Author: Hamdi Kumanova

Pas gati 20 vitesh, shërbimi i detyrueshëm ushtarak po kthehet sot në Kroaci, i cili do të zgjasë dy muaj, dhe ushtarët, për momentin, do të vendosen në tre kazerma, në Knin, Slunj dhe Pozhegë. Në grupin e parë të të rinjve, të cilët kanë mbushur ose janë më të vjetër se 18 vjeç, janë 800 prej tyre që do të kalojnë nëpër stërvitjen e detyrueshme ushtarake. Gjatë stërvitjes së detyrueshme ushtarake, ata do të marrin një pagë në vlerë prej rreth 1100 eurosh neto, dhe do t’u njihen gjithashtu dy muaj shërbim. Pas stërvitjes ushtarake, ata mund të zgjedhin…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit ndryshime në Ligjin për Qeverinë, të cilat parashikojnë shfuqizimin gradual të modelit të ashtuquajtur të “Qeverisë teknike”, mekanizëm që zbatohet para zgjedhjeve parlamentare. Burime qeveritare bëjnë të ditur për PressOnline.al se drafti përfundimtar i ndryshimeve tashmë është dorëzuar në ekzekutiv dhe pritet që në periudhën e ardhshme të shqyrtohet në një nga mbledhjet e qeverisë. Pas miratimit në kabinet, propozimi do t’i dërgohet Kuvendit për procedurë parlamentare. Sipas informacioneve nga burime brenda Qeverisë, është propozuar një zgjidhje kalimtare: modeli aktual i qeverisë teknike të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski do të qëndrojë në SHBA gjatë tre ditëve të ardhshme, ku do të zhvillojë takime në Bankën Botërore dhe Departamentin e Shtetit, si dhe do të mbajë fjalim në sesionin kryesor plenar të forumit vjetor “Transforming Transportation 2026”, së bashku me komisarin evropian Apostolis Cicikostas. “Nikolloski do të flasë me temën “Korridoret për lidhje të qëndrueshme” ku theksi do të vihet në korridoret strategjike pan-evropiane në Maqedoni, si dhe në projektet infrastrukturore të zbatuara nga Qeveria, me theks të fortë në ndërtimin aktual të pjesëve të autostradës, si dhe ndërtimin e planifikuar të…

Lexo më Shumë

Kopeja e tij është zvogëluar ndjeshëm nga viti në vit. Nga mbi 300 dele sa kishte dikur, sot Abdini Adili, blegtor nga Tetova, ka mbetur me vetëm rreth 50 krerë. Ai thotë se ulja e numrit të bagëtive ka ardhur si pasojë e mungesës së përkrahjes institucionale dhe pamundësisë për t’u kujdesur i vetëm për një kope më të madhe. “Kjo puna jonë është shumë e rëndë. Nga ana tjetër mua më kanë lind shqerrat, nuk kam pas problem ka pas rast edhe nga dy, shkaku se i kam ushqyer me drithëra, por për mua është turp të mbajë kaq…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Manastir, në koordinim me veprimet e Qendrës Hetimore në atë prokurori dhe Shërbimit Penal Publik Manastir, zbuloi një skemë të përpunuar të mashtrimit të qytetarëve me aksidente të rreme trafiku, përmes së cilës mbi dhjetë qytetarë u mashtruan në zonën e Prokurorisë Themelore të Manastirit në 2-3 muajt e fundit, nga të cilët u morën gjithsej mbi 60,000 euro dhe sende të tjera me vlerë. Nga Prokuroria thonë se numri i ngjarjeve të tilla është rritur veçanërisht që nga fillimi i shkurtit, kur janë regjistruar tashmë gjashtë raste të ngjashme. “Në të gjitha rastet, metoda e ekzekutimit…

