Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka ndarë disa pamje nga nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. “Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.  

Lexo më Shumë

Një burrë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Sipas informacioneve të Policisë, i ndjeri kishte arritur në emergjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë ditës së hënë, ku më pas edhe ishte konfirmuar vdekja e tij. “Viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësore ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo më Shumë

Juventusi ka dërguar një sinjal shumë të fortë për kampionatin, duke e shkatërruar Cremonesen me rezultatin e thellë 5-0. Një sukses historik që mungonte që nga periudha para pandemisë. Për të gjetur një fitore me një diferencë të tillë, pa pësuar gol, duhet të kthehemi në shkurt të vitit 2018, kur bardhezinjtë fituan 7-0 ndaj Sassuolos. Ekipi tregoi dominim total në çdo repart, qarkullim të shpejtë të topit dhe efikasitet maksimal para portës. Trajneri vlerësoi disiplinën taktike dhe mentalitetin fitues, ndërsa tifozët festuan një paraqitje bindëse. Ky rezultat rrit besimin për vazhdimësinë e sezonit, forcon ambiciet për titull dhe konfirmon…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% mbi mallrat që vijnë nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin. Vendimi hyn në fuqi “menjëherë”, bëri të ditur Trump përmes platformës së tij Truth Social, duke theksuar se “ky urdhër është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Irani ndodhet tashmë nën sanksione të ashpra amerikane dhe po përballet me një krizë të thellë ekonomike, me monedhën në rënie të lirë dhe inflacion të lartë që ka rritur çmimet e ushqimeve deri në 70%. Duke qenë se ushqimi përbën rreth një të tretën e importeve të vendit, kufizime të…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçanit, teksa një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë, një karikator dhe nëntë fishekë. “Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Kavadarit hap hetime për dy raste të përfhunimit të fëmijëve: Kërkohet paraburgim për të dyshuarit ​Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për dy raste të ndara, në të cilat ekzistojnë dyshime për veprën penale – Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, sipas nenit 188 të Kodit Penal. ​Rasti i parë: Negotinë ​Në rastin e parë, të dyshuar janë dy persona madhorë nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer veprën penale – Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit (neni 190 i Kodit Penal). Ata kanë kryer marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk duhet të rizgjidhet presidente e Kosovës, duke vlerësuar se ajo nuk ka treguar performancë që do ta justifikonte një mandat të dytë. Spahiu komentoi edhe deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka përmendur mundësinë e një marrëveshjeje politike për një kandidat konsensual për president, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të qëndrojë në sallë në rast se Vjosa Osmani propozohet sërish për këtë post. Sipas Spahiut, përzgjedhja e presidentit përmes marrëveshjeve ndërpartiake ka mangësi serioze. “Unë besoj që edhe është e nevojshme…

Lexo më Shumë

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”, ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend. Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv. Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit. Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i kthyer mbrëmjen e kaluar nga Spanja, shfaqet i vendosur të braktisë qasjen e butë ndaj protestave bujqësore, pas dështimit për herë të tretë të një takimi me përfaqësuesit e fermerëve. Burime qeveritare bëjnë të ditur se ai është i irrituar nga fakti që sindikalistët e Asamblesë Panhelenike të Blloqeve kanë vënë sërish në dyshim zhvillimin e dialogut. Megjithatë, sot në orën 15:00, kryeministri pritet të takohet me rreth 20 përfaqësues të blloqeve bujqësore nga Selaniku, Greqia Veriore, Thesalia dhe Peloponezi, të cilët kanë shprehur gatishmëri për negociata. Që prej ditës së djeshme, qeveria…

Lexo më Shumë

Në kallëzimin penal janë referuar një sërë dispozitash që, të marra së bashku, e shndërrojnë çështjen nga një debat formal për “vula”, në një hetim të plotë penal me pasoja serioze. Paraqitja e Belind Këlliçi ditën e sotme në SPAK u shoqërua me një përpjekje për ta relativizuar dhe zvogëluar peshën e kallëzimit penal, kështu që me qëllimin e ‘ndreqjes’ së biografisë Gazment Bardhi nxori këshilltarin e tij ligjor, Marash Logu, i cili u përpoq ta etiketonte si “mashtrim” raportimin e gazetës TemA se Këlliçi është kallëzuar për financim të paligjshëm të Kuvendit të Rithemelimit. Sipas tij, padia paska të…

Lexo më Shumë

Çdo ndërhyrje e huaj në Iran do të çonte drejt një krize më të madhe në vend dhe në rajon. Ky është paralajmërimi që bën Turqia fqinje, mes shqetësimeve për një sulm ushtarak nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për negociata mes Uashingtonit dhe Teheranit për zgjidhjen e krizës. “Ashtu siç theksoi presidenti iranian Pezeshkian, këto probleme duhet të zgjidhen përmes dinamikave të brendshme të shoqërisë iraniane dhe vullnetit kombëtar të Iranit. Besojmë se ndërhyrja e huaj do të çojë drejt pasojave më të rënda dhe se një ndërhyrje e…

Lexo më Shumë

Sot pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe afaristit Ridvan Muharremi. Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Pallatin e Drejtësisë, ku të akuzuarit do të deklarohen lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Të pandehurit akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe rastin e “Rezervave shtetërore”, për të cilin Prokuroria pretendon se buxheti i shtetit është dëmtuar për…

Lexo më Shumë