Spanja bëhet gati për klasiken e parë të vitit, e cila vlen edhe trofeun e parë për 2026-ën. Në kampin madrilen ka mjaft rëndësi ky takim pasi në La Liga diferenca mes dy ekipeve ndihet edhe në klasifikim. Në konferencën për shtyp të mbajtur pak çaste më parë Xabi Alonso mbylli fjalën e tij duke deklaruar se fitimi i finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila do të korenpsondonte me titulli e tij i parë si trajner i Real Madridit, nuk do të ishte një “çlirim”. “Kemi mundësinë të luajmë në finale. Është një ndeshje e veçantë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të njëjtin mision, janë tërhequr pa ofruar rezistencë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin real të Moskës në Venezuelë. Sipas burimeve të cituara nga media ndërkombëtare, kontingjenti rus në Karakas ishte më i madh dhe më me ndikim sesa ishte bërë e ditur publikisht. Ai përbëhej nga mbi 120 operativë të lidhur me shërbimet ushtarake ruse, përfshirë specialistë të luftës elektronike, dronëve dhe mbikëqyrjes teknologjike, shumë prej të cilëve kishin përvojë luftarake në Ukrainë. Ndryshe nga forcat…
Agim Ibraimi u bashkua me klubin e Partizanit, teksa do të mbajë postin e Drejtorit Sportiv. Kalimi i tij nga Tirana tek rivalët e kuq, ka sjellë reagim të gjërë publik, ndër to edhe të tifogrupit mbështetës të Partizanit, “Ultras Guerrils”. Këta të fundit janë plotësisht kundër ndaj këtij vendimi të marrë nga presidenti Gaz Demi. Sipas tyre, ka kohë që te Partizani nuk merren vendimet e duhura, madje klubi po vepron pa strategji. REAGIMI: Eshtë bërë modë e kohëve të fundit që te Partizani qarkullojnë lloj lloj emrash e lloj lloj figurash të djegura pa asnjë lloj merite profesionale,…
Kur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bashkë me përfaqësues të komunitetit boshnjak, mbajtën lutje për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës brenda Parlamentit, reagimet e partive maqedonase ishin të menjëhershme dhe të ashpra. VMRO-DPMNE dhe LSDM e cilësuan veprimin si shkelje të Kushtetutës dhe të parimit të shtetit laik. U fol për përgjegjësi, për cenim të sekularizmit dhe për abuzim të institucioneve shtetërore. Por sot, kur në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme u shfaqën rituale fetare mbi automjete zyrtare policore, zëri i këtyre partive pothuajse nuk dëgjohet, ndërsa reaguan vetëm partitë shqiptare. Ky kontrast ngre pikëpyetje serioze për standardet…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një person, i punësuar si sigurim privat në Spitalin e Gostivarit, pasi një grua ka raportuar se i njëjti ka përdorur dhunë ndaj saj. “Më 10.01.2026, në orën 00:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin P.T. (52) nga fshati Bellovisht i Gostivarit. Sipas denoncimit nga një grua 38-vjeçare, rreth orës 21:30, derisa ajo ndodhej në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’u takuar me mjekun kujdestar, P.T. (i punësuar si sigurim privat në spital) e ka nxjerrë atë jashtë me forcë. Pas dokumentimit të rastit do të…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, janë privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë, pasi paraprakisht, ishin denoncuar nga një banor i Tetovës për dhunë ndaj tij, përcjell TV21. “Më 09.01.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.L. (26) dhe një të mitur 16-vjeçare, të dy nga Republika e Shqipërisë. Arrestimi erdhi pas denoncimit nga P.I. (34) nga Tetova, i cili raportoi se rreth orës 16:00, pas një zënke verbale për një automjet të parkuar “Volkswagen” me targa të Shqipërisë (të cilin e drejtonte K.L.), ai…
Reshjet e dendura të shiut në periudhën e kaluar kanë shkaktuar dalje nga shtrati i lumenjve, përmbytje të sipërfaqeve bujqësore dhe dëme lokale në infrastrukturë në disa lokacione në të gjithë Republikën e Maqedonisë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza, sipas situatës së regjistruar deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm. Në rajonin e Koçanit dhe Shtipit, është vërejtur derdhje pranë lumit Orizarska në fshatin Grdovci, ku NP-ja e Ujërave “Bregallnica” ka ndërhyrë me ekskavator me zinxhir, ndërsa mekanizimi është ende në terren. Fillimi i pastrimit të shtratit të lumit nga Grdovci deri në Orizari është paralajmëruar që nga…
MPB njofton se më 09.01.2026 në orën 15:15, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në rrugën “Shkupi” në Tetovë, arrestuan K.K. (44) nga Tetova, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për të vuajtur një dënim me burg prej tre vjetësh për veprën penale “tregti e paligjshme dhe shpërndarje e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. K.K. është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.
Në tubimin përmbyllës zgjedhor që u mbajt sonte në Gostivar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm politik në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Valbon Limani, duke theksuar unitetin politik të shqiptarëve përmes Aleancës Kombëtare për Integrim Ahmeti theksoi se kjo aleancë përfaqëson unifikimin e strategjisë politike të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një besëlidhje të qartë për mbrojtjen e vlerave të arritura ndër vite, njofton TS. “Ne kemi një fytyrë dhe kemi një besëlidhje. Ajo besëlidhje ka emër: Aleanca Kombëtare për Integrim”, deklaroi Ahmeti, duke mohuar zërat për përçarje…
Sot do të ketë reshje shiu dhe bore të herëpashershme në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male. Do të fryjnë erëra të moderuara deri të forta jugore (mbi 60 km/orë). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, ku lartësia e mbulesës së borës në male do të rritet me 20, dhe në vende të tjera me 5 deri në 10 centimetra. Reshje lokale bore do…
Para votimit të nesërm në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore do t’u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të burgosurit, banorë të këtyre komunave, përcjell TV21. Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona. Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, si dhe dy të burgosur. Në Vrapçishtë janë paraqitur 32 persona…
Drejtoria e të Ardhurave Publike(DAP) në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 1/2026, që përfshin borxhe deri më 30.09.2025 dhe të papaguara deri më 31.12.2025, mbi bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave, përcjell INA. Në listë janë të përfshirë 2.032 subjekte juridike (17 më pak se në listën e mëparshme) dhe 3.884 persona fizikë (204 më pak krahasuar me listën e kaluar). Borxhi total neto i publikuar në Listën nr. 1/2026 arrin në 12.412.009.343 denarë, ose rreth 202 milionë euro, që është 17.999.039…