Lexo më Shumë

Publicisti Veton Surroi ka kujtuar një episod nga periudha e pasluftës në Kosovë, duke treguar se fillimi i konfliktit të armatosur në Maqedonia e Veriut në vitin 2001 rrezikonte të shkaktonte pasoja të mëdha në rajon, ndërsa reagimi i administratës ndërkombëtare ishte i ngadalshëm. Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me aktivistin politik Blerim Shala, Surroi tregoi se në atë kohë kishte pasur kontakte me figura politike shqiptare në Maqedoni, përfshirë liderin e atëhershëm të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi, me qëllim që konflikti të ndalej dhe të hapej një proces politik. Sipas Surroit, ai kishte kërkuar një takim urgjent…

Lexo më Shumë

26 gra janë vrarë në Maqedoninë e Veriut nga viti 2021 deri në vitin 2025. Për shkak të mungesës së një rregullimi ligjor për një kohë të gjatë, nuk dihet sa prej tyre janë viktima të femicidit. “Ose e imja, ose e vdekur”, ishte vetëm një nga dhjetëra mesazhet kërcënuese që 31-vjeçarja Rosica Koçeva kishte marrë pak ditë para se ish-partneri i saj, Ilija Stefanovski, ta vriste atë bashkë me babain e saj pranë shtëpisë së tyre në Veles. Ky është rasti më i fundit i femicidit në Maqedoninë e Veriut, i dokumentuar edhe nga policia. Rosica i kishte denoncuar…

Lexo më Shumë

Shporta mesatare e shpenzimeve e qeverisë është 160 euro më e ulët se ajo minimale sipas sindikatës. Qeveria ka llogaritur se për një familje katëranëtarëshe në janar ishin të nevojshme 56.000 denarë – deklaroi në emisionin Biznes 21 ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Sipas tij, shporta mesatare e qeverisë ishte më e lirë se ajo minimale sindikale, sepse sindikata kishte llogaritje jo realiste më të larta. “Në janar 2026, shporta mesatare e shpenzimeve, që është bërë një llogaritje nga kjo, e ashtuquajtura shporta jonë mesatare, është rreth 56.000 denarë. Po e shikojmë strukturën e vitit 2025 do të shohim dallime…

Lexo më Shumë

Pas evakuimit të mbrëmshëm të 151 personave nga Dubai që arritën në aeroportin e Shkupit, aeroplani i radhës pritet të mbërrijë të martën, me afërsisht të njëjtin numër udhëtarësh. Fluturimi i tretë është planifikuar për mesin e javës, por mbetet të shihet nëse do të rritet interesi i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nga zonat e rrezikut, në mënyrë që potenciali për evakuim të organizuar nga shteti të mund të shfrytëzohet plotësisht. Siç deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, punohet edhe për evakuimin e qytetarëve tanë që ndodhen në Bahrejn, Katar dhe Kuvajt.…

Lexo më Shumë

Një grua 54-vjeçare nga Shkupi është thirrur për bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Shuto Orizares, pas denoncimit të nuses së saj për shqetësim dhe ofendime të vazhdueshme. ​Sipas informacioneve nga policia, më 7 mars 2026, në ora 16:00, zyrtarët policorë kanë kryer bisedë zyrtare me personin me iniciale H.M. (54) nga Shkupi, duke vepruar sipas ankesës paraprake të nuses së saj 29-vjeçare. ​Siç thuhet në denoncim, gjatë dy viteve të fundit, e denoncuara e ka ofenduar vazhdimisht nusen e saj, ndërsa në të kaluarën e ka sulmuar edhe fizikisht. ​Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, gruaja është sjellë në…

Lexo më Shumë

“Pyjet Kombëtare”, HM “Infrastruktura”, RTM-ja, NTP-ja, “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup. Këto janë disa nga ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore që janë gjithashtu edhe ndër punëdhënësit “më të mëdhenj”, duke punësuar mbi 500 persona. Ndërmarrjet publike janë në “rangun” e Këshillit të Prokurorëve Publikë – me numrin më të madh të punonjësve mbi moshën 54 vjeç, shrkuan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. “Pasqyra e gjakut” e NP-ve të menaxhuara nga shteti dhe komunat Në nivel shtetëror ka gjithsej 159 ndërmarrje publike, nga të cilat shumica ose 116 janë ndërmarrje publike për shërbime komunale, 17 janë ndërmarrje transporti, 8 janë nga…

Lexo më Shumë