Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të dobëta shiu që nga nata, e më pas gjatë gjithë ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të bollshme (mbi 20 l/m2), kurse në male me borë të herëpashershme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë. Në Shkup kryesisht do të ketë vranësira me reshje të dobëta të kohëpaskohshme gjatë natës dhe më pas gjatë ditës me reshje të…
Author: Hamdi Kumanova
Një koalicion liderësh nga vendet e industrializuara dhe vendet e cenueshme nga klima bëri thirrje sot për financime më ambicioze për klimën në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, ose COP29, në Baku. “Kërkohen triliona dollarë. Ne duhet të rrisim urgjentisht sasinë e financimit për veprimin klimatik”, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga liderët që janë pjesë e të ashtuquajturit “Koalicioni i Ambicieve të Larta COP29”. “Kriza klimatike do të përkeqësohet në mënyrë eksponenciale nëse nuk veprojmë tani”, thuhet në deklaratë. “Vendet e zhvilluara duhet të vazhdojnë të marrin drejtimin dhe të përmbushin angazhimet ekzistuese financiare. Burimet novatore të…
Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian (TEN-T), por në periudhën e kaluar nuk është vënë re ndonjë përparim domethënës, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Me pak fjalë ky është përfundimi i raportit të Komisionit Evropian (KE) për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, në lidhje me gjendjen e infrastrukturës së transportit ndërkombëtar. Në raport thuhet se ka shqetësim rreth mungesës së transparencës në procesin e dhënies së tenderëve për prokurimet publike për Korridorin 8 dhe Korridorin 10d. “Projekti i Korridorit 8 dhe 10d vazhdon të ngjallë shqetësime, veçanërisht në…
Forca e Sigurisë së Kosovë dje kanë realizuar Ditë e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” si proces kulminant i një pune dy-vjeçare në validimin e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë. E të pranishëm në këtë ushtrim kanë qenë edhe liderët e vendit. Ku është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm ushtrimin ushtarak “Ujku i Çeliktë”, i cili u realizua dje me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas tij, ky është ushtrimi më i madh dhe më i sofistikuar që ka…
Ka ndërruar jetë biznesmeni Eduart Reçi, 52 vjeç, me origjinë nga Dibra që mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri në “Rrugën e Elbasanit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.30 të kësaj të mërkure. Ai është qëlluar me një plumb në kokë pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij. Viktima Eduart Reçi, një biznesmen 52 vjeç dhe pronar i kompanisë ELGM, u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës me një plagë serioze në kokë, në gjendje kritike dhe pas disa orësh ai ka ndërruar jetë. Eduart Reci është i njohur në zonë për aktivitetin e tij në ndërtim,…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Në Kodrën e Diellit janë shënuar reshje shiu dhe bore, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullimin. – Advertisements – “Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra në rrugën Stracin – Kratovë dhe nga 50 deri në 100 metra në rrugën Veles – Katllanovë. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka”, thuhet në njoftimin e LAMM. Ndërkohë nga N.P. Makedonijapat apelojnë për…
Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Fier. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, ku shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A.. Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.). Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A.…
Melania Trump nuk ka gjasa të zhvendoset me kohë të plotë në Uashington në mandatin e saj të dytë si zonjë e parë, sipas burimeve të shumta për CNN, duke treguar edhe një herë shenja të gatishmërisë së saj për të thyer traditën ndërsa rikthehet në rolin e saj të profilit të lartë. Diskutimet mbi mënyrën dhe vendin ku ajo do të kalojë kohën vijojnë ende, thanë burimet. Një nga vendimet e saj të para zyrtare ishte të mos merrte pjesë në takimin tradicional dhe simbolik me zonjën e parë në largim, Jill Biden, në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti…
Incidentet që nisin me fjalosje dhe pasojnë me kanosje e madje edhe me sulme fizike s’janë të rralla as në institucione. Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dee Sportit, dyshohet se ndodhi një sulm fizik, që u raportua në Polici. Siç u raportua ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri, Xheladin Krasniqi, është raportuar nga një zyrtar i IT-së. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Miftar Latifin, ud. i udhëheqësit të divizionit të Teknologjisë së Informacionit, i cili është ankuar në Polici për Krasniqin. Sipas informacioneve të para, motivi i rastit lidhet me…
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, deklaroi se është krenar që e udhëhoqi fushatën 11-javore të sulmeve të NATO-s, për të ndalur okupimin serb në Kosovë. Ai ka thënë se Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën. Clark, në intervistë për “ABC News”, tha se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe ta vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti. “Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet t’i njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviqit.…
Gjorgji Xholev, anëtar i partisë politike “Desna” dhe kryetar i KQ të partisë, sot në sallën e gjyqit në Gjykatën Penale dëshmon për vrasjen e Vanjës dhe Pançevit. Ai tha se e ka njoftuar Palçon sapo është thirrur në stacionin policorë nga departamenti i krimeve të gjakut dhe i ka thënë se është thirrur për shkak të automjetit “Renault Kangoo” që i kishte dhënë më parë partisë në përdorim. “Palçon e kam njoftuar përmes Telegramit se jam thirrur në polici. I thashë se gruaja është thirrur edhe për krime gjaku në lidhje me veturën Renault Kangoo”, dëshmoi Xholev. Xholev shtoi…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) vlerëson se propozim-buxheti për vitin 2025 është jorealist, jozhvillues, pa vizion dhe kreativitet, prandaj kanë dorëzuar 200 amendamente që synojnë përmirësimin e politikave kyçe fiskale, transmeton Portalb.mk. “Ky buxhet do të jetë gjenerator i borxheve të reja dhe një vit i humbur për ekonominë dhe për qytetarët”, tha në konferencën e sotme për media, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, propozim-buxheti është bërë për të përmbushur nevojat e qeverisë, jo të qytetarëve. “Me një rritje të PBB-së prej 3.7 përqind që parashikon Qeveria, e cila nuk ka shanse të realizohet, ky buxhet është një…

