Real Madridi ka pësuar një nga humbjet më të papritura të sezonit, duke u larguar nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. “Los Blancos” u mposhtën 3-2 nga Albacete, skuadër që militon në La Liga 2, në një përballje dramatike që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e futbollit spanjoll. Takimi u zhvillua me ritëm të barabartë për pjesën më të madhe të lojës, por në minutën e 42-të ishin vendasit që shënuan të parët. Pas një goditjeje nga këndi, Javi Villar u shkëput bukur në zonë dhe me kokë realizoi golin që i dha avantazhin Albacetes.…
Author: Hamdi Kumanova
Banorët e fshatit Ban Thanon Khot në Tajlandë janë mësuar me zhurmën e trenave, por e mërkura u shndërrua në ditë zie. Një vinç ndërtimi u rrëzua mbi një tren në lëvizje, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe 66 të plagosur. Shumica e pasagjerëve ishin studentë dhe punëtorë që udhëtonin për shkollë dhe punë. Dëshmitarët tregojnë se u dëgjua një zhurmë e pazakontë dhe më pas vinçi u përmbys papritur mbi vagonë. Pamjet në vendngjarje ishin tronditëse, me pjesë të trenit të shtypura plotësisht. Një banore tha se pamja i ngjante një luge që futej në një copë…
Senati i SHBA-së ka bllokuar një rezolutë që do t’i kërkonte administratës së Presidentit Donald Trump të mos përdorte forcë ushtarake kundër Venezuelës pa pëlqimin e legjislaturës. Votimi në Dhomën e Lartë të Kongresit u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv C-SPAN. Dokumenti u mbështet nga 50 ligjvënës, ndërsa po aq senatorë votuan kundër tij. Meqenëse votat në dhomën e sipërme u ndanë në mënyrë të barabartë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Jay Dee Vance, përdori të drejtën e tij të votës. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, ai konsiderohet president i Senatit. Rezoluta e përbashkët u përgatit nga senatorët Tim Kaine (demokrat i Virxhinias),…
Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit. Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, transmeton Klankosova.tv. Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër…
( Një analizë historiko-ekonomike krahasuese – Perandoria Romake , Osmane, Ruse, Britanike dhe Shtetet e Bashkuara) Ali Maksuti Studimi i rënies së perandorive ka qenë një temë qendrore në historiografinë ekonomike dhe politike. Ndryshe nga narrativat popullore që e shohin kolapsin si ngjarje të menjëhershme, literatura akademike e koncepton atë si proces gradual, strukturor dhe të parashikueshëm. Duke analizuar rënien e perandorive përmes një modeli ciklik dhe duke u mbështetur në teoritë e Fernand Braudel, Giovanni Arrighi, Joseph Tainter dhe Immanuel Wallerstein. Në mënyrë krahasuese edhe kur parashtrohet analizat krahasuese duke filluar nga Perandoria Romake, Osmane, Ruse, Britanike dhe Shtetet…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani për tani nuk sheh shkak për të reaguar lidhur me çmimet e ushqimit, pasi në dhjetor – çmimet janë zvogëluar për 0,4 për qind. Nëse ka rritje enorme të çmimeve, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, do të reagojnë dhe do të ndërmerren masa. Ai sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh shkak për ndonjë kufizim të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. “Tani për tani nuk shohim shkak për ndërmarrjen e ndonjë kufizimi të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. Për çdo ditë e ndjekim situatën, në komunikim jemi me përfaqësuesit e…
SPB Tetovë sot ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku nga djegia e një banese ka ndërruar jetë një person. “Më datë 13.01.2026 në ora 19:20, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “180” në Tetovë është përfshirë nga zjarri një banesë, pronë e personit O.S. (76) nga Tetova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërsa gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, lëndime nga djegiet ka pësuar djali i tij, M.S. (51) nga Tetova. Ai është dërguar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin…
Koalicionit VLEN edhe më tej nuk i dihet fati se kur mund të definohet si një subjekt i vetëm politik pasi liderët e katër partive assesi nuk po munden të merren vesh për modalitetin e funksionimit. Në tryezë ka dy opsione, liderë me rotacion secili nga një vit dhe me dy kryetarë. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistën për Alsat tha se qëllimi është që të gjitha strukturat e partive të ndjehen të rëndësishëm në këtë proces dhe të mos ketë pakënaqësi. Shkrirja siç paralajmëroi Kasami, do të ndodhë “shumë shpejtë”. “Formimi i subjektit unë besoj do…
Ministria e Financave ka emetuar një euroobligacion me dy transha prej 500 milionë eurosh secila – me një afat maturimi prej 4 vitesh dhe një afat maturimi prej 8 vitesh. Normat e interesit për të dy transhat janë: 3.875 përqind për transhin me një afat maturimi prej 4 vitesh dhe 4.750 përqind për transhin me një afat maturimi prej 8 vitesh. ” Këto janë marzhe historike që Ministria e Financave ka arritur të arrijë. Në kushtet kur kemi përqindjen më të lartë të borxhit publik në raport me BPV-së, kemi arritur dhe kemi marrë rezultatet më të mira”, thonë ministrja…
Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Klankosova.tv se seanca do të zhvillohet nga ora 09:30. “Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit. Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në Iran, duke iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve iranianë dhe duke i nxitur ata të vazhdojnë protestat kundër regjimit aktual. Në një mesazh publik, 79-vjeçari u bëri thirrje “patriotëve iranianë” që të mos ndalen, të marrin kontrollin e institucioneve të tyre “nëse është e mundur” dhe të dokumentojnë emrat e atyre që, sipas tij, janë përgjegjës për dhunë dhe abuzime ndaj popullit. “Ju po abuzoheni shumë rëndë”, u shpreh ai, duke shtuar se shifrat mbi viktimat janë të paqarta “dëgjoj pesë grupe të ndryshme shifrash. Edhe një…
Prokuroria Publike Themelore Shkup ka nisur procedurë kundër një personi 55-vjeçar, nën dyshimin për veprën penale Dëmtim i sendeve të huaja, nga neni 243 paragrafi 2 i Kodit Penal. Sipas pretendimeve të prokurorisë, i dyshuari më 11 janar, i nxitur nga urrejtja, me gur ka thyer xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, pas së cilës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e prokurorit publik dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh. Ky vendim është marrë për shkak të ekzistencës së…

