Në mbarë Maqedoninë e Veriut janë regjistruar sot temperatura minus. -3 Berovë, -2 Manastir, Kodra e Diellit, -1 Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Mavrovë, 0 Demir Kapi, Krushevë, Llazaropole, 1 Vinicë, Kavadar, 2 Ohër, Pretor, Veles, 3 Tetovë, Strumicë, 4 Shkup. Trashësia e borës ka arritur në 31 cm në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë 9 cm. Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur mendim për propozim shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, të cilin e ka dërguar Qeveria për procedim të mëtutjeshëm, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Gjatë periudhës së kaluar, ishim dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit, pasigurisë në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike. Prokurori Publik i Shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësia Rajonale në Tetovë është bërë me udhëheqës të ri. Lajmin e ka dhënë Muhamed Avzija në profilin e tij në facebook. Postimi i plotë: Të nderuar miq, shokë, familjarë e dashamirë. Nga sot filloj të mbart mbi vete një obligim të ri ndaj qytetarëve të rajonit të Tetovës. Falë besimit të dhënë nga kryetari i Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami, pranova autorizimin si udhëheqës i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim-Njësia rajonale Tetovë nga ana e drejtorit gjeneral të DMSH z.Xhevat Selami dhe nga shefi i kabinetit z.Sevgani Ibrahimi. Unë nuk jap premtime të mëdha…
MPB ka njoftuar se me datë 13.02.2025 në ora 13:40 në SPBTetovë, Z.F.(53) nga fshati Prelubishtë i Tetovës,ka raportuar se rreth orës 12:40 në lagjen Drenovec në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga personi N.J.(58) nga Tetova, i cili i ka kërkuar që t’i paguante kamatë për paratë që i ka dhënë hua dhe të cilat i janë kthyer që nga viti 2009. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, sot kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. “Në mbledhje u diskutua projektvendimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa produkteve bazë ushqimore dhe higjienike. Tregtarët dhe shpërndarësit dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre, të…
Tashmë ka filluar dhe ka përfunduar procedura disiplinore ndaj dy policëve të burgjeve nga burgu i Shutkës, të cilët i dhanë celular Vasil Jovanovit, personit që shkeli Frosina Kulakovën në Shkup, njoftoi sot në drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Pandov theksoi se pas gjetjes së telefonit tek Vasil Jovanov, policët e Policisë Intervenuese kanë shkuar në kontroll në qendrën e ndalimit, ku janë gjetur 70 telefona. “Pas tri ditësh është bërë kontrolli dhe në të njëjtin pjesë të burgut janë gjetur edhe 35 telefona të tjerë. Pas gjetjes së telefonit në Shutkë gjatë fundjavës, të hënën…
Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) sot kumtoi se fillon me zbatimin e testimit poligrafik. Testimi poligrafik do të zbatohet si hap i obligueshëm në procesin e selektimit të personave për punësim, në procedurat për kontroll të integritetit profesional të të punësuarve, gjatë kryerjes së kontrolleve të sigurisë për të cilat kompetente është Agjencia, si dhe në të gjitha rastet tjera në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Në kumtesë theksohet se obligimi ligjor për zbatimin e testimit poligrafik është parashikuar me themelimin e Agjencisë në vitin 2010, por për shkak të moszbatimit të së njëjtës në pesë vitet…
Pasi Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi veting brena partisë, koalicioni VLEN tha se ky proces nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti, pasi siç thotë, ky proces duhet të fillojë nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, të vazhdojë me familjen e tij, e pastaj të përhapet në strukturat më të ulëta partiake. VLEN thotë se, pasi i pari i BDI-së do ta pastrojë partinë nga të korruptuarit është një tallje dhe gënjeshtër për shqiptarët, pasi siç thotë, Ali Ahmeti ka pasur informacion për sjelljet korruptive të zyrtarëve të tij, por nuk ka vepruar. “Procesi i reformimit dhe pastrimit të BDI-së…
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit sot ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se nëpërmjet grave ka vendosur ta luftojë vetë qenien grua. Dauti tha se ligji për Avokatin e Popullit ja pamundëson që në krye të saj të jetë një grua. “Në ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 9 parashihet që të shkarkohet Avokati i Popullit në qoftë se me arsye është në pushim mbi gjashtë muaj për shkak të problemeve shëndetësore, ka për qëllim që asnjëherë ndonjë gruaje mos t’i shkoje ndërmend të konkuroje për këtë pozitë dhe mos jetë e zgjedhur, sepse pastaj…
Më datë 13.02.2025, në ora 23:30, në fshatin Toplicë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.I.(36) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Gjatë kontrollit në automjetin e tij ,,Ford Fiesta” me targa regjistrimi të Gostivarit, me të cilin ishte transportuar, i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Më pas, me urdhër të gjykatës, në shtëpinë ku ai jeton është kryer bastisje, gjatë të cillës janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, një peshore dixhitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera me mbetje kokaine. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj…
Deri në ditën e djeshme janë dorëzuar rreth 20-të formularë për aplikim për 20-të projekte nga tre vetëqeverisje lokale në thirrjen e dytë për ndarjen e ndihmës financiare për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore, informon ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski i cili sot së bashku me zëvendësin e tij Erxhan Selim është për vizitë në Komunën e Gazi Babës si pjesë e karvanit “Atje ku zemra është në shtëpi”. “Kjo është mirë sepse vetëqeverisjet lokale duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe të rregullojë të gjithë dokumentacionin për të aplikuar. Vetëm ditën e parë kemi pranuar rreth 20…
Deputetja nga Lëvizja Demokratike, Saranda Imeri Stafai në mënyrë ironike i është përgjigjur akuzave të BDI-së për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione. Me këtë postim deputetja ka thumbuar me opozitaren BDI, duke i bë thirrje që të organizojë një preskonferencë edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Big Brodher, shkruan PressOnline.al. – Edhe në Big Brodher 0% shqiptare të punësuar nga Maqedonia!, ka shkruar deputetja në profilin e saj në Facebook.

