Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet. Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza,transmeton Klankosova.tv. Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja. Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të…
Author: Hamdi Kumanova
AC Milan ka besuar prej kohësh te Ruben Loftus-Cheek, një mesfushor me karakteristika që janë të vështira për t’u gjetur në treg. Fizikaliteti i tij, përparimi me topin dhe aftësia për të bërë ndikim midis vijave janë cilësi të vlefshme, veçanërisht duke pasur parasysh kufizimet buxhetore me të cilat duhet të veprojnë kuqezinjtë. Të gjesh një profil të ngjashëm këto ditë nuk është aspak e lehtë. Mungesa e starterit dhe problemet fizike – Pavarësisht aftësive të tij teknike, Loftus-Cheek nuk arriti kurrë të pozicionohej si titullar i rregullt. Nën drejtimin e Stefano Piolit, ai kishte treguar potencialin e tij më…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme, 15 janar, te mbikalimi i Urës së Dajlanit në Durrës. Një makinë, që drejtohej nga një 26-vjeçar ka rënë nga ura. Si pasojë, është plagosur vetë shoferi dhe dy këmbësorë, që ndodheshin rastësisht në këtë zonë, kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa, ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare. Gazetarja Enkeleda Arapi në një lidhje me Klan News, tha se edhe shoferi i mjetit është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, me anë të një deklarate për mediet, ka sqaruar dinamikën e ngjarjes. “Rreth orës 22:15, të…
Instituti i Mjekësisë së Punës i RMV-së, Qendër Bashkëpunuese e OBSH-së, si institucion udhëheqës në fushën e shëndetit publik, ka shprehur mbështetje të plotë dhe të qartë për Projektligjin për mbrojtje nga duhanpirja informon Tetovasot. Sipas Institutit, ligji i propozuar, i cili parasheh ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike dhe të punës, nuk përbën masë ndëshkuese, por standard bazë shëndetësor dhe të drejtë themelore të njeriut. Çdo punëtor ka të drejtë të pacenueshme për ajër të pastër dhe vend pune që nuk rrezikon shëndetin e tij afatgjatë. Nga Instituti theksojnë…
Një koncept që nuk prodhon barazi reale, por vetëm “siguri psikologjike” për njërën palë, është politikisht i padrejtë. Shqiptarët nuk duhet të justifikohen pse kërkojnë barazi. Një njësi zgjedhore, përveçse zvogëlon përfaqësimin real të shqiptarëve, forcon edhe karakterin unitar të shtetit, duke legjitimuar kornizën diskursive të palës dominante. Pas vitit 2001, Maqedonia e Veriut nuk është më shtet unitar klasik, por një shtet me mekanizma konsensualë dhe të drejta kolektive etnike (sa janë realizuar në praktikë është çështje tjetër). Prandaj, unitarizmi si koncept përjashtues duhet refuzuar, duke mos pranuar zgjidhje që mohojnë realitetin shumetnik të shtetit, siç është kërkesa…
Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria F.SH. (26) nga rrethina e Tetovës, pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur dhe shqetësuar një vajzë 21-vjeçare nga Tetova. Rasti është denoncuar më 14 janar 2026 rreth orës 13:30 në rrugën “Luboten”. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS
Një rast mashtrimi me automjet me qira është evidentuar në Tetovë. Më 14 janar 2026, rreth orës 23:20, një 32-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga personi D.H. nga fshati Gajre. Sipas denoncimit, më 8 janar 2026, i dyshuari ka marrë me qira një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit nga kompania “rent a car” e denoncuesit. Pas skadimit të kontratës, automjeti nuk është kthyer, ndërsa i dyshuari nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike. Pas ndërhyrjes së policisë, automjeti është gjetur në fshatin Gajre dhe i është kthyer pronarit. Policia njofton…
Më 14 janar 2026, rreth orës 13:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar J.J. (24) nga fshati Simnicë, i cili dyshohet se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme ka drejtuar kërcënime ndaj A.SH. (28) nga Tetova. I dyshuari është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj. Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe…
LSDM vazhdon të jetë kategorik kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike pasi e konsiderojnë si mjet i vetëm për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Opozita maqedonase paralajmëron se do të angazhohet maksimalisht që Qeveria Teknike të mbetet. “Fillimisht duhet të sqarojmë se Qeveria e Përzhinës ose teknike është dhe do të jetë kusht themelor për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe normale sepse në Maqedoni nuk ka kushte për këtë. LSDM do të vazhdojë me të gjitha mjetet demokratike të angazhohet për qeveri teknike, respektivisht që qeveria e Përzhinës të vazhdojë të funksionojë në sistemin ligjor pozitiv në Maqedoni”,…
Një banor i fsh. Rramanli, Kumanovë, nuk u ndal para një shenje policie dhe goditi një oficer policie me automjetin e tij, pas së cilës vazhdoi të ngiste makinën. Më vonë ai e braktisi automjetin dhe filloi të ikte, ndërsa policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese në ajër për ta detyruar që të ndalonte. “Më 14.01.2026 në orën 23:30 në fshatin Rramanli, rajoni i Kumanovës, oficerë policie të SPB të Kumanovës e privuan nga liria S.Ç. (28) nga fshati Rramanli. Rreth orës 22:30 në fshatin Hotël, rajoni i Likovës, ai nuk u ndal në shenjën e caktuar të ndalimit…
Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve, mes të cilave edhe Maqedonia. Ambasadat dhe konsullatat amerikane do të refuzojnë aplikimet për viza imigruese gjatë kohëzgjatjes së rishikimit të procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të aplikantëve. Qëllimi është të parandalohet lëshimi i vizave për persona që mund të bëhen “barrë publike”, respektivisht që do të vareshin nga përfitimet sociale qeveritare pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

