Author: Hamdi Kumanova

Si dhe çfarë duhet të përmbajë shporta minimale e konsumatorit dhe nëse janë të rëndësishme llogaritjet e bëra nga Lidhja e Sindikatave për shpenzimet minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, është dilema që u ngrit në Këshillin e fundit Ekonomiko-Social, në të cilin nuk pati marrëveshje për rritjen e pagës minimale. Me sugjerim të Organizatës së Punëdhënësve, duhet të krijohet një shportë zyrtare konsumatore, e cila do të formohet nga disa anëtarë nga institucione të ndryshme. “Besojmë se do të jetë një shportë konsumatore zyrtare, institucionale që do të marrë parasysh të gjithë ata elementë konsumatorë që janë…

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetarë, Shëndetësia është në kaos dhe përpara kolapsit të plotë, ndërsa Taravari dhe Mickoski po luajnë me hapjen e temave etnike për të ndarë qytetarët. Nuk ka medikamente, mbi 20 fëmijë humbën jetën për shkak të kujdesit të papërshtatshëm, ka lista të gjata pritjeje, mungon personeli, nuk ka shërbime shëndetësore cilësore. Një katastrofë në çdo fushë dhe një zhgënjim i madh. Kalanë tetë muaj që nga premti i Qeverisë së Mickoskit dhe ministrit Taravari për të siguruar vende pune për specialistët në shëndetësi. Pas tetë muajsh, nuk ka asnjë punësim për specialistët. As Mickoski dhe as Taravari nuk…

Lexo më Shumë

Katër të mitur nga Kumanova dhe një nga Likova morën akuza penale, nën dyshimin se kishin kryer dhunë në muajin dhjetor. Përdorni këtë një herë dhe flokët e dëmshëm do të rriten për 6 ditë! – Drejtoria e Policisë në Kumanovë ka paraqitur një padi penale kundër katër të miturve nga Kumanova dhe një të mituri nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimeve se kanë kryer  “dhunë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, më 02.12.2024 në Kumanovë, pas një përplasjeje paraprake, të akuzuarit kanë sulmuar fizikisht tre të mitur të tjerë.

Lexo më Shumë

BDI sot është mbledhur në Reçicë për të diskutuar për Vetingun dhe reformat në parti. Arbër Ademi nga BDI theksoi se kjo parti ka qenë nismëtare për fillimin e Vetingut, duke propozuar e para edhe Ligjin për Veting pë politikanë. “I bëjmë thirrje të gjitha partive tjera politike të ndjekin shembullin e BDI-së, ne kemi qenë nismëtarë të një procesi të gjithmbarshëm të Vetingut, të skenës politike në Republikën e Maqedonisë. Ju e dini se para dy mandatesh ne kemi propozuar Ligjin për Veting që i përfshinë të gjithë politikanët që duhet ti nënshtrohen Vetingut, por edhe gjyqtarë, prokurorë, kemi…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 14.02.2025, në ora 19:50, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.A. (69) nga Gostivari, në bazë të kallëzimit të mëparshëm nga H.B., i punësuar në shërbimin komunal të merimangës, se rreth orës 14:50 në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, pasi që automjeti i tij ,,Shevrolet” me targa të Gostivarit është marrë nga shërbimi komunal i merimangës, është sjellë me agresivitet ndaj tij, ka hyrë në automjet pa paguar dhe e ka goditur. Sh.A. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Më datë 14.02.2025, në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, në njërin nga hapsirat e ,,Postës së Maqedonisë” ka rënë zjarr. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes së Tetovës. Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.TS

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN me hapa konkretë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, veçanërisht punësimin e 300 specializantëve privatë nga grupi i parë, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët. Ky proces tashmë ka filluar në 20 institucione shëndetësore publike që kanë përfunduar sistematizimet e reja dhe janë gati për të pranuar këta profesionistë. Gjithashtu, vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në sektorin e shëndetësisë, janë të planifikuara gjithsej 1.800 vende të reja pune, përfshirë 1.180 infermierë me shkollë të mesme dhe 300 specializantë…

Lexo më Shumë

Nëse nuk do e bënim ne ndryshimin, sot BDI sërish do të ishte pushtet dhe do të kishim një opozitë shqiptare me 5, 6 apo 7 deputetë dhe shpres te shqiptarët do të ishte diçka e paimagjinueshme. Kështu tha nga Gostivari kreu i ASH-së, Arben Taravari gjatë një takimi me FRASH. Ai tha se Ali Ahmeti ka afruar dhe pastaj ka shkrirë shumë parti politike shqiptare. Shtoi se edhe disa ish bashkëpatiak e kanë cilësuar Ahmetin si njeri shumë i mençur, ndërsa të njejti tha se janë shkrirë sot në BDI. “Ne arritëm atëherë së bashku që ti bashkangjitemi bllokut…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se qeveria ka sjellë një vendim për transformimin e punëtorëve shëndetësorë që janë punësuar në të kaluarën, por kanë mbetur për vite të tëra me kontrata të përkohshme. Sipas tij, nga 1500 punëtorë, 800 janë shqiptarë dhe vendimet do të ndahen në mënyrë të barabartë: 50% shqiptarë dhe 50% maqedonas. “Në këtë periudhë do të sjellim vetëm një vendim të qeverisë për transformim të atyre që janë punësuar në shëndetësi në qeveritë e kaluara dhe kanë mbetur me kontrata pune, disa edhe për dhjetëra vjet. Janë 1500…

Lexo më Shumë