Author: Hamdi Kumanova

Irani ka rihapur hapësirën e tij ajrore pasi e kishte mbyllur për disa orë për shumicën e fluturimeve komerciale, në mes të kërcënimeve për një sulm të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të ShBA-së, ndalimi u zbatua gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, me fluturime të lejuara vetëm me miratim paraprak nga autoritetet iraniane, shkruan Aljazeera. Të dhënat e “FlightRadar” treguan një rënie drastike të trafikut ajror mbi Iran, ndërsa shumë avionë shmangën hapësirën ajrore të vendit. Vendimi u mor në një klimë tensionesh të shtuara, pas paralajmërimeve të presidentit…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ditët në vijim do të përcaktojë datën e protestës së punëtorëve, përmes së cilës ata do të kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe rritjen e pagave të tjera me 100 euro. Ndërkohë, punëdhënësit janë të mendimit se e drejta për të protestuar është legjitime, por sipas tyre, ata duhet të luftojnë për të ardhura personale më të larta në sektorët që kanë pagat më të ulëta. “Jemi të fundit në rajon si me pagat minimale ashtu edhe me ato mesatare dhe me të gjitha pagat e tjera si punëtorë. Për këtë…

Lexo më Shumë

Ministria daneze e Mbrojtjes njoftoi se në Grenlandë do të zhvillohet një stërvitje ushtarake, në kuadër të së cilës do të dislokohen menjëherë avionë, mjete detare dhe ushtarë. Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia kanë konfirmuar tashmë se, me kërkesë të Danimarkës, po dërgojnë trupa në Grenlandë në kuadër të operacionit “Qëndrueshmëria Arktike”. Pas përpjekjeve gjithnjë e më të theksuara të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e Grenlandës, e cila është territor autonom danez, Danimarka njoftoi se po e forcon praninë ushtarake në ishull së bashku me aleatët e saj. “Siguria e Arktikut është me rëndësi kyçe për Mbretërinë dhe…

Lexo më Shumë

Katër komisione do të mblidhen sot në Parlament, dhe atë: Komisioni për Çështjet Ekonomike, Punën dhe Politikat e Energjisë, Komisioni për Politikat Sociale, Demografinë dhe Rininë, Komisioni për Financa dhe Buxhet dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës. Para anëtarëve të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini janë Projektligji për Ndryshimet në Ligjin për Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Detyrueshme dhe Projektligji për Ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara, të dyja në lexim të dytë. Para anëtarëve të Komisionit për Financa dhe Buxhet do të jetë Projektligji për Huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga…

Lexo më Shumë

“Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, kjo ishte përgjigja e Taravarit për thirrjen e BDI-së për t’u bashkangjitur në parti, përcjell TV21. Taravari tha se nuk kanëa sgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në.

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Teherani “nuk ka plan” për të ekzekutuar protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave antiqeveritare, por ka theksuar se Uashingtoni ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e veprimit ushtarak për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën, Trump tha se administrata e tij ishte informuar “me autoritet të mirë” se “vrasjet në Iran po ndalen dhe nuk ka plan për ekzekutime”. Ai shtoi se informacioni vinte nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër” dhe se shpresonte që raportimet të ishin të sakta. Deklaratat vijnë…

Lexo më Shumë

Arsenali bëri një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në finalen e FA Kupës të mërkurën në mbrëmje, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 3-2. Pas tre barazimeve radhazi në Stamford Bridge, “Topçinjtë” hapën serinë e golave ​​- siç pritej – nga një goditje këndi, me Ben White që shënoi me kokë pas një krosi të Declan Rice (minuta e 7-të) për të shënuar golin e tij të parë që nga prilli i vitit 2024 dhe një ndeshje e Premier League kundër… Chelseat. Më i rrezikshëm se kundërshtarët e tyre, Arsenali dyfishoi epërsinë pas pushimit falë Victor Gyokeres, i cili…

Lexo më Shumë

Bankat që operojnë në Shqipëri presin një rritje të kredive me probleme (NPL) në periudhën në vijim, ndërkohë që përfitueshmëria e sektorit bankar mbetet nën mesataren e vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, gjetjeve të Anketës së kreditimit bankar Europën Qendrore dhe Juglindore (EQLJL) për gjysmën e dytë të vitit 2025, e kryer nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), në të cilën përfshihet dhe Shqipëria. Sipas raportit, ndonëse kërkesa për kredi në Shqipëri vijon të jetë e fortë, veçanërisht nga bizneset dhe familjet, bankat shfaqin kujdes të shtuar për cilësinë e portofolit, duke sinjalizuar se rreziqet e kreditimit po…

Lexo më Shumë

Real Madridi ka pësuar një nga humbjet më të papritura të sezonit, duke u larguar nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. “Los Blancos” u mposhtën 3-2 nga Albacete, skuadër që militon në La Liga 2, në një përballje dramatike që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e futbollit spanjoll. Takimi u zhvillua me ritëm të barabartë për pjesën më të madhe të lojës, por në minutën e 42-të ishin vendasit që shënuan të parët. Pas një goditjeje nga këndi, Javi Villar u shkëput bukur në zonë dhe me kokë realizoi golin që i dha avantazhin Albacetes.…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Ban Thanon Khot në Tajlandë janë mësuar me zhurmën e trenave, por e mërkura u shndërrua në ditë zie. Një vinç ndërtimi u rrëzua mbi një tren në lëvizje, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe 66 të plagosur. Shumica e pasagjerëve ishin studentë dhe punëtorë që udhëtonin për shkollë dhe punë. Dëshmitarët tregojnë se u dëgjua një zhurmë e pazakontë dhe më pas vinçi u përmbys papritur mbi vagonë. Pamjet në vendngjarje ishin tronditëse, me pjesë të trenit të shtypura plotësisht. Një banore tha se pamja i ngjante një luge që futej në një copë…

Lexo më Shumë

Senati i SHBA-së ka bllokuar një rezolutë që do t’i kërkonte administratës së Presidentit Donald Trump të mos përdorte forcë ushtarake kundër Venezuelës pa pëlqimin e legjislaturës. Votimi në Dhomën e Lartë të Kongresit u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv C-SPAN. Dokumenti u mbështet nga 50 ligjvënës, ndërsa po aq senatorë votuan kundër tij. Meqenëse votat në dhomën e sipërme u ndanë në mënyrë të barabartë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Jay Dee Vance, përdori të drejtën e tij të votës. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, ai konsiderohet president i Senatit. Rezoluta e përbashkët u përgatit nga senatorët Tim Kaine (demokrat i Virxhinias),…

Lexo më Shumë

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit. Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, transmeton Klankosova.tv. Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër…

Lexo më Shumë