin filluar me 21 dhjetor 1953 dhe kishin përfunduar më 7 mars 1954 -Ne shkurt të vitit 1962, shtresa e bores ka mberritur deri ne 70 см; Kurse temperatura me e ulet prej -24 (minus njezeteshtate grade) eshte regjistruar 27 janar1954; -Temperatura me e larte (+40°C) eshte…

Lexo më Shumë