Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes i Kroacisë në seancën e sotme mbështeti njëzëri blerjen e tetë sistemeve raketore HIMARS, me vlerë gati 290 milionë dollarë. “Me HIMARS-in, Forcat e Armatosura po marrin një aftësi të re që nuk e kishin më parë. Bëhet fjalë për aftësitë e goditjeve të sakta dhe efektive me raketa me rreze të gjatë veprimi”, tha Tihomir Kundid, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. “Padyshim që paraqet një kërcim kuantik në kuadrin e aftësisë së forcave të armatosura kroate në zbatimin e goditjeve me raketa precize dhe me rreze të gjatë, përfaqëson një epokë…

Lexo më Shumë

Njësitë e Koresë së Veriut kanë filluar të luftojnë përkrah njësive ruse, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit gjatë një konference për media. “Mbi 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusinë lindore dhe shumica e tyre janë zhvendosur në rajonin e largët perëndimor të Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake me forcat ruse”, u tha gazetarëve zëdhënësi Vedant Patel. Një ditë më parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se trupat ukrainase po përballeshin me 50,000 trupa, përfshirë 11,000 trupa të Koresë së Veriut të dislokuara nga Rusia në rajonin e saj të Kurskut,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës. E njëjta është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim. “Shumë shkurt, Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”, tha avokati i saj. Ndërkaq, tutje ajo u pyet edhe nga gazetarët, ku u shpreh se “ju e dini që nëse me ndjekni nuk jap deklarata”, duke konfirmuar se ka qenë në cilësinë e dëshmitarit. Sipas raportimit intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë. Ish-kryeshefi i…

Lexo më Shumë

Edhe pse kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk do të rritet çmimi i rrymës, ai sot tha se është e mundur të kemi rritje të rrymës nga 1 në 3 për qind. Pritjet e tilla Mickoski i bazon në konsolidimin gradual të EMV-së që është bërë në katër-pesë muajt e fundit, gjendjen me sasitë e thëngjillit, prokurimin e gazit natyror… “Nuk pres një rritje prej 10, 15 apo 20 për qind siç është në shumë vende të rajonit dhe të Evropës. Pres që nëse do të ketë rritje do të jetë i parëndësishëm në intervalin prej një deri…

Lexo më Shumë

Deri më 20 nëntor pritet të hapen çerdhet e reja në Çair dhe Haraçinë, ndërsa para festave të fundvitit pritet të lëshohet në përdorim edhe çerdhja në Likovë, pasi punimet për ndërtimin e tyre kanë përfunduar dhe këto ditë pritet të zgjidhen edhe disa pengesa urbanistike dhe ato të nisin me punë. Kështu ka deklaruar ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, i cili njëherit paralajmëron se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i 25 çerdheve. “15 çerdhe janë të parapara, të cilat janë duke u zhvilluar procedurat, ndërsa në vitin 2025 parashihet ndërtimi i 25 çerdheve. Sa i…

Lexo më Shumë

Të hënën në ora 18:20 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.R. (54) nga ky fshat, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se me një mjet metalik ka sulmuar vëllain e tij 56 vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Planin për optimizimin e rrjetit të shkollave tashmë e kanë përgatitur 10 komuna. Procesi vazhdon në 22 komuna. Vetëqeverisjet lokale e kuptojnë dhe e përkrahin optimizimin, i cili është gjithashtu përgjigje edhe ndaj kërkesave të tyre dhe përkushtimeve të BNJVL-së për ndarjen më objektive të bllok-dotacioneve. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në seancën e sotme të Bordit drejtues të BNJVL-së. „Qëllimi kryesor i ndryshimeve që po bëjmë është përmirësimi i cilësisë së arsimit – ndërtimi i arsimit përkatës dhe efikas që do t’u mundësojë nxënësve të fitojnë njohuri dhe aftësi të dobishme për zhvillimin personal…

Lexo më Shumë

Pas tentativës për të kapur Këshillin e Prokurorve, tani partitë e koalicionit VLEN, në bashkëveprim me VMRO-në duan ta kapin Keshillin e Agjencisë për Veprimtari Audio dhe Audiovizuele, me dy kandidate kryekëput partiake të paraqitura në konkurs që tanimë kanë kaluar komisionin amë dhe tentojnë t’i votojnë edhe në seancë plenare. Në kundërshtim me Ligjin dhe kushtet e konkursit, komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emrimeve kaloi listën ku bëjnë pjesë edhe dy kandidatet, Afrona Vërzivolli dhe Nafie Selmani. E para është kandidate e grupit të Arben Taravarit, e nominuar më herët për Kryerevizore e fondeve IPA, anëtare partiake dhe…

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”, u nënshkruan sot marrëveshjet trepalëshe të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, 21 komunave dhe kopshteve. Marrëveshjet e Bashkëpunimit mundësojnë qëndrim dhe përkujdesje falas të rreth 350 fëmijëve romë në kopshte dhe sigurohet përmes bllok-granteve të dhëna nga Ministria për komunat. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në fjalën e tij para të pranishmëve, informoi se gjatë 16 viteve të fundit që nga zbatimi i projektit mbi 5000 fëmijë nga komuniteti rom në 20 komuna janë përfshirë pa pagesë, me 20 kujdestarë romë…

Lexo më Shumë

Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, përcjell TV21. Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium. “Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën…

Lexo më Shumë

Fillimi i mbarë i sezonit dimëror në pikën turistike të Kodrës së Diellit duket sikur mision i pamundur. Sipas Drejtorit të ri të Kodrës së Diellit, gjendja është e mjerueshme, xhirollogaria është e zbrazët, mungojnë punëtoret, ndërsa ka probleme të theksuara edhe me teleferikët . “Dy muaj paga të pa paguara të punëtorëve kam gjet, pa mjete për përgatitje për sezonin, sepse duhen mjete edhe për përgatitje të sezonit. Ajo që është më e vështirë pra është gjendja e ski liftave që nuk kanë pranim teknik dhe jemi vonë, por angazhuam njerëz filluam procedurat që deri në fillim të sezonit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, sipas përcaktimeve të “Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor”, automjetet që marrin pjesë në komunikacionin rrugor publik duhet të kenë pajisje dimërore të përshkruara. Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor. (Fletorja Zyrtare Nr. 31 2010), si pajisje dimërore të mjeteve motorike nënkuptohen: Për mjetet motorike që nuk i kalojnë 3,500 kg: – goma dimërore në të katër rrotat, me një thellësi të shkeljes minimale prej katër milimetra në perimetër dhe gjerësi; – goma…

Lexo më Shumë