Edhe pse prezenca e bimëve mjekuese dhe aromatike në rajonin më perëndimor të vendit është shumë e madhe, nga viti në vit ka një ulje rapide të familjeve apo individëve të cilët i grumbullojnë këto bimë. Të dhënat zyrtare thonë se në Maqedoninë e Veriut, ka rreth 700 lloje të bimë mjekësore dhe aromatike, nga të cilat rreth 220 më shpesh janë të përdorura dhe të përmendura në “Listën e bimëve dhe erëzave mjekësore dhe aromatike”, nga Agjencia për Financim të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, thekson Shoqata për ruajtjen e agrobiodiversitetit, zhvillimit rural dhe natyrës “AKORN” Shkup. Rajoni më i…
Author: Hamdi Kumanova
“Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë, një nga një! Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës”, thuhet ne reagimin e VLEN. “E fundit është përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse numri i këshilltarëve shqiptarë në Saraj do të pakësohet në bazë të regjistrimit të vitit 2021, ligj të cilin vetë e kanë votuar. VLEN demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe dirigjentin e tij, Blerim Qoseto Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që numri i…
Edhe pse diskutimi duhej të fokusohej në dilemat lidhur me kualifikimet dhe vlefshmërinë e dokumenteve të drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, seanca e parë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit kaloi me tensione dhe përplasje verbale mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës. Seanca filloi me propozimin e rendit të ditës nga ana e kryetarit të këtij Komisioni, Skrender Rexhepi, ku si pikë e parë dhe e vetme ishte “Informacion për emërimin e paligjshëm të Bojan Hristovskit drejtor të ASK-së”, të cilën iniciativë e ka parashtruar…
Më 12 nëntor 2024, rreth orës 16:40, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Mbikqyrje Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Jazhincës, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të materialeve piroteknike. Gjatë kontrollit të një automjeti “Tiguan” me tabela regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazhin e automjetit janë gjetur disa pako që përmbanin gjithsej 3312 mjete piroteknike, përfshirë fishekzjarre, petarda, raketa dhe produkte të ngjashme. Përmbajtja e materialeve piroteknike u sekuestrua dhe rastin e dokumentuan autoritetet. Pas përfundimit të procedurave hetimore, do të ngrihet akuzë për kontrabandë ndaj shoferit Z.S. Ky rast tregon përpjekjet…
Një aksident tragjik ka ndodhur më 13 nëntor 2024, rreth orës 01:15, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, afër fshatit Eleshec. Sipas informacionit, një automjet tip “Peugeot” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 18-vjeçari D.C. nga Ohri, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, D.C. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa mjeku i Shërbimit të Ndihmës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Një pasagjer 16-vjeçar nga Ohri, i cili ndodhej në automjet, është dërguar në spitalin “Shën Erasmo”, ku janë konstatuar dëmtime të rënda trupore. Në vendngjarje kanë kryer ekzaminim një prokuror publik, ekspertë të mjekësisë ligjore…
Me Paketën Startup të ProCredit Bank, bizneset e sapohapura tani kanë mbështetje shtesë që do t’u ofrojë atyre një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të avancuar dhe ndërtuar biznesin e tyre në një nivel tjetër. Paketa përmban një sërë shërbimesh financiare dhe jofinanciare që e bëjnë atë zgjedhjen e duhur për të gjithë sipërmarrësit e rinj. Përfitimi unik i paketës startup është 2 vjet mirëmbajtje falas e llogarisë dhe transaksione të pakufizuara falas në vend. Paketa përfshin akses plotësisht digjital në të gjitha shërbimet bankare, duke ofruar kështu mundësinë për operim të shpejtë dhe efikas kudo dhe në çdo kohë. Duke njohur…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte bëri thirrje për mbështetje më të fortë për Ukrainën, ndërsa presioni rus intensifikohet në frontin lindor të vendit. Rutte theksoi nevojën për të “bërë më shumë sesa thjesht për të mbajtur Ukrainën në luftë”, pak para takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. ”Ne duhet të rrisim kostot për Putinin dhe miqtë e tij autoritarë duke i ofruar Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për të ndryshuar trajektoren e konfliktit”, tha Rutte, sipas një deklarate për shtyp të NATO-s. Ai gjithashtu theksoi angazhimin afatgjatë të kërkuar nga partnerët perëndimorë, veçanërisht pasi Ukraina përballet…
Në përgjigje të deklaratave të fundit që adresojnë BDI-në si një faktor destabilizues, theksojmë se është shqetësuese lehtësia në përdorimin e retorikës ndarëse dhe akuzat që në realitet godasin multietnicitetin dhe barazinë në vendin tonë. Prandaj, shtrojmë disa pyetje për të ndriçuar të vërtetën: Kush destabilizon vendin? Ata që thonë “ta kthejmë vendin për maqedonasit” apo ata që mbrojnë multietnicitetin dhe barazinë? Kush destabilizon vendin? Ata që shkelin vullnetin e mbi 40% të komuniteteve etnike në një vend multietnik apo ata që promovojnë demokraci të barabartë dhe funksionale? Kush destabilizon vendin? Ata që përjashtojnë diasporën nga llogaritjet politike dhe financiare,…
Komisioni i Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është debati publik për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Gjithsej 24 kandidatë do të luftojnë për shtatë vendet e reja në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Ata tashmë kanë kaluar “filtrin” e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Profili i kandidatëve për anëtarë të Këshillit…
Sjellja e papërgjegjshme, e pabindur dhe shpërdoruese e LSD-së dhe BDI-së nuk ka fund. Abuzimet e tyre me institucionet e sistemit, grabitja e burimeve shtetërore, varfërimi i popullit dalin në dritë çdo ditë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. Në periudhën e kaluar, thonë nga atje, kemi publikuar skandale të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga persona të LSD-së dhe BDI-së që menaxhonin institucionet publike dhe shtetërore. “Nga skandale të tilla që ngrenë dyshime për krime të kryera miliona, LSD dhe BDI nuk kanë kursyer as institucionet shëndetësore që duhet të shërbejnë dhe të kujdesen për shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë.…
Një skandal i mirëfillte ka shpërthyer ne Turqi pasi është zbuluar një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me baste të paligjshme, por edhe me pastrim parash, me shifra marramendëse. Policia ka marrë në hetim emra të njohur si këngëtari Serdar Ortaç, prezantuesi Mehmet Ali Erbil, por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz. Dy të parët po hetohen në gjendje të lirë për rolin e tyre në këtë skandal që ka shpërthyer në Turqi, teksa ish-futbollisti është në arrati dhe i kërkuar nga drejtësia si një nga emrat kryesorë të këtij grupi kriminal. Sipas informacioneve që po publikohen në Turqi, janë…
I arrestuari i parë nga aksioni i madh policor që po zhvillohet në Tetovë është nga fshati Poroj është 41 vjeçari Sh.Sh i cili dyshohet për vrasjne e Muhamed Asanit i njohur si Meka në vitin 2013 në autostradën Tetovë -Gostivar ku u gjet i vdekur në veturën e tij! Për Muhamed Asanin, i cili u vra në vitin 2013, ka pak të dhëna të zbardhura publikisht. Vrasja e tij u përmend ndër ngjarjet që tronditën Tetovën atë vit dhe mbetet një prej rasteve që ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për motivet ose autorët por aksioni i…

