Author: Hamdi Kumanova

Humbjet e vazhdueshme reflektojnë negativisht në veprimtarinë aktuale dhe të ardhshme të shoqërisë, nuk lejojnë zhvillimin e saj dhe vënë në pikëpyetje çështjen e veprimtarisë efikase, të përhershme, të rregullt dhe cilësore si operator publik në trafikun postar të brendshëm dhe ndërkombëtar, theksohet në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar sot nga Enti Shtetëror për Revizion të SHA për komunikacion postar Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore Shkup Në përputhje me raportin e revizionit shoqata është në pozitë të pafavorshme financiare duke filluar që nga viti 2017, me humbje të vazhdueshme nga punimet, ndërsa humbja…

Lexo më Shumë

“Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulë në pikën kufitare në Jarinjë. Arsyeja ishte se ai kishte me vete vulat e kësaj shkolle”, ka bërë të ditur drejtori i zyrës i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq. Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin KoSSev se ka marrë në pyetje personin që është prezantuar si drejtor i shkollës në Gojbulë dhe ia ka marrë vulat e strukturave paralele serbe të cilat i ka pasur në një çantë dore, por thonë se kjo ka ndodhur në orët e vona të pasdites dhe në pikën…

Lexo më Shumë

Kompania “Orka Hotel”, e cila zotëron hotelin “Ibis” në qendër të Shkupit, nga fundi i muajit të kaluar ka një pronar të ri dhe bëhet fjalë për kompaninë “Mufrima Investment” nga Dubai. Për momentin nuk dihet nëse pronari i ri do të riemërojë hotelin, për të cilin u bë e ditur se gjatë hapjes së tij ishin investuar 6 milionë euro, shkruan portali Faktor. Emri i ri i kompanisë është Hotel Mufrima, ndërsa menaxher i emëruar është Sasho Toleski, konsulent imobiliar me përvojë shumëvjeçare nga Dubai. Në biografinë e tij shkruhet se ka mbi 9 vite përvojë në prona të…

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm, në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Këramidnicë, është hedhur një bombë, nga e cila ka pësuar lëndime Rade Trajkovski, i njohur si Shtekli. Shtekli është transportuar me automjet privat dhe shoqërim policor në Spitalin e Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Aktualisht, nuk ka informacione të plota për natyrën e plagëve të tij, por po ndërmerren hapa për hetimin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Taksistët e Shkupit me kërkesë për rritjen e çmimeve të transportit me në kryeqytet. Kërkojnë që çmimi i nisjes të bëhet 60 denarë, më pastaj të paguget 35 denarë për çdo kilometër. Sipas tyre, tarifa e pritjes duhet të jetë 480 denarë për çdo orë. Taksistët e arsyetojnë kërkesën për rritjen e çmimeve me atë që thonë se ka rritje të pmimit të karburantit, pjesëve rezervë dhe të mirëmbajtje. Sipas tyre, çmimi për shërbimet e tkasive nuk kanë ndryshuar prej 11 vitesh. Nëse kërkesat e tyre pranohen, tarifat e taksive do të rriten për 20%.

Lexo më Shumë

Më datë 13.11.2024 në ora 16:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë, zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje dhe kontrolle kufitare, kanë privuar nga liria U.H (61) nga Kosova. Në veturën “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, gjatë kontrollit janë gjetur 10 emigrantë nga Siria. Emigrantët dhe automjeti janë transportuar në qendrën pranuese-transitore “Vinojug” për procedurë të mëtejshme. Ndërkohë 61 vjeçari U.H. është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Pothuajse tre muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka ardhur edhe konfirmimi i parë zyrtar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. Deputeti i pavarur i Kuvendit të Serbisë, Zharko Ristic, ka bërë të ditur se ka zgjeruar bashkëpunimin me grupin e përfaqësuesve të qytetarëve serbë në Kosovë dhe se do të marrë pjesë në zgjedhjet e shkurtit që do të mbahen në Kosovë. Edhe pse priten konfirmime të tjera zyrtare, është pothuajse e sigurt se në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe opozita Demokracia Serbe, si dhe partia më e fuqishme e serbëve në Kosovë –…

Lexo më Shumë

“Unë jam i përkushtuar për të aktivizuar të rinjtë në sektorin e bujqësisë. Kjo do të bëhet përmes një sërë masash që do t’i ofrojmë si bashkëfinancim, si stimul për hyrjen në sektor, dhe që do të vazhdojnë të nxisin procesin e prodhimit të ushqimit“, theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin „Argument Plus“ në TV24. “Vitin e ardhshëm do të kemi disa pako masash që do të nënkuptojnë grante të rëndësishme për mbështetjen e implementimit të bizneseve bujqësore në vend“, përfundoi ministri. Ai theksoi se do të rikthehet rentabiliteti i prodhimit. “Çdo bujk…

Lexo më Shumë

Policia në Tetovë ka ngritur padi penale kundër 53-vjeçarit E.N. nga Xhepçishti për mashtrim. „Më 01.03.2024, B.M. raportoi se pas një marrëveshjeje paraprake me të dyshuarin, kishte dhënë kamionin e tij si kompensim tek një mik i të dyshuarit nga Dibra, i cili kishte një kompani mobiljesh, dhe në këmbim duhej të merrte mobilje me vlerë prej 15,000 eurosh, sa ishte vlera e kamionit. Deri në ditën e raportimit, i dëmtuari nuk kishte marrë mobiljet dhe nuk kishte mundur të kontaktonte me të dyshuarin,“ thonë nga MPB-ja. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi i dëmtuari nuk ka mundur…

Lexo më Shumë

Këto ditë morëm vesh pse BDI është në panik dhe me sjellje paranojake dëshiron të shkaktojë desbatilizim. BDI ka marrë tatëpjetën dhe po qëndron në këmbë të qelqta. Ata destabilizimin po tentojnë ta përdorin si tymnajë për ta mjegulluar gjendjen brenda partisë së tyre. Me instalimet e tyre nëpër çdo institucion kjo parti ka pasur një mision: Mbulimin e krimeve dhe përçarjeve të tyre brenda radhëve të saj. Po si duket gënjeshtrat brenda BDI-së po shpërthejnë si fluska sapuni. S’mund ta mbulosh diellin me shosh andaj ish-zyrtari nga radhët e BDI-së Azem Avdiu shpalosi një të vërtetë të madhe që…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur Shkupi renditet ndër qytetet më të ndotura në botë, qytetarët tanë përballen me një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën nga ajri që thithin çdo ditë. Kjo ndotje e pamëshirshme po i vret qytetarët në heshtje, duke i kthyer frymëmarrjet e tyre në një helm për shëndetin. Ndërkohë që spitalet po mbushen me qytetarë që ankohen për vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të lidhura me ndotjen, Ministri jolegjitim i Mjedisit vazhdon të merret me interesat e tij private në biznesin e kazinove dhe shume tjerave. Ky ministër, i përzgjedhur jo nga qytetarët nëpërmjet votës së lirë dhe…

Lexo më Shumë