Author: Hamdi Kumanova

MPB ka njoftuar se me datë 13.02.2025 në ora 10:30 në DPBGostivar, një grua 67-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 15:00 në një këmbimore në Gostivar, për shkak të keqkuptimeve familjare, është sulmuar fizikisht nga nipi i saj T.M. Po meren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Një grua është mbajtur peng sot në njërën prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për portalin rtv21 se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”. “Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin,…

Lexo më Shumë

Gjykatësi federal Amir Ali urdhëroi dje administratën e presidentit amerikan Donald Trump që të tërheq përkohësisht pezullimin tre-mujor të ndihmës ndërkombëtare. Ai përmendi dëmin e madh të shkaktuar nga ngrirja e papritur e fondeve për organizatat jofitimprurëse dhe organizatave të tjera në mbarë botën. Ky është vendimi i dytë i gjykatës që kundërshton synimin e Trumpit për shpërbërjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila operon tash e 60 vite. Administrata Trump pretendon se USAID nuk po vepron në përputhje me interesat amerikane. Vendimi për pezullim nënkuptonte që kompanitë, organizatat joqeveritare, përfshirë ato të të…

Lexo më Shumë

Pas 17 vitesh hetimesh, Policia Greke ka arritur të zbulojë një vjedhje të madhe të ndodhur në vitin 2008 në një filial banke në Kifisia, afër Athinës. Vlera e parave dhe sendeve të vjedhura nga kasaforta e bankës arrin në 4 milionë euro. Autorët e dyshuar të ngjarjes, dy shtetas të Kosovës, janë shpallur në kërkim. Ngjarja e vjedhjes ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur persona të panjohur thyen një dritare të bankës dhe hynë brenda për të vjedhur para dhe sende me vlerë. Hetimet e mëtejshme nga Drejtoria e Hetimeve Kriminale të Policisë Greke kanë çuar në…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 21:15 është djegur një shtëpi në fshatin Illovicë të Strumicës. Sipas informacioneve nga Njësia e Zjarrfikëses së Strumicës, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete zjarrfikëse dhe 10 zjarrfikës. “Zjarri është shuar kryesisht nga banorët vendas. Me të mbërritur është bërë kontroll dhe janë shuar disa pika të nxehta në të gjithë shtëpinë”, sipas informacioneve të zjarrfikësve të Strumicës. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shkaku i zjarrit do të përcaktohet.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të sapoformuar të tregtarëve me shumicë dhe pakicë kryesisht me prodhime ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan duhet të takohen me ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi në lidhje me propozim-vendimin për kufizimin e marzheve deri në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Nga Oda përmes një komunikate njoftuan se janë takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili e ka obliguar ministrin e Ekonomisë që të zhvillojë takim me ta, pas së cilës kanë paralajmëruar se do t’i publikojnë informatat për opinionin. “Sipas vendimit nga takimi, në të cilin kryeministri Hristijan Mickoski e obligoi…

Lexo më Shumë

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të analistëve politikë, Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit. Përplasja ndodhi lidhur me përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë. Spahiu ka deklaruar se Rusia dëshiron që aty ku shkel të mos kthehet mbrapa, teksa ka theksuar se në luftën me Ukrainën synon që të jetë fitore e saj. “Rusia dëshiron që aty ku u fut këmba e ushtarit rus të mos kthehet mbrapa. Është fitore e saj”, ka thënë Spahiu. Matoshi ka theksuar se Rusia ka…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve. “Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ. Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Hafizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”. Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Suharekë. Rasti ka ndodhur të enjten pasdite. “Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore”, thuhet në raportin e Policisë. Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit Vesel Bunjakut, i dyshuar për manipulim me prova në rastin e vrasjes që ndodhi më 1 shtator 2024 në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Këtë e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.B., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 10.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte kryer veprën penale dhunim seksual. Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 9 shkurt. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë